Ku ėshtė mėshehur Anjeza?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Ku ėshtė mėshehur Anjeza?

Mesazh  LiLxLaDy prej Sat Dec 15, 2007 11:40 pm

(nga Klaudeta Skėnderasi).



U duk se karriera e saj do kishte vetėm ngjite. Por dy vjetėt e fundit kėngėtarja, suksesin ndėrkombėtar tė sė cilės nuk e pėrsėriti mė njeri, u zhduk nga skena. Sepse nuk e donin?
Pse ish- etheistja nuk duket mė askund. Ja sepse...



Atė kohė kur vendosi tė linte Shqipėrinė, Anjeza Shahini sigurisht qė nuk mund ta kishte tė kthjelluar mirė nė kokė se ēfarė do ta priste pasi tė linte pas ajrin e vendit tė saj. U step paksa para se tė bėnte gati valixhet e udhėtimit pėr t’u nisur drejt Austrisė, ku e priste njė specializim dyvjeēar pėr muzikė. Por dukej se pėr momentin kjo ishte mė e mira qė mund tė bėnte. Pikėrisht nė kohėn kur ajo filloi tė sundonte skenat dhe tė sfidonte tė gjithė ata qė deri tė atė moment dukeshin tė pathyeshėm.

Fillimisht u pa si njė Elsa Lilė, qė rrėzonte kėdo qė i dilte pėrpara, si njė konkurrente e fortė pėr kėdo qė deri nė atė moment kishte pretenduar ēmimet e para tė festivaleve. Tani duhej t’ia kishin frikėn tė gjithė idesė se nėse ajo shfaqej andej pari, ēmimi i parė duhej fshirė nga mendja njėherė e pėrgjithmonė. E para nė ethet e sė premtes mbrėma, e para nė festivalin e dhjetorit, dhe... e para qė nė festivalin evropian arriti tė rendiste Shqipėrinė nė njė nga vendet e kreut. Aty po, qė preku njė sukses qė pas asaj askush nuk e ka arritur. Ende vazhdon ta mbajė atė rekord. E pritėn si mbretėreshė pas kthimit nga Turqia. Me konferenca shtypi e kronika televizive pa fund. Shumėkush asokohe ka menduar se njė yll i ri sapo kushte lindur. Menjėherė pas evropianit ishte e sigurt se tė bashkėpunoje me tė nuk ishte njė ide aspak e keqe. Tė parėt qė provuan ishin grupi “Marigona”. Njė kėngė shoqėruar nga njė videoklip qė pushtoi televizionet dhe u bė hiti i fundverės sė 2004-ės. Dhe atėherė kur pritej goditja e saj e radhės, gjithēka u ndėrpre nė mes. Anjeza Shahini la gjithēka dhe u zhduk. Nė njė kohė kur nuk kishin kaluar ende ethet e tė qenit e njohur sa hap e mbyll sytė. Nė njė moment kur emocionet e Festivalit Evropian ishin akoma tė ngrohta. Nė njė kohė kur ndoshta duhet tė mendonte pėr shfaqjen e radhės pasi kishte nė dorė njė kartė fituese, qė e kishte lakuar si shqiptaren mė tė suksesshme qė preku skenėn e evropianit, e kėtė nuk e ndjeu vetėm ajo. E thanė tė gjithė. E megjithatė, Anjeza i la tė gjitha. Paketoi gjėrat e saj dhe u nis. Nuk u shfaq mė nė asnjė skenė shqiptare, nuk u pa mė nė asnjė qoshe tė Tiranės.
Ndoshta ishte njė vendim qė erdhi natyrshėm. Pas atij suksesi, Anjeza nuk kishte mė se ē’tė arrinte nė Shqipėri. Nė njė kohė aq tė shkurtėr i kishte prekur tė gjitha. E nė mes tė gjithė asaj zulme ndryshimesh e arritjesh duket se nė vetvete ajo vajzė e vogėl ēuditėrisht kishte mbetur me kėmbė nė tokė. Pas mbarimit tė gjimnazit i duhej njė shollė. E meqė Anjeza ia doli jo vetėm tė qėndronte e kthjellėt, por edhe tė gjente mundėsi mė tė mira se Shqipėria, arriti tė kapte momentin dhe tė hartonte njė plan tė detajuar pėr mė tej. Po cili ishte plani? “Tė kėrkoja mė tė mirėn pėr veten. Nėse do tė qėndroja nė Shqipėri, maksimumi qė mund tė bėja ishte tė konkurroja nėpėr festivale, tė kėndoja nėpėr koncerte dhe pastaj tė nxirrja njė album. Tė vazhdoja edhe studimet veēse pėr kanto, sepse nė Akademinė tonė nuk tė ofrohet asnjė zhanėr tjetėr muzike, ndėrkohė qė nė Austri unė mund tė zgjidhja pop, njė muzikė mė evropiane, mė bashkėkohore sesa ajo qė mė ofrohej nė vendin tim”. Ja pra, arsyet bindėse tė renditura njė e nga njė, si rrobat e palosura nė valixhen e udhėtimit.

Njė largim qė duket se i kėnaqi shumė ata qė deri nė atė kohė kishin parė tek ajo njė rivale vėrtet tė rrezikshme. Tani qė Anjeza ishte larguar, gjithēka ishte mė e lehtė pėr tė ngritur barrierat qė do ta pengonin tė depėrtonte sėrish.
Ndėrkohė, pėr Anjezėn sapo kishte filluar njė jetė e re. Me shkeljen nė tokėn austriake, gjithēka kishte filluar nga e para, aty ku ishte ndėrprerė para se ajo tė vishte nė kėmbė kėpucėn e qelqtė tė “Etheve tė sė premtes mbrėma”. Ishte sėrish ajo vajza e panjohur, qė mund tė kalonte nė rrugė pa e njohur askush. Njė studente qė duhet tė bėnte tė njėjtat gjėra si shumė tė tjerė. Madje me ca vėshtirėsi mė shumė, sepse edhe ajo ishte ushqyer me idenė se sot pa anglisht nuk bėn dy hapa, ndėrsa italishtja i rrinte nė xhep sa pėr tė thėnė “le tė jetė, se s’i dihet”. Aty i duhej gjermanishtja. I duhej edhe tė harronte se ē’kishte qenė, e ky fakt e lėndonte jo pak. E megjithatė, ai vend i ka dhėnė mundėsinė tė jetonte e qetė. Nuk e vriste mė mendjen pėr t’u veshur bukur nė shkollė, si ē’ndodhte kėtu nė Shqipėri. Atje nuk e shigjetonin nė ēdo moment shikime nga tė katėr anėt sapo hynte nė oborrin e shkollės, pėr tė parė se si ishte veshur, si i kishte krehur flokėt. Aty ishte thjesht Anjeza, qė mund tė ngrihej nė mėsim, madje tė merrte edhe katėr, e tė ulej qetė-qetė nė bankėn e saj, pa e vrarė shumė mendjen pėr shikimet e shokėve dhe shoqeve tė klasės. Pa u shqetėsuar se nga momenti nė moment aty mund t’ia behte ndonjė kamer televizive dhe t’i kontrollonte njė mė njė tė gjitha notat nė regjistėr, siē kishte ndodhur kėtu nė Shqipėri. Herė pas here i ka munguar skena e mbushur plot, duartrokitjet vetėm pėr tė. Veēse nuk kishte rrugė tjetėr. Ndaj edhe Anjeza, deshi s’deshi i mbylli kapitujt e jetės sė saj shqiptare e ia nisi me mėsimin e gjuhės, me ndjekjen e leksioneve, me jetėn e konviktit, qė nuk ka qenė aspak e lehtė, sepse ndėrkohė e gjithė jetesa e saj pėrballohej vetėm nga tė ardhurat e familjes. Tė gjente njė punė? Kjo nuk bėnte pjesė tek lista e gjėrave qė ishin rrumbullakosur me laps tė kuq. Sepse synimi mė i parė ishte njė tjetėr: njė album. Ndaj edhe koha do tė fillonte tė grimcohej mes shkollės dhe pėrgatitjeve pėr nė pėrmbledhje kėngėsh tė reja. E kishte menduar ndryshe nga tė tjerėt kur filloi punėn me njė producent austriak. “Ka qenė njė punė vėrtet e lodhshme, pasi vetėm pėr njė kėngė mund tė punohej deri njė muaj. Ndaj mė duhej tė menaxhoja mirė kohėn time pėr t’i lėnė vend muzikės dhe shkollės nė tė njėjtėn kohė”. Po argėtimi? Tė mos pėrfitonte pak kėnaqėsi nė njė vend ku ishte e lirė tė bėnte ē’tė donte, pa ato shikimet kureshtare qė i ngjiteshin pas ēdo nė lėvizjeje? Mbetej shumė pak pėr kėtė. Ndonjė tė premte dhe e shtunė tek-tuk... Sepse veē tė tjerave, nuk mund tė linte pas dore edhe diēka tjetėr qė e kishte menduar mirė para se tė nisej: tė mos zhdukej tėrėsisht nga skena shqiptare. Kjo do tė ishte vėrtet lėvizja mė e gabuar qė mund tė bėhej. Ndaj edhe 2006 do ta ngjiste sėrish nė skenėn e festivalit tė dhjetorit. Me njė ndryshim veēse. Tani vinte si njė kėngėtare me lidhjet e saj profesionale jashtė Shqipėrisė. Bashkėpunėtorė tė huaj qė do ta nxisnin mė tej suksesin e saj. Duket se Anjeza po e tepronte. Njė nxėnėse shkolle qė po rrėmbente trofetė e tė tjerėve? Njė vajzė e vogėl qė krahasohej me Vaēe Zelėn? Kjo duhej tė merrte fund njėherė e mirė. Si? Duke mos i lėnė asnjė sekondė kohė. Sapo Anjeza u ngjit nė skenė pėr tė kėnduar, fonisė do tė shtoheshin edhe ca zėra tė ēuditshėm, ca zhurma mbytėse qė nuk do tė lejonin as qė kėnga tė dėgjohej nė sallė. Pėr ēmim? Kėsaj radhe duhet ta harronte. Juria e TVSH-sė nuk do ta kualifikonte as nė natėn finale. Ajo kishte pasur tė drejtė. Kishte bėrė gjėnė e duhur qė ishte larguar nga Shqipėria. Nuk e provoi mė konkurrimin. Edhe nė festivalin e sivjetshėm do tė shfaqej me njė kėngė pėrshėndetėse e pastaj do tė kthehej sėrish andej nga kishte ardhur...

Nė kėto ditė tė nxehta pak e dinė qė Anjeza ndodhet kėtu. Janė shumė tė paktė ata qė kanė mėsuar pėr kthimin e saj tė pėrhershėm. Sepse ajo vazhdon tė mos shfaqet e tė preferojė paskuintėn. Kėsaj radhe i duhet tė studiojė mirė terrenin. Tė bėjė gjithēka nė heshtje. Ka kontaktuar me producentė, ka nėnshkruar kontrata pėr spektakle tė reja, ka bėrė plane pėr tė nxjerrė nė treg me bujė albumin e saj tė parė tė prodhuar nė Austri, dhe sė shpejti tė shfaqet pėrfundimisht nė sezonet e reja artistike, nė formatet e fundit televizive dhe ta lidhė fillin aty ku e kėputi para dy vjetėsh. Ndoshta pėr tė goditur sėrish fort. Sikur tė mos u ishte shkėputur pėr asnjė moment aktiviteteve nė Shqipėri. E nė fakt ajo ka vetėm pak ditė qė ėshtė kthyer.
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi