Tregime tė vjetėra shqiptare.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Tregime tė vjetėra shqiptare.

Mesazh  LiLxLaDy prej Thu Apr 10, 2008 8:18 pm

Siē e dim tė gjithė kemi shumė tregime tė vjetėra qė janė treguar nga gjyshėrit tanė, tė dashur dhe shumė mendjeprehtė.
Unė rastėsishtė kam kėnaqėsin qė kam gjetur disa nga ato tregime, dhe dua ti postoj kėtu pėr tė gjithė ata qė janė tė interesuar edhe ti lexojnė.
Andaj i ftoj tė gjithė ata qė njohin tregime tė tilla edhe tė na i postojnė te kjo temė.

Mendja dhe urtėsia.

Na ishte njėherė njė prijės i ri, qė njihej jo vetėm pėr trimėrinė por kryesisht pėr karakterin e harbuar e tekanjoz. Njėherė thirri plakun e fshatit tė rripte njė gurė, pastaj tė pėrgadiste njė drekė pėr tė ftuarit e tij.
Plaku,i zėnė ngushtė u kthye nė shtėpi i vrerosur dhe i tregoi vajzės sė tij tė vetme pėr urdhėrin e ēuditshėm tė prijsit. Vajza ishte e re,shumė e bukur por edhe shumė mendjeprehtė.
Ajo e qetėsoi tė atin dhe i premtoi se do ta ndihmonte.Dhe me tė vėrtetė, nė mėngjez shkoi te babai i saj me njė habxhar nė dorė dhe i tha:”Jepja kėtė thikė prijėsit dhe i thuaj ta therė nė fillim gurin e pastaj ti mund ta rrjepėsh e t’i marrėsh lėkurėn”.
Plaku veproi tamam ashtu siē e mėsoi e bija.Prijėsi u zemrua dhe i tha:
- Ku ke ndėgjuar or plak,qė tė theret guri?...Mos kėrkon tė tallesh me mua?
Plaku u pėrkul tėrė nderim dhe iu pėrgjigj:
- Nuk guxoj tė tė kundėrshtoj, o prijės, po ku ėshtė ndėgjuar tė rrjepėsh lėkurė nga njė gur?!
Prijėsit i pėlqeu pėrgjigja dhe duke marrė vesh se fjalėt e plakut dilnin nga mendja e sė bijės, u martua me tė.
Vėshtirė e pati prijėsi me gruan e tij tė re.Ajo doli mė e zgjuar nga i shoqi dhe kjo cenoi keq sedrėn e sėmurė tė prijėsit,aq sa vendosi tė ndahet prej saj,megjithėse e donte si mė parė.
- Unė po shkoi pėr gjueti,por ki mendjen:po qe se ti para kthimit tim do tė zgjidhėsh qoftė edhe njė ēėshtje,me mua nuk ke punė mė,do tė ndahemi njėherė e mirė.
Kaloi njė ditė,dy apo mė tepėr dhe te fqinjėt erdhi njė mik.Natėn pela e mikut polli njė mėz.Nė mėngjez miku,kur mori vesh lajmin u gėzua shumė, por tė zotėt e shtėpisė filluan tė ngulnin kėmbė se mėzin e polli qerrja ku ishte lidhur pela.
Filluan tė grindėshin dhe pėr tė sheshuar problemin vendosėn tė ftojnė gruan e prijėsit.Dhe kjo erdhi por me mjaft vonesė.Ajo kėrkoi ndjesė pėr vonesėn duke u shfajėsuar se rrugės,duke ardhur,pa pėrroin qė kishte marrė zjarr dhe e shojti duke i hedhur fletė tė thata.
Tė gjithė u habitėn.Edhe miku edhe tė zotėt e shtėpisė.:
- Zjarrin e shuajnė me ujė e jo me fletė tė thata,e pastaj,ku ėshtė dėgjuar qė tė digjet uji?!- thanė ata.
Grueja e prijėsit qeshi nėn buzė dhe u pėrgjigj:
- Po qe se e keni tė qartė se kjo nuk ndodhė,si nuk mund tė kuptoni se qerrja s’mund tė pjellė mėza?
Nė kėtė mėnyrė u zgjidh edhe grindja nė dobi tė mikut.
Kur u kthye nga gjyetia,prijėsi mori vesh qė grueja e tij kishte shkelur porosinė ēfarė
qė i kishte dhėnė,ai u gėzua dhe i propozoi gruas tė marrė me vete gjithēka dhe ēfardo qė do e tė largohet nga shtėpia e tij e tė shkojė te njerėzit e saj,apo ku tė dėshirojė.
- Mirė, unė pranoj, por para se tė largohem dėshiroj tė hamė sė bashku darkėn e fundit tė lamtumirės.
I lutej ajo dhe,pasi mori pėlqimin e tė shoqit,shtrėoi sofrėn.
Gjatė darkės ajo e dehu tė shoqin,pastaj,me kujdes,qė tė mos zgjonte,e ngarkoi nė qerre dhe sėbashku me tė u nis pėr te prindėrit e saj.
Rrugės prijėsi u zgjua dhe i habitur qeshi:
- Ku po mė qon kėshtu?
E shoqja, si gjithnjė,u pėrgjigj qetė:
- Si ku? A mė urdhėrove tė largohem nga shtėpia jote dhe mė lejove tė marr me vete gjithēka mė nevojitet dhe ēfarėdo qė dua? E pra,unė ty tė dua mė tepėr dhe asgjė tjetėr.Prandaj dhe tė mora vetėm ty pėr te prindėrit e mi.
Prijėsi i habitur me mendjen e mprehtė tė gruas u kthye nė shtėpi dhe jetoi i lumtur me gruan e tij.
Populli nuk thotė kot,..." O Zot, na ruaj mendjėn ".

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Si e zgjati ēifligari ditėn e punės.

Mesazh  LiLxLaDy prej Thu Apr 10, 2008 8:19 pm

SI E ZGJATI ĒIFLIGARI DITĖN E PUNĖS

Njė ēifligar vendosi tė kontrollonte se si punonin argatėt e ēiflikut tė tij.Nė tė vėrtetė ata punonin shumė. E fillonin punėn qė me natė e linin kur errej fare.Por ēifligarit i dukej se ata punonin pak,se dita qe shumė e shkurtėr.
Njė herė u thotė argatėve:
- Me sa shoh unė ju nuk punoni keq.Fajin e ka dita qė ėshtė e shkurtėr.Mos ndodhet kush midis jush qė mund ta bėjė ditėn mė tė gjatė?
- E bėj unė zotėri, - thotė njė argat i hollė e i gjatė.Unė mund tė sajoj njė makinė qė tė zgjatė ditėn sa tė dojė Zotėria juaj.Veēse kėtė makinė duhet ta vė nė veprim vetėm i zoti i punės,vetė ēifligari.
- Mirė.Fillo nga puna qė tani,pėr pėrgaditjen e makinės tėnde.
- Dhe argati filloi nga puna, preu disa nga drurė, i gdhendi e i bėri tė drejtė,preu disa trungje dhe prej tyre pėrgaditi disa rrota tė cilave u bėri ca dhėmbė dhe kėto rrota i futi nė ca boshte.Pėrgaditi pra,ca ingranazhe tė madhėsive tė ndryshme.Sė fundi pėrgaditi njė dorėz tė madhe.I montoi tė gjitha kėto dhe makina u bė gati pėr punė.
- Tani – i tha argati ēifligarit,- rrotulloje dorėzen dhe dita do tė zgjatet aq sa makina tė jetė nė punė d.m.th. sa tė duash zotrote,veēse nuk duhet ta ndalosh rrotullimin e rrotave tė makinės.
Dhe e vuri vetė nė veprim makinėn qė t’i tregonte zotėrisė sesi punonte makina.Filloi ēifligari tė rrotullonte dorėzen qė rrotullonte edhe rrotat.Puna ishte e thjeshtė por e vėshtirė dhe e lodhshme.Kaloi njė orė. Ēifligarit filluan t’i bien ndjersėt.Hoqi xhaketėn.Filluan t’i digjnin duart, por nuk e ndėrpreu punėn sepse shkurtohej dita.Kėshtu ai punoi deri nė mbrėmje,derisa u err.Dita iu duk shumė e gjatė.
-E sheh zotėri,se dita u zgjat ashtu siē tė premtova?
- Kjo ėshtė e vėrtetė,dita u zgjat bile u zgjat si shumė,- tha ēifligari,- veēse nuk ka mundėsi qė kėtė dreq doreze ta vėrtitė dikush tjetėr?
Mundėsi ka, veēse dita nuk do tė zgjatte aq sa do zotrote.
- E po mirė, - tha ēifligari. – Le tė zgjatet sa tė zgjatet,fundja tė qėndrojė edhe ashtu siē
qe…
Dita zgjati aq sa e kishte bėrė Zoti,dhe ēifligari nuk u lodh mė.

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Turku rrėmbeu njė arbėre.

Mesazh  LiLxLaDy prej Thu Apr 10, 2008 8:20 pm

Turku rrėmbeu njė arbėre.

Nė kohėrat e luftrave tė gjata midis turkut dhe arbėrit,ndodhte herė-herė tė kish edhe ēaste qetėsie.
Armiku i thyer huqej tutje, kllaposej ndėr kėshtjella. Arbėrit merrnin pak frymė,kapnin parmendėn pėr tė punuar tokėn,ēekanė e mistrinė pėr tė ndrequr ato qė kishte prishue lufta,dilnin pėr gjah maleve,punonin e vigjilonin,gjuanin e ruanin,sepse kėto s'ishin ēaste paēėje tė vėrtetė.
Pėrtej kufijve dhe mbrenda fortesave turku mbante njė ushtri tė posaēme kalorėse qė e hidhte papritur nė Arbėri pėr tė vrarė e djegur,pėr tė prishur e shkatrruar,pėr t'i thyer qėndresėn arbėrit.
Kjo ishte ushtrija e akėnxhijve(akėnxhi-kalorės turk) e atyre kalorėsve tė hurit e tė litarit mė gjakatarė se sa ujqit e maleve.Ndėgjoni ē'thotė njė kėngė e hidhur arbėreshe e thurur pėr njė ngjarje po aq tė hidhur,por tė rėndomtė,tė ndodhur asaj kohe nė tokėn e Arbėrisė...
Burri s'ishte nė shtėpi.E shoqja e re, kish mbetur vetėm,punonte, gatuante, priste tė kthehej i shoqi.Papritur erdhi njė ushtar turk kaluar dhe u pėrpoq ta rrėmbejė e ta shpjerė nė vendin e tij.Mirėpo arbėresha shpėtoi dhe mori malet.
Turkut i hypėn djajtė nė kokė,e ndoqi mal mė mal-ai kaluar,ajo mė kėmbė;e arriu te mali i tretė.Gruaja ish kapitur,kish rėnė pėr dhe.Turku i zbriti kalit,e hoqi gruan zvarrė,e lidhi pas bishtit tė kalit;pastaj i hypi prapė kalit, e ngau me vrap fort e mė fortė.
Grykat e pėrrenjtė gjėmuan nga klithmat e nuses tė zvarritur ferrave gjembave, gurėve e gėrxheve...Atje,tej pėrrenjve, kishin zėnė pritė e prisnin kaprollin katėr gjahtarė arbėr:Kostė Mortali e Ndre Turieka, Jan Franshini e Nik Peta.
Ata ndėgjuan tė thirrurat dhe e panė turkun qė po vinte kaluar duke hequr zvarrė njė grua tė lidhur pas bishtit tė kalit.
Tė katėr u hodhėn e bėnė pėrpara,Shtiu i pari Kostė Mortali e nuk e zuri dot,Shtiu i dyti Ndre Turiekka;prap nuk e zuri.Shtiu i treti Jan Frashini dhe me qė u ngut,i shkoi kot shigjeta.
Atėherė turkut qė kish lėshuar kalin me vrap,doli e i preu udhėn vetė trimi Nik Peta:ja shkrehu shigjetėn drejtė nė zemėr.Turku ra poshtė pėrmbys,pa frymė.
Nik Peta u lėshua e zuri kalin,e mbajti pėr frerėsh dhe ju afrua gruas sė pėrgjakur.Kur e vėrejti mirė ,e njohu se ajo ishte e shoqja e vdekur...Qė atėherė Nik Petės ju shtua edhe mė shumė urrejtja kundėr armikut qė shkelte truallin e Arbėrit dhe nėnte kaq mynxyra.Ai luftoi me trimėri tė madhe nė shumė luftra dhe preu shumė koka armiqsh,gjersa u vra si trim,bashkė me Pal Golemin;nė njė luftė kundėr Ballaban Pashė Bardherit,trthtarit tė fisit arbėr.

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Tregime tė vjetėra shqiptare.

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi