Stresi nė jetė dhe shkalla e ndikimit tė saj!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Stresi nė jetė dhe shkalla e ndikimit tė saj!

Mesazh  LiLxLaDy prej Sun Oct 05, 2008 10:28 pm

(e huazuar nga " Mjekėsi " tė rejat mė tė fundit).

Stresi ėshtė i pashmangshėm nė jetė. Stresi ėshtė normal dhe i nevojshėm, nė atė shkallė sa nuk ndikon nė kualitetin e shėndetit dhe jetės. Mund tė dobėsoni, efektet e stresit duke identifikuar shkaqet nga vjen, duke e kuptuar dhe pranuar nėse mund ta kontrollosh apo jo, dhe duke mėsuar aftėsitė menaxhuese tė tij. Tek secili prej nesh efektet e stresit janė tė ndryshme, si dhe rrugėt pėr t’u shėruar ndryshojnė nga njė person tek tjetri. Ju mund tė provoni disa metoda dhe tė zbuloni se cila ėshtė rruga mė e mirė qė ju pėrshtatet.
Disa teknika qetėsuese
Aktiviteti i rregullt fizik ėshtė njė nga teknikat mė efektive tė menaxhimit tė stresit. Nė njė rast tjetėr shkruaj diēka qė tė bėn tė rrėfesh tė fshehtat e tua. Mbajtja e njė ditari nuk ėshtė vetėm praktikė e adoleshentėve. Shpreh ndjenjat, bisedo, qesh, qaj dhe shpreh inatin. Janė veprime normale pėr tė qenė pastaj i qetė. Bėj diēka qė tė kėnaq, njė hob ose aktivitet qė mbush kohėn e lirė. Kjo mund t’iu ndihmojė tė relaksoheni. Punėt vullnetare nė shėrbim tė tė tjerėve do ju ndihmojnė tė dobėsoni stresin. Frekuentoni qendra relaksimi ku pėrfshihen, ushtrime pėr frymėmarrjen, ushtrime pėr qetėsimin e muskujve, masazhe trupi, aromaterapi, joga dhe ushtrime tradicionale kineze. Por janė edhe disa aktivitete qė njihen pak, si tė mėsosh si tė qetėsosh trupin tėnd pėrmes vetėhipnotizimit, tė meditosh, praktiko ushtrime imagjinare, dėgjo muzikė qetėsuese dhe shoqėrohu me njerėz qė dinė tė bėjnė humor. E rėndėsishme ėshtė tė reduktoni sasinė e stresit nė jetėn tuaj.
Disa teknika pėr tė shmangur stresin e panevojshėm
- Menaxho kohėn. Programimi dhe organizimi i kohės suaj mund t’iu bėjė mė shumė produktivė.
- Strategjitė pėr tė pėrballuar. Pėrpiqu tė dallosh mėnyrat e sjelljes qė ndikojnė nė stres dhe gjej mėnyrat pėr t’i reduktuar.
- Krijo njė stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohėn e mjaftueshme pėr t’u qetėsuar. Ushqehu mirė, mos pi duhan dhe limito sa tė mundesh konsumin e alkoolit.
- Mbaj afėr miq tė mirė: Njerėzit qė kanė njė rrjet tė fortė shoqėror qė i mbėshtet janė shumė tė aftė tė pėrballojnė ndryshimet e jetės.
- Ndrysho mėnyrėn e tė menduarit. Thuaju “stop” mendimeve qė tė shkaktojnė stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditė e zyrės apo shtėpisė, qė tė jenė sa mė tė kėndshme pėr syrin.
Por stresi mund tė jetė i pakalueshėm. Ndėrkohė qė mund t’iu vijė nė ndihmė njė mik ose familjar, ju mund tė kėrkoni edhe kėshillat e njė profesionisti.
Shkalla e stresit
Shkalla e stresit tuaj mund tė jetė dhe njė tipar gjenetik i trashėguar, sa tė mbėshtetur ndiheni nga familja dhe miqtė, eksperiencat e mėparshme, pėrballja me streset, dhe aftėsia juaj pėr ta pėrballuar apo pėr t’u kthyer mbrapa. Ēfarė ėshtė shumė stresuese pėr njė person ndoshta nuk mund tė jetė pėr njė tjetėr. Shkalla e stresit tuaj nė ndonjė situatė varet se sa ju e nuhasni atė dhe sa zgjat mė vonė. Shumė njerėz kanė mėsuar se si tė sillen me stresin e tyre mė mirė se tė tjerėt. Nėse keni dyshim pėr daljen nga gjendja e stresit, ju duhet tė mėsoni mėnyra mė tė mira pėr t’u shėruar. Ndryshimet qė mund tė ndodhin nė jetė, si humbja e njė njeriu tė dashur, martesa, ndryshimi i vendit tė punės janė disa shkaqe pėr t’u ndier tė stresuar, por pėrgjithėsisht kohėzgjatja varet nga vetė ju.

Teknikat pėr tė shmangur stresin e panevojshėm:

1- Menaxhoni dhe organizoni kohėn tuaj
2- Redukto mėnyrat e sjelljes qė ndikojnė nė stres
3- Mbaj afėr miq tė mirė
4- Ndrysho mėnyrėn e tė menduarit
5- Thuaju “stop” mendimeve qė tė shkaktojnė stres
6- Kėrkoni kėshillat e njė profesionisti
7- Jepi vetes kohėn e mjaftueshme pėr t’u qetėsuar
8- Dėgjo muzikė tė qetė
9- Realizo shėtitje tė qeta
10- Mos pini alkool dhe duhan

Ndikimi i stresit nė shėndetin e njeriut
Stresi mund tė ketė njė ndikim serioz nė shėndetin tuaj, sidomos nėse ai bėhet kronik. Ai godet zemrėn dhe qarkullimin e gjakut, sistemin nervor dhe atė imunitar. Shkakton dhimbje gjymtyrėsh, ankth e vėshtirėsi nė tė kuptuar. Tė gjitha kėto shkaktojnė probleme tė dobėsimit tė arterieve tė gjakut, diabetit, astmės, probleme nė marrėdhėniet me njerėzit dhe sjellje e vakėt nė shkollė apo punė. Kur ju jeni tė stresuar, trupi juaj ēliron hormone qė shpeshtojnė frymėmarrjen dhe rrahjet e zemrės, dhe japin njė vėrshim energjish. I gjithė trupi pėrgatitet tė pėrballet me rrezikun. Kjo njihet si “lufta pėr luftė”, reagimi nė gjendje stresi. Ky reagim nė fakt varet nga situata ku ndodheni, kur situata stresuese kalon, trupi kthehet nė gjendjen e tij normale.

Stresi sjell njė jetė tė ndryshueshme
Pak stres ėshtė normal, madje i nevojshėm pėr tė pasur njė jetė tė ndryshueshme dhe interesante. Pėrgjigjja ndaj stresit mund tė jetė e dobishme nė rastet kur reaksioni i shpejtė ndaj tij, bėhet i dobishėm. Prapėseprapė, mund tė vėshtirėsojė aftėsinė tuaj pėr t’i bėrė ballė detyrimeve komplekse dhe interaktive me njerėzit qė iu rrethojnė. Nė qoftė se ju ndiheni tė shtypur nga njė gjendje mbistresante pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe ju mund tė filloni tė ndiheni tė dobėt dhe tė shfaqni probleme shėndetėsore. Lajmi i mirė ėshtė se mund tė gjeni rrugė, qė ju shpien drejt indiferencės dhe shpenzimin e kohės me tė tjera plane qė nuk iu lėnė kohė qė tė mendoni rreth stresit. Kalimi i kėsaj gjendje do tė sillte ēaste tė qeta dhe tė ėmbla pas asaj stuhie tė furishme emocionesh tė pakontrolluara.

Stresi mund tė veprojė mbi ēdo njeri
Stresi pėrkufizohet si njė shpėrndarje mendore ose emocionale, brengė ose hidhėrim, pasojė e njė shtypjeje apo lodhjeje mendore. Kjo lodhje mendore vjen si pasojė e njė ngjarjeje jashtė pėrvojave tė pėrditshme, qė pėrjeton njeriu. Stresi mund tė veprojė mbi cilindo dhe tė pėrjetohet me frikė, tmerr dhe humbje tė shpresave. Shkaku mė i rėndomtė qė shpie nė njė pasojė tė tillė ėshtė njė kėrcenim serioz pėr jetėn, pėr humbjen e fėmijės apo tė bashkėshortit, apo dhe pėr shkatėrrimin e njė marrėdhėnieje tė tė rėndėsishme. Trauma munmund tė pėrjetohet pas njė aksidenti nė grupe njerėzish, pas luftėrash a fatkeqėsish natyrore etj. Edhe ngjarje tė pėrditshme mund tė bėhen burim stresi, si pėr shembull njė zėnkė, nė rrugė, shkollė apo familje.

Pse reagojmė fuqishėm pas njė tragjedie
Ka disa arsye pse tragjeditė lėnė ndikim tė fuqishėm emocional tek njerėzit. Shpesh tragjeditė e dėmtojnė besimin elementar qė ne e kemi pėr jetėn. Mund tė jetė se mėnyra si e shohim jetėn ėshtė dėmtuar, ne ndoshta kemi reaguar ndryshe nga si kemi dėshiruar apo pritur gjatė krizave. Tragjeditė zakonisht ndodhin papritmas dhe pa ndonjė paralajmėrim. Ne nuk kemi kohė t’i pėrshtatemi kėsaj pėrvoje tė re. Kjo zakonisht ėshtė jashtė pėrvojave tona normale dhe ne duhet tė ballafaqohemi me atė qė ėshtė e panjohur pėr ne dhe nuk kemi dituri si tė sillemi. Kur ndodh njė tragjedi, mendja jonė e mban nė kujtesė traumėn me shumė fuqi, si mėnyrė natyrale pėr vetėmbrojtje pėr t’u siguruar qė nuk do tė kaloni nėpėr asilloj situate prapė. Por si rezultat i kėsaj, ju do tė mbeteni me reagime post traumatike dhe stres.

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "

LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve: 320
Location: Nė shpirtin e F.....
Registration date: 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi