Filozofia e Rene Dekart.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Filozofia e Rene Dekart.

Mesazh  LiLxLaDy prej Sat Aug 23, 2008 11:09 pm

(huazuar nga njė bronė)

Rene Dekarti, i quajtur zakonisht “babai i filozofizė moderne”, lindi nė Touraine mė 1596. Babai i tij Joachim Dechaertes, ishte konsull nė parlamentin Britanik. Nga 1604 deri mė 1612, Dekarti ishte nxėnės nė kolegjin Jezuit tė La Fleche, ku kryesisht studioi matematikėn, logjikėn dhe filozofi.

Gjatė kėsaj periudhe ai mbeti i impresionuar nga siguria dhe saktėsia e matematikės e cila nuk mund te krahasohej me filozofinė, mėsimet e ndryshme tė sė cilės sillnin vetėm dyshime dhe debate. Pėrnjė farė kohe ai shkoi ushtar nė ushtrinė maksimiliane te Bavarisė. Pasi udhėtoi gati kudo pėr nė europė, ai vendosi 1628, tė qėndronte nė Hollandė, ku shkroi veprat e tij kryesore, pėrfshirė “Diskutime mbi metodėn” (1637), “Mendime pėr filozofinė e parė” (1641), “Principet e filozofisė” (1644), dhe “Pasioni i shpirtit” (1649). Mė 1649 ai shkoi nė Suedi i ftuar nga mbretėresha Kristina, e cila donte qė Dekarti ti jepte mėsime nė filozofi. Mbretėresha mund ta takonte atė vetėm nė orėn 5 tė mėngjesit. Kjo orė e pazakontė dhe i ftohti i mėngjesit e bėnė shpejt preh tė sėmundjes. Brenda pak muajve ai kaloi njė ethe tė fortė dhe nė shkurt tė 1650, ai vdiq nė moshėn 54 vjecare.
Dekarti ishte kryesisht i interesuar pėr problemet e sigurisė intelektuale. Ai fliste me mirėsjellje pėr poezinė, duke thėnė se poetėt sjellin tek ne njohuritė nėpėrmjet “forcės sė tyre imagjinative”, duke e bėrė tė vėrtetėn “mė tė ndritshme” nga ajo qė e paraqesin filozofėt. Megjithatė poezia ėshtė njė dhuratė e mėndjes dhe jo fryt i studimit pėr tė na dhėnė metodat e zbulimit tė sė vėrtetės, nė mėnyrė tė vetėdijshme. Mėtej ai respekton teologjinė duke konkluduar se “tė vėrtetat e saj janė tė zbuluara … janė plotėsisht mbi inteligjencėn tonė” dhe sipas tij pėr tė qėnė i sukseshėm nė mendimin rreth tyre “duhet tė jesh mė shumė se njė njeri i zakonshėm, duke pasur ndihmė nga lart”. Ai nuk i mohonte kėto tė vėrteta dhe mbeti nė pikėpamje njė katolikė i devotshėm deri nė fund; por Dekarti nuk gjeti tek teologjia njė metodė me anėn e sė cilės kėto tė vėrteta tė mund tė arriheshin vetėm nėpėrmjet fuqisė sė arsyes njerėzore. Po ashtu as filozofia, tė cilėn ai e mėsoi nė kolegj nuk ndihmoi nė kėtė drejtim, sepse “asgjė e thjeshtė nuk gjendet nė tė qė tė jetė subjekt i diskutimeve dhe pėr pasojė tė mos jetė e dyshimtė…”.
Kėrkesa e tij pėr siguri e udhėhoqi tė kalonte nga librat e tij, tek “libri i madh i botės”, ku pėrmes udhėtimeve ai takoi “njerėz tė temperamenteve dhe natyrave tė ndryshme” duke mbledhur “eksperienca tė ndryshme”.
Dekarti ishte i vendosur tė zbulonte bazat e sigurisė intelektuale pėrmes arsyetimit tė tij. Ai i dha filozofisė njė fillim tė ri, duke pėrdorur ato tė vėrteta qė mund tė njiheshin nėpėrmjet fuqive tė tij personale, si bazė pėr tė gjitha dijet e tjera. Ai ishte tepėr i ndėrgjegjshėm pėr vendin e veēantė qė zinte nė historinė e filozofisė, sepse ai shkruante “megjithėse tė gjitha tė vėrtetat, qė unė po klasifikoj pėrmes parimeve tė mia, janė njohur nė tė gjithė kohėt dhe nga tė gjithė njerėzit, po aq sa di unė nuk ka ekzistuar as njė njeri pėrsa unė njoh, qė ti pėrshtasė ato si parime tė filozofisė … si burime tė tė gjitha njohurive tė tjera qė ka bota. Prandaj kjo detyrė mė mbeti mua”. Ideja e tij ishte qė tė arrinte nė njė sistem mendimi, ku parime tė ndryshme ishin tė vėrteta dhe tė lidhura me njėra tjetrėn aq qartė, sa qė mendja tė kalonte lehtė nga njė parim nė tjetrin. Por me qėllim qė tė arrinte njė lidhje tė tillė organike tė tė vėrtetave, Dekarti e kuptoi se duhej “ti pėrshtaste kėto tė vėrteta nė njė skemė racionale”. Me njė skemė tė tillė ai jo vetėm mund tė paraqiste njohuritė e kohės, por edhe “tė drejtonte arsyetimin njerėzor drejt zbulimit tė tė vėrtetave, tė cilat deri atėherė nuk njiheshin”. Detyra e tij kryesore tani e tutje ishte tė krijonte “skemėn e tij racionale”, metodėn e tij.

2. Filozofia racionaliste e Dekartit

Rene Dekart ėshtė themeluesi i racionalizmit,si njeri ndėr sistemet e mėdha filozofike te kohės sė re. Dekarti i dha filozofisė njė drejtim krejt tjetėr, madje njė drejtim tė kundėrt nga ai i Bekonit, Hobsit, Lokut e tė tjerėve. Dekarti ishte racionalist. Sipas mendimit tė tij, burimi kryesor i njohjes sė drejte dhe te vėrtetė nuk ėshtė pėrvoja ndijore, sic mendonin empiristėt dhe sensualistėt, por arsyeja dhe mėndja e njeriut. Shqisat dhe pėrvoja kanė tė bėjnė me gjėsendet individuale, me vetitė sipėrfaqsore dhe tė ndryshueshme. Prandaj njohja nė bazė tė pervojės nuk ėshtė as e mjaftueshme, as e sigurtė. Pėrkundrazi, arsyeja apo mėndja ėshtė e vetmja aftėsi kuptimore e njeriut, e cila ėshtė nė gjėndje ta kuptojė drejt natyrėn, shoqėrinė dhe vetveten.
Se a ėshtė njė pohim apo gjykim,njė teori apo sistem i vėrtetė apo nuk ėshtė,mund ta dijmė vetėm nė bazė tė arsyes apo mėndjes. “Nė tė vėrtetė, kėrkohet qė njohja, nė tė cilėn do tė mund ti mėshtetnim gjykimet e sigurta e tė padyshimta, tė jetė jo vetėm e qartė,por edhe e dallueshme.Tė qartė e quaj atė njohje, e cila ėshtė e gjallė dhe e hapėt pėr shpirtin e kujdesshėm... E dallueshme ėshtė ajo njohje, e cila pėveē qartėsisė, ėshtė e ndarė nga cdo gjė tjetėr dhe pėrmban nė vetvete vetėm atė qė ėshtė e qartė”- thotė Dekarti.

2.1. Rregullat e metodės

Qėllimi kryesor i rregullave tė Dekartit ishte tė krijonte njė procedurė tė qartė dhe sistematike pėr veprimtarinė e mendjes. Ishte bindja e tij, se “metoda ishte plotėsisht nė shėrbim tė objekteve,drejt tė cilėve drejtohej mėndja njerėzore,kur kėrkonte tė zbulonte tė vėrtetėn”.
Dekarti harxhoi shumė vite me formulimin e rregullave qe ndihmonin mendjen tė zgjidhte pikėn e duhur tė racionales dhe ta drejtonin atė nė proēesin sistematik tė arsyetimit.
Dekarti thotė: kur isha mė i ri, kisha studjuar pak, nė mes tė shkencave filozofike, logjikėn, dhe midis shkencave matematike analizėn gjeometrike dhe algjebrėn, tri arte ose shkenca qė mė dukeshin se do tė mė ndihmonin diēka nė planin tim. Por duke i shqyrtuar, vura re se pėr logjikėn, silogjizmat e saj dhe pjesa mė e madhe e rregullave tė tjera hyjnė mė shumė nė punė pėr tu shpjeguar tė tjerėve gjėrat qė dihen. Dhe ndonėse logjika pėrmban nė tė vėrtetė plot mėsime shumė tė vėrteta e shumė tė mira, ka edhe plot tė tjera, tė pėrziera me kėto qė janė tė dėmshme ose tė tepėrta dhe qė ėshtė pothuaj po aq vėshtirė ti ndash nga njėra-tjetra sa tė nxjerrėsh njė Djanė ose Minervė nga njė bllok mermeri i papunuar. Gjithashtu, pėr analizėn e tė vjetėrve dhe algjebrėn e modernėve, pa folur se ato nuk kanė tė bėjnė veēse me lėndė shumė abstrakte dhe qė nuk duhet tė hyjnė nė ndonjė punė, e para ėshtė gjithnjė kaq e shtrėnguar tė marrė parasysh figura, saqė s’mund ta ushtrojė intelektin pa lodhur shumė imagjinatėn: dhe nė tjetrėn jemi aq shumė tė nėnshtruar ndaj disa rregullave e ndaj disa shifrave, saqė e kane bėrė njė art tė turbullt e tė errėt, qė e bezdis mėndjen, nė vend tė njė shkence qė ta edukojė. Kjo ėshtė arsyeja qė mendoja se duhej kėrkuar ndonjė metodė tjetėr, qė duke bashkuar tė mirat e tė trijave, tė mos i kishte tė metat e tyre. Dhe dihet se numri i tepėrt i ligjeve jep dendur justifikime pėr veset, aq sa njė shtet ėshtė i rregulluar shum mė mirė kur ka shum mė pak ligje, por qė rrespektohen me rreptėsi tė madhe; kėshtu nė vėnd tė atij numri tė madh porosirash qė pėrbėjnė logjikėn, mendova se janė tė mjafta kėto tė katra qė vijojnė, me kusht qė tė marr njė vendim tė prerė e tė qėndrueshėm qe ti respektoj nė ēdo rast.
Regulla e parė ishte qė tė mos pranoj kurrė pėr tė vėrtetė asgjė qė tė mos e njoh dukshėm si tė tillė: dhe tė mos fut nė gjykimet e mija asgjė mė tepėr nga ajo qė i paraqitet mendjes time aq qartė e dallueshėm saqė tė mos mė lėrė asnjė rast pėr dyshim.
Rregulla e dytė, tė ndaj ēdonjėrėn prej vėshtirėsive qė do tė mė dalin pėrpara pėr shqyrtim nė aq pjesė sa mund tė duhet tė ndahen pėr ti zgjidhur mė mirė.

Rregulla e tretė, tė udhėheq me rregull mendimet e mia, duke u nisur nga sendet qė janė mė tė thjeshta e mė tė lehta pėr ti njohur e duke u ngjitur pak e nga pak, si nė njė shkallė, gjer nė njohjen e sendeve tė ndėrlikuara, duke marrė me mend bile se ka njė rregull edhe nė mes tė sendeve qė nuk vijnė natyrshėm njėri pas tjetrit.

Rregulla e katėrt dhe e fundit, tė bėj kudo analiza aq tė plotadhe rishikime aq tė pėrgjithshme sa tė jem i sigur se nuk ėshtė lėnė asgjė jashtė.

(vazhdon )

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Metoda e dyshimit.

Mesazh  LiLxLaDy prej Sat Aug 23, 2008 11:18 pm

2.2. Metoda e dyshimit

Dekarti e pėrdori metodėn e dyshimit me qėllim qė tė siguronte njė pikė fillestare, plotėsisht tė sigurtė pėr tė mbėshtetur njohjen. Duke pėrcaktuar dhe rregullat e tij: se ne nuk duhet tė pranojmė pėr tė vėrtetė asgjė pėr tė cilėn kemi thėnė se “pėrderisa unė dėshiroj tė jepem plotėsisht pas gjetjes tė sė vėrtetės, atėherė mendoj se ėshtė e nevojshme tė quaj si plotėsisht tė gabuar ēdo gjė pėr tė cilėn kam edhe fijen mė tė vogėl tė dyshimit”.
Me anėn e metodės sė dyshimit, Dekarti tregon se sa e pasigurt ėshtė njohja, qoft edhe pėr gjėra qė duken fare tė qarta pėr ne.
Ai thoshte: Tė gjitha gjėrat qė i kam marrė si mė tė vėrteta dhe mė tė sigurta, i kam mėsuar nga shqisat, ose nėpėrmiet shqisave: pra ngandonjėhere kam ndier se kėto shqisa ishin mashtruese, prandaj duhet tė kemi kujdes qė tė mos u besojmė kurrė plotėsisht atyre tė cilat na kanė mashtruar njėherė.
Mirėpo ndonėse shqisar na mashtrojnė ngandonjėherė, lidhur me gjėrat pak shqisore dhe shumė tė largėta, ndeshen mbase shumė tė tjera pėr tė cilat nuk mund tė dyshojmė me arsye, ndonėse i njohim nėpėrmiet tyre: psh. Se unė jam kėtu, i ulur pranė zjarrit, i veshur me njė petk, duke e pasur kėtė letėr ndėr duar, dhe gjėra tė tjera tė kėtilla. Megjithatė edhe kur jamė nė gjumė mė paraqiten nė ėndėrr tė njėjtat gjėra, se isha i veshur, se isha praneė zjarrit, ndonėse isha plotėsisht lakuriq nė shtratin tim. Tani mė bėhet njėmend se nuk e shikoj kėtė letėr me sy tė pėrgjumur; se kjo kokė tė cilėn e lėviz nuk ėshtė e pėrgjumur; se me qėllim dhe me synim tė menduar mirė e zgjas kėtė dorė, dhe e ndiej; ato qė ndodhin nė gjumė nuk duken aq qartė sa tė gjitha kėto. Mirėpo, kur mendoj pėr kėto gjėra me kujdes, mė kujtohet se shpesh jam mashtruar, derisa flija, nga fanitje tė kėtilla. Dhe duke u ndalur tek ky mendim, shoh aq qartė se nuk ka shenja nga tė cilat mund tė nxirren pėrfundime, as shenja mjaft tė sigurta nėpėrmiet tė cilave mund tė dallohet qartė kur jemi zgjuar dhe kur nė gjum, saqė jam shumė i habitur; ndėrsa habija ime ėshtė e tillė sa gati ėshtė nė gjėndje tė mė bindė se po fle.
Unė gjithashtu nuk mund tė jem i sigurt nėse gjėrat ekzistojnė ose jo, sepse unė nuk mund tė bėjė dot dallimin nėpėrmiet asaj qė ėshtė reale dhe imagjinatės, sepse “unė e kam mėsuar se shqisat shumė herė mė ēojnė nė rrugė tė gabuar”. Por sigurisht, aritmetika, gjeometria, apo shkencat qė merren me objektet, kanė mė tepėr sigurisepse qoftė nė gjumė apo zgjuar dy plus tre do tė bėjnė gjithmon pesė. Dekarti kėtu i referohet besimit tė tij tė plotė tek zotit, i cili mund tė bėjė gjithēa: por thotė ai “si mund tė jem unė i sigurtė se [Zoti] qė krijoi gjithēka, tokėn, qiellin, trupat e ndryshėm, nuk me krijoi mua pėrshtypjen e gabuar pėr mbledhjen dy plus tre…”. Ne mund tė jemi tė sigurtė, se Zoti ėshtė absolutisht i mirė. Ai mund tė jetė njė gjeni i keq, sa i fuqishėm aq edhe mashtrues, kėshtu qė gjithēka qė unė e fitoj nga eksperienca ėshtė iluzion dhe ėndėrr”. Pra Dekarti ėshtė “i detyruar tė pranojė se nuk ka asgjė tė cilėn e kam besuar mė parė pėr tė vėrtetė, tek e cila nuk kam dyshim”.
Sado qė unė mund tė dyshoj nėse trupi im ekziston apo jo; nėse jam zgjuar ose jo; nėse jam mashtruar apo gjithēka ėshtė njė iluzion dhe false, njė gjė mbetet e vėrtetė, pėr tė cilėn unė nuk kam dyshim, qė unė mendoj. Tė mendosh do tė thotė te dyshosh, dhe domosdoshmėrisht jam unė ai qė duhej tė mendoj diēka dhe duke theksuar qė unė mendoj, prandaj unė ekzistoj [corgito ergo sum].
Sipas Dekartit, ne mund tė dyshojmė nė ēdo gjė nė ekzistencėn e gjėsendeve, tė trupave etj, por nuk mund tė dyshojmė nė atė se ne jemi, se ekzistojmė derisa dyshojmė. Derisa dyshoj, unė mendoj. Kėshtu arrijmė te e vėrteta e parė e padyshimtė, mbi tė cilėn mund tė mbėshtetemi, duke qėnė plotėsisht tė sigurtė. Kėtu e ka burimin e vet kredoja filozofike e Dekartit: “Mendoj , pra jam apo ekzistoj”(lat. Credo, ergo summ).
Dyshimet e mia pėrsa i pėrket ekzistencės sė trupit dhe gjithēkaje tjetėr, qė ėshtė jashtė mendimit tim, mbeten akoma. Tė thuash, unė mendoj pra unė ekzistoj, do tė thotė tė pohosh ekzistencėn tėnde: “por atėherė kush jam unė? Njė diēka qė mendon. Por ēfarė ėshtė njė diēka qė mendon? Ėshtė diēka e cila dyshon, kupton, pohon, mohon, dėshiron, refuzon, dhe gjithashtu, imagjinon e ndien”. Nga ēdo pikėpamje, Dekarti pohonte se, meqėnėse tė menduarit ėshtė fakt , atėherė duhet qė dhe njė mendimtar “tė jetė diēka qė mendon”.

2.3. Ekzistenca e Zotit

Dekarti duhet tė provonte ekzistencėn e Zotit duke u mbėshtetur vetėm nė kushtet e dijeve tė tij racionale pėr vetė ekzistencėn dhe mendimet e brendshme. Ai mė tej i filloj dėshmitė e tij, duke analizuar nė mėndje ide tė ndryshme.
Dy gjėra e shtynė drejt ideve tė tij; qė ato shkaktohen dhe duke qėnė nė pėrputhje me dėshirėn e tyre, ndahen qartė nga njėra tjetra. Idetė janė pasoja dhe shkaqet e tyre duhen zbuluar. Disa ide “lindin me mua”, disa “unė i krijoj”, ndėrsa tė tjerat “vijnė nga brenda meje”. Arsyeja jonė na tregon se “diēka nuk mund tė vijė nga asgjė” dhe gjithashtu “mė e pėrsosura … nuk mund tė jetė pasoja … e mė pak tė pėrsosurės”. Duke i gjykuar disa ide nga shkalla e realitetit qė ato pėrmbajnė shikoj se ato e kanė origjinėn brenda meje. Por ideja ime pėr Zotin pėrmban kaq shumė realitet objektiv, sa qė unė pyes veten nėse jam unė ai qė e kam krijuar kėtė ide.
Ndėrkohė qė me emrin Zot unė kuptoj njė substancė tė pafundme, tė amshuar, tė pa ndryshueshme, tė pavarur, gjithėnjohėse, tė gjithėfuqishme dhe nga e cila unė vetė dhe tė gjitha e tjera qė janė, janė krijuar dhe prodhuar. Pra kėto pėrparėsi janė aq tė mėdha dhe aq tė larta qė sa me mė shumė kujdes i shqyrton, aq mė pak bindem se ideja qė kam pėr to mund ta nxjerrė prejardhjen e vetė vetėm nga unė. Prandaj duhet tė pėrfundohet doemos nga tė gjitha ato qė kam thėnė mė parė, se Zoti ekziston ndonėse ideja e subsancės ėshtė nė mua, me qė unė jam substancė, megjithatė nuk do ta kisha idenė e njė substance tė pafundme, unė qė jamė qėnie e fundme, po tė mos e kisha vėnė nė mua ndonjė substancė e cila do tė ishte vėrtetė e pafundme.
Ideja e kėsaj qėnjeje nė shkallėn mė tė lartė tė pėrsosur dhe tė pafundme ėshtė plotėsisht e vėrtetė; ndonėse mund tė shtiremi se njė qėnie e tillė nuk ekziston, megjithatė nuk mund tė shtiremi se ideja e saj nuk mė paraqet asgjė reale.
Unė e marr me mend Zotin tė pafundėm nė njė shkallė aq tė lartė, sa nuk mund ti shtohet asgjė pėrsosmėrisė mė tė lartė qė ai e ka. Dhe mė nė fund po koptoj fare mirė se qėnien objektive tė njė ideje nuk mund ta krijojė njė qėnie qė ekziston vetėm si e mundshme, e cila po tė flitet shkurt nuk ėshtė asgjė, por ėshtė vetėm njė qėnie formale ose e njė mendtė.
A do tė mund tė isha unė vetėm qė e kam kėtė ide pėr Zotin, nė rast se nuk do tė kishte Zot? Dhe po pyes, nga cili do ta kisha ekzistencėn time? Mbase nga vetvetja ime, ose nga prindėrit e mi, ose nga disa shkaqe tė tjera mė pak tė pėrsosura se Zoti; nga se asgjė nuk mund tė merret mė mend mė e pėrsosur, madje as e barabartė me tė.
Pra po tė isha i pavarur nga ēdo kusht tjetėr, dhe po tė isha unė vetė krijuesi i qėnies time, sigurisht se nuk do tė dyshoja pėr asgjė, nuk do tė krijoja mė dėshira dhe mė nė fund nuk do tė mungonte kurrfare pėrsosmėrie; nga se do tja jepja vetes tė gjitha ato pėr tė cilat kanė nė vete ndonjė ide, dhe kėshtu do isha zot.
Po tė isha krijuesi i lindjes dhe i ekzistencės sime, nuk do tė kisha ngelur tė paktėn pa gjėrat qė mund tė sigurohen mė lehtė, do tė thotė pa shumė njohuri tė cilat natyra ime nuk i ka; nuk do tė kisha ngelur as pa asnjėrėn nga ato gjėra tė cilat janė tė pėrmbajtura nė idenė qė unė e marr me mend pėr Zotin, nga se mė bėhet se nuk ėshtė asnjė ide tjetėr e cila mund tė sigurohet mė vėshtirė; ndėrsa po tė ishe ndonjėra prej tyre vėrtetė ajo do tė mė dukej e tillė (duke pandehur se do ti kisha nga vetvetja tė gjitha gjėrat e tjera qė i kam), nga se do tė provoja se aty do tė pėrfundonte fuqia ime dhe nuk do tė ishte e aftė tė arrinte aty.
Madje edhe po tė mund tė pandeh se mbase gjithnjė kam qėnė ashtu si jam tani, megjithatė nuk do tė mund ta shmangia fuqinė e kėtij arsyetimi dhe megjithatė do tė njoh se ėshtė e domosdoshme qė Zoti tė jetė krijues i ekzistencės sime. Nga se e tėrė koha e jetės sime mund tė ndahet nė njė mori pjesėsh, ndėr tė cilat secila nuk varet nė asnjė mėnyrė nga tė tjerat; dhe kėshtu, nuk del se tani duhet tė jem ēfarė kam qėnė pak mė pėrpara, pėrveē se nė qoftė se nė kėtė moment ndonjė shkak mė pėrfton dhe mė krijon, si tė them pėrsėri, do tė thotė mė ruan.
Sa u pėrket prindėrve tė mi, nga tė cilėt ka tė ngjarė se kam lindur, ndonėse se tė gjitha ato qė pėr kėtė punė kam menduar tė besoj ndonjėhėrė se janė tė vėrteta, kjo nuk do tė thotė megjithatė se ato mė ruajnė, as qė ato mė kanė bėrė dhe krijuar si tė tillė qė unė tė jem njė gjė qė mendon nga se ata vetė i kanė vėnė disa mundėsi nė kėtė materie, nė tė cilėn gjykoj se unė, do tė thotė shpirti im, dhe vetėm atė e marr tani se jam unė vetė, gjėndet i ngėrthyer, prandaj kėtu nuk mund tė ketė ndaj tyre kurrfare paqartėsie por doemos duhet tė nxirret pėrfundimi se vetėm meqė unė ekzistoj dhe qė ideja e njė qėnie tė pėrsosur nė shkallėn mė tė lartė (Zoti) ėshtė nė mua, ekzistenca e Zotit ėshtė e vėrtetuar shumė qartė.
Ideja pėr mua, ka lindur dhe ėshtė pėrftuar bashkė me mua qė kur jam krijuar. Ndėrsa vėrtetė nuk duhet tė duket e ēuditshme qė Zoti, duke mė krijuar ka vėnė nė mua kėtė ide qė tė jetė si shenja e mjeshtrit e shtypur nė veprėn e tij: gjithashtu nuk ėshtė e domosdoshme qė kjo shenjė tė jetė diēka qė ndryshon nga po kjo vepėr. Por vetėm duke qėnė se zoti mė ka krijuar ėshtė shumė mė e besueshme se ai nė njė mėnyrė mė ka pėrftuar sipas shėmbėllimit dhe ngjashmėrisė me tė. Por njoh gjithashtu se ai nga i cili unė varem, i ka nė vete tė gjitha kėto gjėra tė mėdha drejt tė cilave unė synoj dhe nga tė cilat nė vete i gjej idetė, jo vetėm pafundėsisht dhe vetėm tė mundėshme por qė ai i gėzon me tė vėrtetė, njėmend dhe pafundėsisht, dhe se kėshtu ai ėshtė Zot.
Dekarti thotė: “ ajo qė ne kuptojmė qartė dhe dukshėm nga natyra e vėrtetė dhe e pandryshueshme e diēkaje, nga thelbi dhe forma e saj ėshtė veti e pamohueshme e kėsaj tė fundit. Por pasi kemi studjuar me saktėsi tė plotė natyrėn e Zotit ne kuptojmė nė mėnyrė tė qartė dhe tė dallueshme se ekzistenca i pėrket natyrės sė tij tė vėrtetė. Mė tej ne mund tė pohojmė tė vėrtetėn pėr Zotin, se Ai ekziston”.

2.4. Ekzistenca e sendeve

Dekarti hedh njė vėshtrim tjetėr mbi botėn fizike, tė trupit dhe objekteve tė tjera dhe pyet nėse ai mund tė jetė i sigurt pėr ekzistencėn e tyre. Tė jesh diēka qė mendon thoshte ai, nuk do tė thotė tė provosh se trupi yt ekziston; “ajo pjesė qė mendon brenda meje ėshtė plotėsisht e ndarė nga trupi dhe mund tė ekzistojė edhe pa tė”. Atėherė si mund ta kuptoj unė se trupi im dhe objektet e tjera ekzistojnė?
Dekarti nuk mundi tė sigurohej drejtpėrdrejt pėr botėn e jashtme. Atij ju desh tė sigurohej pėr ekzistencėn e Zotit, pastaj falė vėrtetėsisė hyjnore tė sigurohej pėr vlerėn e ideve tė qarta dhe tė dallueshme para se tė gjejė pėrvojėn e sendeve. Pėr botėn e jashtme imponohet nėpermjet kaq shumė mėnyrash mbi ndijimet tona dhe mbi mendimin tonė dhe ne kemi prej saj pėrfytyrime aq tė qarta dhe tė dallueshme, sa qė nėse Zoti thotė tė vėrtetėn ne mund tė pranojmė se bota e jashtme ėshtė e vėrtetė.
Dekarti nga ana e tij arsyeton mbi atė qė qėndron e pandryshueshme gjatė ndryshimit. Nė dorėn e tij ai mbante njė copė dylli, qė ėshtė i fortė, i bardhė, i ftohtė, pa erė dhe me njė formė tė pėrcaktuar. Kur i afrohet zjarrit nxehet. Copa e dyllit zbutet, ngjyra ndryshon, dylli lėshon njė erė. Dekarti nuk mendon pėr atė qė qėndron e pandryshueshme nė tėrėsinė e universit, por mbi atė qė mbetet e pandryshueshme nė copėn e dyllit. Tė gjitha cilėsitė ndryshojnė ajo qė mbetet ėshtė koncepti: kemi tė bėjmė gjithnjė me dyllin.
Dhe pėr kėtė Dekartin e quajnė racionalist. Gjithēka qė pėrbėn botėn e jashtme nė sytė e tij ėshtė nga vetė thelbi me natyrė konceptuale, gjeometrike. Cilėsitė ndijore nuk pėrbėjnė thelbin e sendeve. Thelbi i tyre ėshtė shtrirja. Shtrirja nuk ėshtė zbrazetija ajo ėshtė “diēka”. Provė pėr kėtė ėshtė se sipėrfaqe ka atje ku ka trupa dhe atje ku nuk ka trupa nuk ka shtrirje.
Prandaj ne duhet tė pranojmė se objektet trupore ekzistojnė. Atėherė pėr Dekartin njohja e vetes ishte pėrpara njohjes sė Zotit dhe njohja e vetes dhe e Zotit bashkė na udhėheqin nė njohjen e botės sė jashtme.

(vazhdon)

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mendja dhe trupi.

Mesazh  LiLxLaDy prej Sat Aug 23, 2008 11:20 pm

2.5. Mendja dhe trupi

Filozofia e Dekartit ėshtė nė mėnyrė tė prerė dualiste. Gjithēka qė ekziston shndrohet nė dy realitete themelore, tė pareduktueshėm tek njėri-tjetri: shtrirja dhe mendimi, res extenca dhe res cogitans. Mendimi ėshtė aktiv, vihet vetvetiu nė lėvizje. Shtrirja ėshtė pasive, ēdo lėvizje pėrcillet nga jashtė.
Nga momenti qė ne njohim dy veti krejt tė ndryshme siē janė mendimi dhe shtrirja, atėherė kemi tė bėjmė me dy substanca tė ndryshme shpirtėrore dhe trupore, mendjen dhe trupin. Meqėnėse Dekarti e pėrcaktonte substancėn si “diēka qėnėsore qė nuk kėrkonte asgjė mė shumė se sa tė ekzistonte”, ai e konsideronte ēdo substancė si tėrėsisht tė pavarur nga tjetra. Mė tej ai mendonte se nėqoftė se duam tė njohim diēka rreth mėndjes ne duhet tė mos i referohemi trupit dhe anasjelltash, trupi mund tė kuptohet tėrėsisht duke mos ju referuar mendjes.
Dekarti arsyetonte se meqėnėse trupat e gjallė marrin pjesė nė shtrirje, ato janė pjesė e botės materiale. Rrjedhimisht trupat e gjallė veprojnė nė pėrputhje me tė njėjtat ligje mekanike dhe matematike, qė veprojnė nė sendet e tjerė sipas rendit material. Pėr shembull, duke folur pėr kafshėt Dekarti i konsideronte ato si automate. Meqė njerėzit kanė dy parime lėvizjeje, njė fizik dhe tjetri mendor, ne na duket sikur kafshėt kryejnė veprime njerėzore, lėvizjet e tyre fizike shkaktohen nga fuqitė mendore.
Shumė tė trupit njerėzorė thoshte Dekarti janė po aq mekanike sa ato tė kafshėve. Tė gjitha veprimet fizike si frymė marrja, qarkullimi i gjakut dhe tretja janė automatike. Puna e trupit njerėzor mendonte ai mund tė reduktohet nė punė fizike. Ēdo veprim fizik mund tė llogaritet pėrkatėsisht nėn kosideratat mekanike ose shkaqe vepruese. Dekarti besonte qė sasia e pėrgjithashme e lėvizjes nė trupin njerėzorė nuk mund ta kishte origjinėn nė mėndjen apo shpirtin e tij. Shpirti thoshte ai mund vetėm tė ndikoj ose tė ndryshojė drejtimin e lėvizjes sė elementeve dhe pjesėve tė veēanta tė trupit. Por se si mundet qė mėndja ta bėjė kėtė, ishte e vėshtirė tė shpjegohej qartė sepse mendimi dhe shtrirja, mendja dhe trupi ishin substanca krejtėsisht tė ndryshme dhe tė ndara nga njera-tjetra. Ai thoshte se shpirti nuk i lėviz pjesėt e ndryshme tė trupit nė mėnyrė direkte por duke patur “vendin e tij tė veēantė nė trup”, hyn nė kontakt me shpirtin e gjallė dhe nėpėrmjet tij ndėrvepron me trupin.
Por dualizmi strikt i tij e bėri tė vėshtirė pėr Dekartin tė shpjegonte se si mėndja dhe trupi mund tė veprojnė mbi njera tjetrėn. Nė qoftė se secila lėndė ishte krejtėsisht e ndarė nga tjetra. Atėherė mendja duhej tė strehohej brenda trupit ashtu si njė margaritar nė njė guackė deti, ose duke pėrdorur metaforėn e vet Dekarti thoshte si njė timonier nė njė anije.
Dekarti arriti akoma mė tej nė ndarjen e mėndjes nga trupi; nėpėrmjet pėrcaktimit tė tij tė ri tė tė mėnduarit, ku ai pėrfshin nė veprimin e tė menduarit disa pėrvoja tė cilat tradicionalisht ishin referuar trupit dhe pikėrisht gjithė sfera e perceptimeve shqisore si pėr shembull “ndjenjat”. Kur Dekarti pėrcaktoj: “kush jam unė”, si “diēka qė mendonte”, ai nuk e pėrmendi fare trupin; sepse gjithēka pėrfshihej nė fjalėn diēka: diēka qė mendon ėshtė diēka qė dyshon, kupton, pohon, mohon, dėshiron, refuzon dhe qė imagjinon dhe ndijon. Si rrjedhim ti mund tė ngrohesh dhe pa trupin. Por kėtu Dekarti nuk mund tė pranonte dualizmin e tij dhe prandaj pranoi qė “natyra gjithashtu mė mėsoi mua ndijimin e dhembjes, urisė, etjes, etj. Kėshtu qė unė nuk mund tė qėndroj brenda trupin si njė timonier nė anije, por jam i lidhur ngushtė me tė mėnyrė tė tillė qė mund tė flasė, mund tė pėrzihem mė tė, sa qė duket se krijomė njė tė tėrė”. Ai gjithashtu u pėrpoq qė ta lokalizontė mėndjen si gjėndėr nė trup, megjithėse edhe atje problemi teknik i ndėrveprimit mbetej. Aty ku ka ndėrveprim duhet tė kėtė edhe kontakt, kėshtu qė mendja duhet ti nėnshtrohej shtrirjes. Nė kėtė problem metodat dhe rregullat e tij nuk e ēuan Dekartin nė ndonjė pėrfundim tė qartė dhe tė dallueshėm.

Leximė tė kėndshėm!!

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Filozofia e Rene Dekart.

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi