Pėrralla.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Pėrralla.

Mesazh  LiLxLaDy prej Sat Jul 12, 2008 11:35 pm

Tani kur mė shkoj mendja tė hapi kėtė temė edhe pėr pak kohė mė mbėshtolli pėlhura e nostalgjis pėr gjyshin tim tė ndjerė Embarassed
Ishte njė burrė plak i cili kishte prirje pėr tė treguar pėrralla dhe tregime tė vjetėra shqiptare.

Pra ti hedhim tė gjitha pėrrallat tė cilat, edhe na kujtohen nga fėmijėria jonė dhe nga librat nė tė cilat i kemi lexuar Exclamation

Po filloj unė e para me disa pėrralla.
Ju dėshiroj lexim tė kėndshėm Exclamation

PLAKU DHE PLAKA.


Na ishte njė herė njė plak i varfer, por shumė i varfėr ama. Ai jetonte nė breg
tė lumit bashkė me plakėn e tij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin tė dy nė
skamje dhe nė mjerim te plotė. Plaku zinte ndonjė cirua (peshk*) nė lumė dhe plaka e
gatuante. Njė ditė dimri plaku ndenji aty me orė tė tėra, por nuk zuri gjė.
Ishte ftohte.
Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte diēka. Dhe me nė fund fija e vjetėr e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta tėrhiqte. Kur ē'tė shihte?... Njė cirua
i vogėl, fare i vogėl vazhdonte tė pėrpėlitej nė majen e grepit. Plaku e mori
nė dorė. Cironka kishte ca vezullime tė arta. Plaku hapi torben e tij tė
vjetėr dhe...
-Tė lutem, mė hidh pėrsėri nė lumė!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Tė lutem me hidh nė lumė,- tha cironka,....dhe unė do tė te realizoj ēdo
dėshirė qe tė kesh.
Plaku i shkretė ishte zemėrmirė. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me njė peshk aq te vogėl dhe e hodhi nė lumė. Ne ēast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Mė thuaj njė dėshirė!
-Tė kisha njė torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalėn, torba me cironj i erdhi pranė. Plaku i mori dhe u
nis nė shtėpi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kėnaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten,... (Ah, kėta pleqte e mirė!) dhe ja tregoi gjithė
historinė...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the qė cironjtė tė ishin tė tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi nėpėr te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dėshirėn.
Kur shkoi nė shtepi, plaka kishte pėrfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgjė.
Sa here qė plakes i kujtohej ndonjė gjė ajo dėrgonte plakun t'ia thoshte kėtė
dėshirė cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bėnte realitet dėshirėn e plakes. Kėshtu
pleqtė u bėnė zengjinė (tė pasur*). Ata kishin shtėpi tė mirė, kuaj, hyzmeqarė...Ēdo gjė qė e dėshironte plaka.
Aq sa plaka s'kishte mė ēfarė tė kėrkonte dhe njė ditė e urdhėroi
plakun:
- Shko merre cironken tėnde tė qelbur dhe sille kėtu!
Plakut tė shkretė i therri nė zemėr dhe cale-cale u nis e shkoi nė anė te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli nė ēast mbi ujė. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte tė artė.
-Me thuaj njė dėshirė!- i tha ajo plakut si gjithmonė.
-Plaka mė tha,... Plaku u gelltit, se ti duhet tė vish me mua tani.
Pra...plaka do qė ti ta lėsh lumin dhe tė vish me mua...
Cironka e vogėl heshti. Heshti disa ēaste dhe pafolur fare u hodh thellė nė
ujrat e turbullta tė lumit pėr tė mos dalė me kurrė.

Plaku u kthye ne shtepi,...shtėpia s'ishte mė. Nė vend tė saj gjeti kasollen,
plaken e tij tė keqe dhe tė njejtėn varferi tė dikurshme. Ndoshta kishte
kėrkuar shumė... Exclamation Exclamation

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbreti me Zanat.

Mesazh  LiLxLaDy prej Sat Jul 12, 2008 11:44 pm

Mbreti me Zanat

Njė mbret, i ri nė moshė rreth 25 vjeē, i pa martuar,fronin e trashėgoi nga i jati.
Ai djalė ishte pak i ēuditshėm pėr mbretėrinė, sepse pyetjeve tė tija,tė pakėt ishin ata qė i pėrgjigjeshin! Bashkė me fronin,nėn urdhėrat e tij ishin edhe tė gjith ata qė i kishin shėrbyer me besnikėri babait tė tij.Njėri nga kėta,ishte njė kėshilltar,me gradėn gjeneral,i vjetėr nė moshė,rreth tė 60-tave dhe me flokė tė thinjur.
Njė ditė prej ditėsh, Mbreti dhe Gjenerali, kėshtu quhen nė pėrrallė,ishin duke biseduar nė dhomėn mbretėrore,rreth oxhakut sepse ishte vjeshtė dhe koha kishte filluar tė ftohej.
Nė ēengelin e oxhakut, ishte varur njė kusi me ujė, e cila pėrdorej pėr tė mos u tharė ajri i dhomės. Pėr njė moment nuk po fliste asnjėri dhe dėgjohej vetėm kllu-kllu i ujit qė valonte dhe tek-tuk ndonjėēik ujė qė binte nė zjarr,duke lėshuar atė zhurmėn karakteristike tė tij.Kush ka qėn mbret, e di shum mirė se ē'do tė them! Befas Mbreti e pyet Gjeneralin:
- Ēfar thotė Kusia?
Gjenerali qeshi! Duke menduar se Mbreti bėnte shaka,sepse nuk e kishte dėgjuar herė tjetėr kėtė lloj pyetje!Por Mbreti kėmbėnguli dhe e pyeti pėrsėri:
-Ēfar thotė Kusia?
Pėrsėri Gjenerali ja ktheu me tė qeshur:
- Kusia? Ēfar do thotė? Asgjė!
- Jo! - Ja ktheu Mbreti.- Ajo thot njė gjė!
-Po ēfar do thot Kusia?-Ju pėrgjigj Gjenerali me kureshtje.
- Atė dua tė gjesh. - I tha Mbreti i vendosur dhe prerė.- Pėrndryshe nuk meriton tė jesh pranė meje. Po nuk e gjete do tė pres kokėn.
Gjenerali e kuptoi se Mbreti nuk bėnte shaka,por nuk dinte si ti pėrgjigjej! Mbeti i shtangur dhe u ngrit rrėmbimėthi duke kėrkuar leje tė largohej.
- Ikė.I tha Mbreti,... Por ke tre ditė afat pėr t'a gjetur! Pėrndryshe unė do jap urdhėr tė tė presin kokėn!
Gjenerali u largua, duke mos e kontrolluar fare veten! Nė dalje tė portės sė jashtme, u pėrplas me Bahēevanin e pallatit.Edhe Bahēevani ishte njė burr i moshuar, pothuajse nė njė moshė ma Gjeneralin.
- Ej! Ku i ke sytė? Nuk shikon ku hedh kėmbėt? - I foli Bahēevani.
- Ou! Mė fal! Nuk e kisha mėndjen!- Ju pėrgjigj Gjenerali.
- Ku e kishe mėndjen?- E pyeti Bahēevani.
- Lėre mos mė pyet!- I tha Gjenerali.
- Po ti fol, se mund tė ndihmojmė!- I thotė Bahēevani.
- Nuk e di por...Kėshtu,kėshtu...mė ndodhi! I tregon gjith historin me Mbretin.
- Dėgjo kėtu.-I thotė Bahēevani.- Unė nuk tė jap dotė xhuvap,por e kuptoj se kot nuk tė ka thėn Mbreti! Kėto janė nga ato fjalėt qė...pėrgjigjen e kan nė hejbe,si i thotė njė fjale tė urtė! Po ti mos u mėrzit se nė njė fshat jeton njė vajzė e re, e cila u kthen pėrgjigje kėtyre pyetjeve.Ajo jeton vetėm me babanė e saj dhe ėshtė shum e zgjuar.Njė ditė larg ėshtė prej kėtej.- E sqaroj Bahēevani.
Gjenerali pasi e dėgjoj me vėmėndje,mėsoj edhe fshatin ku banonte vajza e zgjuar dhe vendosi qė tė nesėrmen nė mėngjez tė shkonte atje, pėr tė mėsuar pėrgjigjen qė do ti shpėtonte kokėn! Mezi priti tė gdhihej!
Sapo ēeli dita,i hipi kalit,i veshur civil jo me uniformėn ushtarake,qė tė dukej sa mė i thjeshtė dhe mori rrugėn pėr nė fshat.Me vehten e tij bėnte llogari, se si do gjente sa mė kollaj shtėpinė e vajzės! Si do hynte nė bisedė! Mendonte edhe ai ndonjė pyetje tė ngjashme me atė pyetjen e Mbretit.E bėri llogari qė nė tė ngrysur tė gjendej nė fshatin e duhur.Nė tė perėnduar tė diellit u gjend nė fillim tė fshatit tė adresuar.
Ai ishte njė fshat nė rrėzė tė njė mali tė lartė.Aty nė anė tė rrugės pa njė fshatar, i cili po lėronte (plugonte) tokėn me qe'! Pasi e pėrshėndeti,Gjenerali e pyeti nėse kishte zjarr pėr tė ndezur njė cigare,ndryshe nuk kishte se si tė hynte nė bisedė me fshatarin.
- Edhe zjarr kemi,edhe duhan kemi!-Ju pėrgjigj fshatari, njė burrė rreth tė 50-ave,me njė bujari karakteristike tė njė tė varfėri por fisnik!
Gjenerali i zbriti kalit, e la tė kulloste nė ledhin e arės dhe vetė shkoj u takua me fshatarin bujar.U ulėn tė dy ashtu siē ishin,mbi arėn e sapo lėruar dhe e drodhėn nga njė cigare, duke pėrdorur gjethet e kallirit tė misrit(lėpushka), nė vėnd tė letrės.Kėshtu ishte atėherė! Duke tymosur duhanin e fortė tė fshatarit,Gjenerali mendonte se si do vazhdonte biseda mė tej!
- Ka ndonjė Han nė kėtė fshat qė tė gdhihemi pėr sonte,sepse jam pėr rrugė tė gjatė?-Pyeti Gjeneral,pėr tė hapur muhabet,duke e provokuar.
- Han nuk kemi nė fshat, por..ti mos u mėrzit se e kemi njė copė kasolle pėr miq e pėr shokė!- Ju pėrgjigj fshatari.
- Tė fleminderit por..nuk dua tė tė bezdis se ke kalamjt e tu e familjen tėnde, e mė duket sikur do tė vė nė siklet.- Ja ktheu Gjenerali.
- Ooo ē'ėshtė ajo? Unė vetėm njė vajzė tė vetme kam.
Aha ! Mendoi gjenerali.Paskam goditur nė personin e duhur.Pėr kėtė u gėzua dhe e pranoi me kėnaqėsi ftesėn e fshatarit.Kėshtu qė kishte kohė tė mendohej edhe pėr "Kusinė" .
- Tė faleminderit shumė! -Ja ktheu pėrsėri gjenerali dhe u ngritė,pasi u ngritė edhe Fshatari, i cili filloj tė lėshonte tė dy qetė kurse parmėndėn e hodhi nė krah.U nisėn tė dy,Fshatari pėrpara dhe Gjenerali mbrapa.Gjenerali e pa tė arsyshme qė tė mos i hipte kalit por,pėr respektė ta ndiqte fshatarin mė kėmbė dhe kalin e mori pėr dore! Mbasi ecėn njė cop herė,gjenerali e pyet:
- Do mė ngresh,a tė tė ngre?
Fshatari u mendua njė cop herė." Po ky dreq!Unė kam parmėndėn nė krah!Ky kalin e ka bosh! Ēdo tė thotė me kėtė?" E kuptoi se ishte pyetje me tjetėr kuptim,ndaj bėri sikur nuk e dėgjoi.Vazhduan pėrsėri rrugėn.As Gjenerali nuk kėmbėnguli mė.Mė lartė rruga kalonte pėrmes varrezave tė fshatit! Atje ishte njė varr i freskėt.Gjenerali pėrsėri pyeti Fshatarin duke u drejtuar nga varri i freskėt:
- Po ky kėtu? Rron apo ka vdekur?
Pėrsėri Fshatari u mendua! "Ky e shikon qė ėshtė varrosur! Ē'do tė thotė me kėtė?"Pėrsėri heshti,pa kthyer pėrgjigje.Por edhe Gjenerali nuk i tha gjė.
Gjenerali mendonte se mbase gjente ndonjė kusi nė zjarr,e kėshtu do ishte mė e lehtė tė hynte nė temėn qė kėrkonte!
Mbas pak arritėn tek shtėpia e Fshatarit.Fshatari i foli vajzės sė tij dhe ajo doli nė oborr.Ishte njė vajzė rreth 20 vjeēe,me flokėt zeza,si pėnda e korbit,tė gjata qė i binin deri nė mes dhe e bukur nė fytyrė.Fshatari i dha urdhėr qė tė priste e nderonte mikun! Ajo menjėherė pas pėrshėndetjes, i mori kalin nga duart dhe duke e ftuar tė hynte brėnda nė odėn e miqėve,shkoi tė rregullonte kafshėn e lodhur.Duke u larguar Gjenerali vuri re se vajza ēalonte pakėz.
Gjenerali hyri brėnda nė njė dhomė tė vogėl, me oxhak,zjarri ndezur dhe nė zjarr vėnė njė kusi, mbi njė perosti! Sa u gėzua Gjenerali kur gjeti njė ambient tė tillė!Pas pak erdhi edhe Fshatari dhe i uroi mirseardhjen mikut,sipas zakonit,duke i dhėnė edhe dorėn.Pasi u takuan,Gjenerali pėrsėri pyeti:
- Ēfar thotė kusia?
Fshatari pėrsėri bėri sikur nuk e dėgjoi,pasi nuk dinte ēfar ti pėrgjigjej!
Pas pak erdhi vajza e cila u pruri kafetė dhe i uroi mirseardhjen edhe mikut tė sapo ardhur.Pasi pinė kafenė,Fshatari ju drejtua vajzės,tek e cila gjithmonė kishte gjetur sqarim pėr shum gjėra qė ai nuk i kuptonte.
- Moj bija ime! E ftova kėtė mikun nė shtėpi sepse ėshtė pėr rrugė tė largėt dhe mė erdhi keq qė nuk kishte ku tė gdhinte natėn!
- Po mirė bėre baba! Shtėpia pėr miq e pėr shok ėshtė e hapur!
- Po mirė po..ky ma ka bėr tre herė borxh, e unė nuk dija si t'i pėrgjigjesha!
- Ēfar tė tha baba?
- Po ja..e para! Kur po vinim lartė pėr nė shtėpi ky mė pyeti:"Do mė ngresh a tė tė ngre?" Unė nuk dija si t'i pėrgjigjesha e bėra sikur nuk e kuptova!
- Po mir tė ka thėnė baba! Ai tė ka thėnė:" Do mė llafosėsh a tė tė llafos?" Ju do kini qėn tė heshtur?
- Eeee! Ashtu ėshtė.Nuk po fliste asnjėri.
Aty Gjenerali u bind se vajza vėrtetė ishte e zgjuar.
- E dyta,-vazhdoi Fshatari-kur kaluam tek varri i ...filanit! Prapė mė pyeti: "Po ky,ėshtė gjall apo ka vdekur?"
- Po mir tė ka thėn baba! Ai tė ka pyetur: Ka lėnė trashėgimtar, apo ėshtė shuar fare?
- Aaa! Nuk e kuptova moj bijė.Po do mė falėsh se aq ma pret kjo rradake!- I tha Fshatari sė bijės.
Gjenerali tani mezi priste tė dėgjonte pėrgjigjen e asaj qė kishte marrė udhėn, e qė do t'i shpėtonte kokėn! I hapi sy e veshė, pa folur,pėr tė dėgjuar dialogun qė bėnin babė e bijė!
- E treta moj bijė! Sapo erdha kėtu mė pyeti:" Ēfar thotė kusia?" Unė prapė nuk dija ē'ti thosha! Flet kusia? Ndaj e lashė qė tė tė pysja!
- Aaa! Edhe kusia fletė! Pėr kėtė e kam fajin unė, se u mora me punė dhe nuk kam kohė!
- Po ēfar thotė kusi moj bijė?
- Kusia thotė: "Do mė hedhėsh ujė tė ul valėn,apo tė shuaj zjarrin?"
Kjo nuk i kishte shkuar kurrė nė mėndje Gjeneralit! Prandaj e pyeti Mbreti?!Tani kujtohej ai se pėr nga shkalla ....ishte ai qė duhej tė ngrihej e ti hidhte ujė kusisė!Tani gjenerali e ndiente veten tė ēliruar e tė pa mposhtur.Ai sapo kishte mėsuar njė sekret qė tė pakėt ishin ata qė e dinin!
Atė natė ndėjtėn deri vonė duke biseduar,hėngrėn, pinė,fjetėn, pa u zbuluar se "Miku", me tė cilin bisedonin ishte kėshilltari kryesor i mbretit!
Kur u ngritė Gjenerali nė mėngjez,vajza ju solli kafenė.Duke pirė kafe,"Miku" i thotė Fshatarit,me qėllim qė ta dėgjonte vajza dhe si do pėrgjigjej.
- Shtėpinė tė mirė e paske,por oxhaku sikur ėshtė njėēikė shtrėmbėr!- ( E kishte fjalėn pėr vajzėn qė ishte e zgjuar por ēalote pakė! )
Vajza e kuptoi, ku e kishte muhabetin "Miku" dhe ju pėrgjigj nė momentė:
-S'ka gjė! Dorė ustai ėshtė! Mjafton qė tymi ikėn drejtė!-( E kishte fjalėn se mjafton qė e kam kokėn plotė!...)
Gjenerali e pa se ishte vėrtet pėr t'u admiruar,e shum e zgjuar,prandaj u ngritė, u pėrshėndet,duke i falenderuar dhe u largua pėr andej nga erdhi!
Tė nesėrmen shkoi tek pallati i mbretit,i qeshur e i gėzuar.Kur e pa kėshtu Mbreti e kuptoi se do kishte ndonjė lajm tė mirė.
- Hė? -E pyeti, pa pritur qė ti thoshte ai.- E gjete ē'thotė kusia?
- Po.E gjeta!
- E ēfar thotė kusia nė zjarr?
-Kusia thotė: Do mė hedhėsh ujė tė ul valėn,apo tė shuaj zjarrin?
- Kush ta tha?- E pyeti Mbreti me njė mėnyrė kėmbėngulėse,pasi ishte i sigurtė se nuk ishte mėdja e tij!
- Vetė e gjeta!-Ja kthen Gjenerali duke u skuqur nė fytyrė.
- More..Qė nuk ėshtė mėndja jote!..Pėr kėtė jam i sigurtė.Por thuama se tani do ta pres vėrtet kokėn si gėnjeshtar!
-Gjenarali detyrohet t'ja tregoj,tė gjith historinė si i ndodhi,qė ju tė dashur "kalamaj" e mėsuat mė lartė.Por pėrralla vazhdon akoma!

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

E pėrhitura,...(Asepoester)

Mesazh  LiLxLaDy prej Sat Jul 12, 2008 11:53 pm

E p ė r h i t u r a

Na ishte njė herė njė vajzė e bukur e cila jetonte sė bashku me babain e vet pasi qė nėna i kishte vdekur. A jo shkonte pėr ē'do ditė tek vari i nėnės dhe qante, dhe nuk kishte shokė tjerė pos zogjėve.



Njė ditė u martua babai i saj me njė grua e cila i kishte dy vajza. Ato asnjėra nuk e donin tė pėrhiturėn ashtu siē ato e quanin sepse ajo ishte mė e bukur se ato. Ato ishin aq xheloze sa qė e detyronin nė punė tė ndryshme, poashtu tė veshė rrobe tė vjetra.
Kur biente nata dhe vajza kishte pėrfunduar punėt e ditės, ajo ulej pran hirit tė zjarrit dhe qante, pėr kėtė arsye dhe filluan tė e quajn e Pėrhitura.
Njė ditė u pėrhap lajmi se mbreti do bėnte njė fest ku gjitha vajzat e mbretėris do tė ftoheshin. Puna ishte se princi donte tė zgjedh njė vajzė qė tė fejohej mė tė. Kur dy motrat morėn vesh se si ishte puna u gėzuan shum dhe nuk mund tė mendonin nė asgjė tjetėr pos se qfar fustani se do tė veshin dhe se si do rregullonin flokėt.

E Pėrhitura dhe ajo kishte dėshirė qė tė e takonte princin...
Mė nė fund dhe dita e madhe mbrini. Njerka dhe dy vajzat e saj morrėn rrugėn pėr nė kėshtjellė tė mbretit derisa e Pėhitura mbeti duke shiquar pas tyre. Kur mė ato humbėn nga pamja, e Pėrhitura filloi tė qanė me zė. Njė zanė qė ishte pranė ndjeu atė dhe u bė e dukshme e tha:
- Ti dėshiron tė shkosh nė festė, apo jo?! Unė do tė ndihmoj.
Po moj zanė por unė as fustan tė veshi e as kėpucė tė mbathi, qė tė mund tė shkoj tek princi...
- Shko nė kopsht dhe kėpute njė kungull dhe mė bjer mua! Shko nė tavan dhe gjeji gjasht minak dhe nėn guri zbuloi gjasht zhapinjė...

E pėrhitura pyeste vehten se ē'far don zana me ghith ato?! Sidoqoft ajo bėri mu ashtu siē i tha zana e cila me ndihmė tė shkopit tė saj magjik e shėndroi kungullin nė karrocė tė zbukuruar me ari, minakėn i shėndroi nė kuaj e nga zhapinjėt bėri gjashtė shėrbėtorė pėr tė Pėrhiturėn. E mė nė fund lėvizi shkopin magjik dhe veshi tė pėrhiturėn mė njė fustan tė bukur punuar me ari e argjent e nė kėmbė i mbathi njė palė kėpucė tė bukura nga qelqi.
- Ngutu tani i tha zana tė sė Pėrhiturės. Por tė keshė kujdesė e tė kthehesh para se tė bie ora dymbėdhjetė. Pas orės sė mesnatės ajo do tė shėndrohej mu ashtu siē kishte qenė mė parė, me rrobat tė vjetra dhe kėmbė zbathur. E pėrhitura i premtoi zanės se do kthehej para se ora tė tregojė mesnatė.

Kur e Pėrhitura mbrini nė festėn e mbretit dhe u paraqit nė hyrje, salla ku vallzohej u mbush me heshtje. Tė gjithė qenė habitur me bukurin e sė Pėrhiturės. Princi kur pa atė, u drejtua menjėherė nė drejtim tė saj dhe tėrė mbrėmjen nuk u largua nga e Pėrhitura. Mirpo kur e Pėrhitura dėgjoi se ora filloi tė shenjoj mesnatėn iu kujtua se ēka i kishte thėn zana. Ajo iu pėrkul princit dhe me hapa tė shpejtė iku nga aty.

Ditėn e ardhme e pėrhitura ishte prap nė festė dhe prap princi kaloi tėrė mbrėmjen pran tė sė Pėrhiturės. Ditėn e tretė e Pėrhitura ishte e habitur nga lumturia sa qė nuk ndėgjoi orėn e cila biente dymbdhjetė. Nė qastet e fundit ajo u kthjell dhe kuptoi se duhet tė ik nga aty. Ajo nuk mbrini tė pėrshėndes princin ashtu siē duhej dhe ai nuk mbrini tė ndalė tė Pėrhiturėn tė qėndroj pranė tijė. Duke vrapuar njė kėpucė ra nga kėmba e tė sė pėrhiturės dhe princi mori atė dhe afroi pranė zemrės.

Princi ishte dashuruar nė tė Pėrhiturėn dhe kishte vendosur fellė tė gjejė atė gjithsesi. Sė shpejti u pėrhap lajmi se asaj cilės i pėrshtatet kėpuca nga qelqi atė do e fejojė princi.
vajzat e njerkės u ngutėn tė provojnė kėpucėn edhe pse e dinin se ajo nuk ishte e tyre.

Kur u erdhi rradha tė vajzat e njerkės sė Pėrhiturės me grimasa tė mėdha dhe mund donin tė shtinin kėmbėn nė kėpucė, por ajo ishte e pamundur dhe asnerės nuk i pėrshtatej mu ashtu sikur nuk i pėrshtatej asnjė vajzė tjetėr nė mretėri.
E Pėrhitura u afrua tė mbathė kėpucėn dhe atė e bėri pa problem si dhe njėkohėsisht nxori kėpucėn tjetėr qelqi nga xhepi i pėrparsės dhe pasi mbathi atė ajo u shėndruan nė bukurushen mė tė bukur nė mbretėri.

Ditė mė pasė u bė dasmė e madhe:
Princi dhe e Pėrhitura martoheshin.

Djali I mbretit pak ditė para se te martohej I thotė te atit do dal pėr gjah. I ati -Tani ėshtė dasma nuk mund te ikesh. Princi- Do vete e do kthehem ne kohe. Niset, kur duke ecur sheh njė shege ku njera nga kokrrat ishte me e kuqe dhe shkelqente shumė, I afrohet dhe pyet fshataret si ėshtė e mundur qe shkelqen kėshtu? Mos e keput I thonė se aty ndodhet e Bukura e dheut. Princi -A e keni pare ndonjė here? Fshataret -Po del ndonjėherė naten dhe futet prapė brenda. Kėshtu vendos te rrije aty dhe te prese ta shohe. I vėnė njė krevat e rrethojne me lule dhe vėnė dy kupa me llokume njė tek koka e njė tek kembet. Shtrihet dhe bėn sikur fle. Natėn vonė e Bukura e dheut ithote te emes -Nene do dal. E ema- Jo se po tė preku insani (njeriu) nuk te fus me brenda. E bukura -E ka zėnė gjumi dhe do dal me kujdes. Hapet shega del e Bukura e dheut e puth ne ballė princin, ha njė llokume tek koka e njė tek kembet dhe futet brenda.
Tė nesėrmen ne mėngjes kur zgjohet princi e pyesin -A e pe? E kupton qe e kish zėnė gjumi dhe vendos qe do e shohe patjetėr naten e dytė, por ndodh e njėjta gjė. Natėn e tretė ndenji me kujdes dhe kur u afrua ta puthe e kapi. Shega u mbyll nė vend. Ai sheh qe ishte tepėr e bukur. I thotė qe ta prese se do kthehet dhe niset pėr ne pallat. Aty ishte mbushur plot se kishte ardhur dita e dasmes. Mblidhen dhe fillojnė kėngėt. E bukura e dheut mendon -Po shkoj ne pallat. Vishet si dervish dhe kapucin e ul shumė mbi sy qe tė mos e njihnin. Kur afrohet I thotė mė ka thirrur princi. Hyn ne dhome ku po e rruanin. Princi e njeh dhe I thotė: nga po vjen baba dervish?
-Rruges tėnde imzot -Po c`pe andej baba dervish?
-Njė te bukur sulltan.
-Po c`thoshte baba dervish? - trėndafila manushaqe ne dyshek tė zoterisė sate me dhe besėn e me le dhe shega me s`me nxe. Ai qeshte dhe thosh -Ma thuaj edhe njė here. Pastaj I tha orkestres pusho dhe ti futu ne dhome. Ajo u fut. Kur erdhi nusja qe ishte shme e shėmtuar I dhanė shumė para dhe nxorren me rrobat e dervishit. E bukura u vesh dhe doli bashke me princin. Tė gjthe ngelen te shtangur sa hije I kishte dhėnė princi te shoqes. Kėshtu u martuan e u trasheguan.

Pėrralla atje shėndeti tek ne sunny

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Pėrralla.

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi