Kalatė dhe Fortesat nė Shqipėri.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Kalatė dhe Fortesat nė Shqipėri.

Mesazh  LiLxLaDy prej Tue Jul 08, 2008 2:56 pm

Shqipėria ėshtė vend qė gjenden njė varg kėshtjellash tė cilat datojnė qė prej periudhave antike e deri nė mesjete.
E veēanta ėshtė se disa prej tyre vazhojnė tė banohen edhe nė ditet tona.(mė e rėndesishmja ėshtė nė Beratė).
1. Kalaja e Krujės
2. Kalaja e Beratit
3. Kalaja e Elbasanit
4. Kalaja e Pogradecit
5. Kalaja e Badhrės
6. Kalaja e Borshit
7. Kalaja e Gjirokastrės
8. Kalaja e Peqinit
9. Kalaja e Shkodrės
10. Kalaja e Tepelenės
11. Kalaja e Skelės
12. Kalaja e Petrelės
13. Kalaja e Prezės
14. Kalaja e Tiranės
15. Kalaja e Tujanit
16. Kalaja e Lėkurėsit

Kalaja e Krujės
Ėshtė objekti kryesor turistik i qytetit tė Krujės. Kėshtjella ėshtė ngritur gjatė shekujve tė V-VI. Ajo ka trajtė eliptike me njė perimetėr prej 804 metrash . Muret rrethuese janė tė pėrforcuara nga 9 kulla. Nė pjesėn mė tė lartė nė veri –lindje ngrihet kulla e Sahatit, e cila shėrbente pėr vrojtim dhe sinjalizim me kalanė e Petrelės dhe Durrėsin.
Muzeu ndodhet nė hyrjen kryesore tė kėshtjellės . Muzeu ėshtė pėruruar nė vitin 1982. Krahas stendave tė cilat shpjegojnė veprimtarinė e Skėnderbeut nė museum mdodhen edhe bibloteka, dokumente dhe botime qė lidhen me figuren e Skėnderbeut. Muzeu ka karakterin e njė memoriali dhe ka elemente tė tilla si harqe guri , piktura nė xham etj.
Brenda mureve tė kalasė gjenden disa shtėpi dhe Teqeja e Dollmasė. Nė perėndim tė kėshtjelles ruhet edhe hamami i shek XV.

Kalaja e Beratit
Kalaja e Beratit e ngritur nė njė kodėr 187 metra tė lartė, nė tė majtė tė grykės sė lumit Osum. Fillimisht, njė vendbanim protourban, nė shekullin e VII-V p.e.s, si njė pikė strategjike e rėndesishme, ajo u shndėrrua nė qytet kėshtjellė me mure qė arrinin nė gjatėsi deri nė 1.400 metra dhe me njė sipėrfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej kėtij viti kalaja e Beratit ka qenėe objekt i sulmeve tė ndryshme dhe si rezultat pėrmendet nė dokumenta historike tė kohės me njė sėrė emrash. Me emrin e lashte Antipatrea pėrmendet nė vitin 216 p.e.s.. Nga romakėt u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).


Kalaja e Elbasanit
Eshtė njė kala fushore nė qytetin e Elbasanit. Ajo pėrmendet pėr herė tė parė nga Kristobuli , historian i Mehmetit tė II. Nė shekullin e XVIII, qyteti u vizitua nga kronikanti ottoman Evlia Celepiu, i cili bėri pėrshkrimin e kalase. Objekt studimi i plotė kalaja u bė nga arkeologėt austriakė Prashniker dhe Shober, tė cilėt e vizituan gjatė Luftės sė Parė Botėrore.

Ata konstatuan se poshtė mureve mesjetare kishte fortifikime tė periudhės antike. Kalaja ka formė katėr kėndore me pėrmasa 308 x 48 metra.Nga 26 kulla qė ka patur, sot ruhen vetėm 8 prej tyre. Nė periudhėn e vonė antike qyteti benda kalasė me emrin Skampini nisi jeten e vet si qender banimi pranė rrugės “Egnatia” .Rindėrtimi i kalasė u bė nga turqit pėr qėllime strategjike. Sot muret brenda kalasė janė tė banuara. Aty gjenden edhe objekte tė rėndėsishme kulti si tė besimit mysliman ashtu edhe tė atij kristian.

Kalaja e Pogradecit
Kalaja e Pogradecit ėshtė e vendosur nė majėn e kodrės, nė pjesėn perėndimore tė qytetit tė Pogradecit, me lartėsi 205 m mbi nivelin e liqenit tė Ohrit. Ka filluar tė banohej qė nė shek. V para Krishtit, ndėrsa nė shek. IV para Krishtit u pajis me mure mbrojtėse. Ka pasur njė vjetėrsi banimi prej 1400 vjetėsh, duke qenė njė kala iliro - shqiptare e hershme.


Kalaja e Badhrės
Kalaja e Badhrės ndodhet nė Jug-Perėndim tė fshatit Borsh dhe shtate kilometra nga Fterra
Kalaja ka formėn e njė elipsi tė ērregullt. Kalaja e Badhrės si nga teknika e ndėrtimit tė mureve, 2 m lartėsi (me gurė tė papunuar) me pėrmasa mesatare e tė vogla dhe pa lidhje llaēi, ashtu edhe nga materiali arkeologjik, paraqet njė nga fazat mė tė hershme tė ngritjes sė vendbanimeve tė fortifikuara tė epokės sė bronzit tė vonė, 1500-1200 vjet para Krishtit. Linja e murit ėshtė gjarpėruese, e parregullt, e pasigurt, duke iu pėrshtatur terrenit, mbrohet nga ana jugore nga rrėzime shkėmbore, si njė ndėrtim i bėrė pjesė-pjesė. Sipėrfaqja brenda mureve ėshtė pjesėrisht shkėmbore dhe nuk ka gjurmė banimi. Fortifikimi nuk ėshtė llogaritur pėr njė kohė tė gjatė, por vetėm pėr qėndresa kundėr grabitėsve. Kėto tė dhėna na japin fizionominė e njė vendbanimi fisnor, ku bashkėsia patriarkale ėshtė vendosur nė njė territor tė pėrshtatshėm pėr blegtorinė. Jashtė mureve tė kalasė (nė anėn Veriore e Perėndimore) ruhen rrėnojat e 15 banesave, tė cilat kanė rėndėsi sepse janė banesat e para tė epokės sė bronzit nė Shqipėri. Ato hedhin dritė mbi organizimin fisnor patriarkal tė shoqėrisė ilire tė asaj kohe. Kalaja e Badhrės ėshtė e njė periudhe me kalatė e tjera ilire tė zbuluara ne bregdetin e Jonit, si: nė Koros, Qeparo, Kalivo. Me Badhrėn kemi modelin mė tė hershėm tė lindjes sė fortifikimit. Ajo pėrfaqėson etapa tė ndryshme nė realizimin e lidhjes midis hapėsirės sė fortifikuar dhe asaj tė banuar. Kalaja e Badhrės ėshtė dominuese e tė gjithė bregdetit Lukovė, Borsh, Piqeras. Brenda fortifikimit janė zbuluar banesa nė formėn rrethore. Venbanimi datohet nė bronzin e mesėm e tė vonė.


Kalaja e Borshit
I pėrket shek IV B.C. dhe ėshtė rindėrtuar nė mesjete. Ajo ka njė sipėrfaqe prej 5 hektaresh dhe ka njė bazament prej blloqe gurėsh. Pas periudhės antike ėshtė pėrmendur pėr herė tė parė nė vitin 1258 me emrin Arkontea e Sopotit. Po nė kėtė vit kalaja i jepet si prikė bijės sė Despotit tė Epirit , Helenės.
Nė vitin 1417 u pushtua nga turqit, ndėrsa nė vitin 1441 u pushtua nga princi arbėr Kostandin Muzaka. Turiqit e rimorėn pėrsėri nė 1848 . Kalaja njohu edhe pushtimin nga ana e Ali Pashait. Ajo ndodhet nė majė tė njė kodre dhe ėshtė e dėmtuar.

Kalaja e Gjirokastrės
Kalaja e Gjirokastrės si histori e lidhur me qytetin e Gjirokastrės, pėrmendet pėr herė tė parė si qytet dhe kėshtjellė nė vitin 1336. Nė kėto vite, ajo ishte qendra e feudalėve shqiptarė Zenevisė. Mė vonė, gjatė sundimit tė Gjin Bue Shpatės, ajo u pėrfshi nė Despotatin e Epirit. E megjithatė historianė tė ndryshėm mendojnė se ekzistenca e kalasė sė gurtė ėshtė mė e hershme. Sipas tyre, kalaja ka pas dy faza ndėrtimi, tė cilat lidhen me periudhėn para dhe pas Pashallėkut tė Janinės dhe fortesave tė Ali Pashė Tepelenės. Nga Kalaja mesjetare, ajo e para pushtimit tė Ali Pashės, ruhen vetėm pak gjurmė pasi muret janė veshur deri nė lartėsi nga ndėrtimet e reja. Ndėrsa, kullat pjesėrisht janė rrėnuar dhe ripėrshtatur.
Sipas kronikanit turk, Ēelebiu, i cili vizitoi qytetin mė 1672: “ Kalaja ishte ndėrtuar nė kohė tė moēme. Krejt prej guri tė gdhendur. Nė mes tė kalasė ndodhej njė rrugė e gjerė me drejtim lindje-perėndim, nė tė dy anėt e sė cilės ndodheshin 200 shtėpi. Ajo kishte dy porta hekuri me nga tri palė dyer dhe njė hendek 100 hapa tė gjatė dhe 200 hapa tė gjerė midis namasgjahut dhe fortesės. Ndėrsa tė tri anėt e tjera nuk kishin nevojė pėr hendek pasi janė pėrrenj natyrorė”. Nė vitin 1417, Kalaja u pushtua nga turqit pas njė rrethimi tė gjatė.
Me kalimin e viteve, ajo filloi tė luajė gradualisht rolin e njė kėshtjelle pėr qėndrimin e sunduesit dhe garnizonit tė qytetit. Nė vitin 1812, Kalaja e Gjirokastrės u pushtua nga Ali Pashė Tepelena, i cili filloi rindėrtimin e saj. Rindėrtimi i kalasė, i njė saraji dhe i disa godinave anekse, u bė me njė ngutėsi aq tė madhe sa tė gjitha punimet u kryen brenda njė viti e gjysmė. Kalaja pėrmbante pėrveē barakave pėr vendosjen e njė garnizoni prej 5 mijė ushtarėsh, magazina tė shumta nėntokėsore qė ishin llogaritur mirė pėr sigurimin e municioneve dhe ushqimeve tė nevojshme. Kronikat e kohės pėrmendin se vetėm pėr ndėrtimin e vendqėndrimit tė Ali Pashės, njė kullė pranė kėndit juglindor, punuan 1500 vetė. Me rėnien e Pashallėkut tė Janinės, Kalaja do tė humbiste shkėlqimin e saj. Nė vitet e luftės sė Parė dhe tė Dytė Botėrore, ajo do tė shėrbente si vendstrehim pėr banorėt e qytetit pėr tu mbrojtur nga bombardimet e ajrore.

Kalaja e Peqinit
Themelet e kalasė sė Peqinit mendohet se i pėrkasin periudhės romake, nė kohėn e ndėrtimit tė rrugės "Egnatia" dhe mė pas ėshtė rikonstruktuar edhe gjatė pushtimit turk. Muret e kalasė, qė mban edhe emrin e vendbanimit ilir tė Klaudianės kanė patur njė lartėsi prej rreth 12 metrash. Kalaja e "Klaudianės" ėshtė zgjeruar nė shekullin e XIV-tė nga turqit, tė cilėt ia dhanė mė pas spahiut tė kazasė, i cili ndėrtoi njė saraj dykatėsh dhe njė harem. Demir Pasha ka qenė i fundit qė ka jetuar nė kalanė e Peqinit.Kėtė fortesė e pėrmend nė shėnimet e tij edhe kronikani i shekullit tė XVII-tė, Ēelebiu, i cili thotė: "...muret e kėsaj kėshtjelle shkojnė rreth 12 metra tė lartė. Brenda rri dizdari dhe ka 70 ushtarė. Ka 5 topa nė kėtė kėshtjellė dhe 10 shtėpi tė vogla tė mbuluara me tjegulla. Ka gjithashtu njė xhami tė vogėl pa minare. Nė tė majtė tė kėshtjellės ngjitur me njė mur ka njė namazgja..." Kalaja ka qenė e pajisur me llagėme (tunele) tė nėndheshme qė shėrbenin si dalje disa kilometra larg qytetit, nė kohė tė vėshtira. Po ashtu, nė muret e kalasė janė gjetur tuba prej balte, qė sipas arkeologėve do tė thotė se nė kohė lufte furnizimi me ujė ėshtė bėrė nga jashtė.

Kalaja e Shkodrės
Kalaja e Shkodrės ėshtė e ngritur mbi njė kodėr shkėmbore nė perėndim tė qytetit tė Shkodrės. Mbi faqet e pjerrėta tė kodrės ngrihen muret rrethuese tė cilat zenė njė sipėrfaqe rreth 9 ha. Nė periudhėn e lashtė muret ishin tė stilit poligonal, gjurmė tė tė cilave ruhen edhe sot. Si qendėr e fortifikuar ilire pėrmendet pėr herė tė parė gjatė sundimit tė mbretit Gent dhe historiani Tit Livi e quan "vendi mė i fortė i labeatėve". Kėshtjella del me emrin Rozafa nė periudhėn e mesjetės, gjatė sė cilės u pushtua herė nga sllavėt dhe herė nga bizantinėt. Brenda mureve tė saj ruhen njė sėrė mjedisesh si garnizone, depo, njė ndėrtesė administrative etj.

Kalaja e Tepelenės
Kalaja e Ali Pashė Tepelenės ndodhet nė veri tė qytetit nė njė pozicion gjeografik qė ndihmonte nėe mbrojtejen e kalasė. Nga burimet historike, kalaja ėshtė vizonuar nga vetė Pashai i cili ka inspektuar etapat e ndėrtimit tė kėsaj perle tė rajonit. Kalaja aktuale u rindėrtua prej tij mė 1819 me njė sipėrfaqe 4-5 ha me tre hyrje dhe 3 kulla. Deri mė 1820 ka qėnė rezidenca e dytė e Ali Pashė Tepelenės.


Kalaja e Skelės
Nė vitin 1531 Sulltan Sulejmani ndėrtoi Kalanė e Skelės e cila gjendej nė afėrsi tė Skelės sė sotme, dhe deri nė vitet e fundit ishte 4 km larg periferisė sė qytetit. Kronikani turk Evliha Ēelebi shkruan se largėsia midis dy kullave skajore ka qenė 90 m. Rrjedhimisht, sipėrfaqja e kalasė ka qenė rreth 3.5 ha. Sipas peizazhit qė pėrshkruan Ēelebiu kur thotė se “ky qytet (Vlora) nuk ka asnjė kontakt me kalanė”, kuptojmė se kjo shkėputje nuk ndodhi nė shekujt qė pasuan ndėrtimin e kalasė, por lindi qė nė fillim. Qenia e kalasė nė njė largėsi tė madhe nga qyteti tregon se Vlora, si qytet i hapur nuk lindi prej rritjes sė popullsisė sė kalasė dhe as kalaja nuk u ndėrtua pėr mbrojtjen e Vlorės, strukturė kjo mjaft specifike qė nuk e hasim nė ndonjė qytet tjetėr tė vendit tonė. Pėr numrin e kateve dhe kupolėn e saj, na vė nė dijeni Ēelebiu, i cili shkruan se kulla ishte 7- katėshe dhe mbulohej me kupolė plumbi, mbi tė cilėn lartėsohej njė shtizė e gjatė, me sa duket shtiza e flamurit, tė cilėn e shohim dhe nė njė nga gravurat. Prej tė dhėnave del se brenda kullės gjendeshin magazinat dhe banesa e komandantit tė kalasė. Ruajtja nė tė e municioneve kėrkonte mure tė fuqishėm qė tė mos shpoheshin prej predhave. Sė fundi, nė tė dėshmohet prania e topave nė pjesėn e sipėrme tė kullės. Mbrojtja e kalasė kryhej edhe prej kryekullės. Kronikani turk qė e kishte parė kėtė vepėr arkitekturore mė shumė se njė shekull pas ndėrtimit shkruan: “ata qė s’kanė parė fortesėn e Vlorės nuk kanė dijeni mbi mjeshtėrinė e osmanėve”.


Kalaja e Petrelės
Kalaja e Petrelės nga zbulimet e bėra, ėshtė kala mesjetare e ndėrtuar nė kohėn e sundimit tė Perandorit Bizantin Justianit tė I, nė shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe njė prej kalave tė ngritura prej tij nė sistemin mbrojtės sė Perandorisė.
Ėshtė kala e ngritur mbi njė terren me shpate mjaft tė pjerrėta, madje nga ana jugore dhe juglindore tė thepisura, tė cilat e kanė bėrė kalanė shumė tė mbrojtur. Ajo u ngrit nė momentin kur Kalaja e Vilės, kala antike, e cila ndodhet pėrballė Kalasė sė Petrelės, e humbi rėndėsinė e saj. Ajo u ngrit kryesisht pėr qėllime ushtarake. Kalaja e Petrelės kontrollonte rrugėn Egnatia, dega Durrės-Tiranė-Elbasan, e cila pėr kohėn kishte rėndėsi tė veēantė. Nė fillim tė shek. XIV-tė ishte nėn sundimin e Topiajve, nė atė kohė zotėrues midis Matit e Shkumbinit, nė njė faqe tė murit ruhet dhe emblema e parė e Topiajve


Kalaja e Prezės
Barleti pėrmend Prezėn si qyteza e Parthinėve. Fakti qė e pėrmend Barleti tregon se Kalaja e Prezės duhet tė jetė ndėrtuar para rrethimeve tė Krujės dhe ndėrtimi i saj duhet tė jetė nė fillim tė shek. XV nga Topiasit tė cilėt ishin zotėruesit e kėsaj zone. Me sa kuptohet, braktiset nė kohėn e Gjon Kastriotit dhe vetė i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bėnė disa riparime, ndėrmjet tė tjerave u ndėrtua edhe njė xhami.


Kalaja e Tiranės
Kalaja e Tiranės ishte njė stacion rrugor i vijės Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo pėrbėnte qendrėn e njė vendbanimi, tė emėrtuar me njė variacion emrash qė nė shekujt e parė tė erės sonė. Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur nė tė ishte vendosur kancelaria e sundimtarit tė saj Karli I Anzhu, dhe nė formėn e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk ėshtė saktėsuar plotėsisht. Por kalaja, dėshmia mė e lashtė e kėtij qyteti, ndodhet pikėrisht nė vendin ku derdheshin e kryqėzoheshin rrugėt e vjetra e tė reja qė e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipėrinė – veriun me jugun, lindjen me perėndimin.


Kalaja e Tujanit
Kalaja e Tujanit, njė fortifikatė e gurtė me formė katėrkėndėshe, ku gjurmėt e jetės hasen qė nga periudha e parė e hekurit. E rindėrtuar nė shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrėse e koridorit Dibėr-Tiranė-Durrės


Kalaja e Lėkurėsit
Kalaja e Lėkurėsit ėshtė ndėrtim i shekullit tė XVI. Mendohet nga historianėt tė jetė ndėrtuar rreth viteve 1537, nė kohėn kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmėri kontrolli i Skelės sė Sarandės dhe rrugės qė kalon Sarandė-Butrint. Kalaja ndodhet midis rrėnojave tė fshatit Lėkurės mbi majėn e njė kodre tė lartė qė ngrihet sipėr qytetit tė Sarandės. Ka njė pozicion tė vecantė strategjik nga ku mund tė shikoni gjithė qytetin e Sarandės dhe rrugėn qė shkon nė Butrint, gjithashtu mund tė shijoni dhe njė panoramė tė ishujve tė Ksamilit. Ka formė katrore me dy kulla tė rrumbullakėta tė vendosura nė VP dhe JL. Kati i parė ka shėrbyer si depo. Kuptohet nga pozicioni i vendosjes qė qėllimi kryesor i ndėrtimit tė kalasė ishte vrojtimi i detit. Lartėsia e mureve arrin 6.70-7m trashėsia e tyre deri nė 2 m. Sot nė lėkurės funksionon njė bar-restorant me arkitekturė tė hershme dhe tepėr bashkėkohore, ofron njė shėrbim ideal. Eshtė kthyer nė njė nga pikat mė tė bukura turistike dhe nga mė tė frekuentuarat pėr cdo turist qė viziton Sarandėn.

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "

LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve: 320
Location: Nė shpirtin e F.....
Registration date: 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi