Vdes mbreti i "popit" Micheal Jackson.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Vdes mbreti i "popit" Micheal Jackson.

Mesazh  LiLxLaDy prej Sat Jul 04, 2009 10:50 pm

Nga pluhuri nė altar e pastaj rikthimi nė pluhur. Njė karrierė plot lavdi e pėrfunduar nga njė rėnie e pandalshme, njė jetė qė ka qenė njė pėrrallė e pastaj ėshtė shndėrruar nė ankth.

Historia e Micheal Jackson ka qenė e jashtėzakonshme dhe e tmerrshme, njė ngjarje artistike dhe njerėzore tė cilėn pak kush e ka parė. Kėngėtar, balerin, aktor, e kishte filluar aventurėn e tij nė spektakėl si fėmijė ēudibėrės.

E tėra nisi pranė vėllezėrve tė tij Jackie, Tito, Jermaine, Marlon e Randy, tė 5 Jachkson-ėt, tė rritur nėn kujdesin e babait Joe nė Gary, Indiana, njė baba bukur i ashpėr me tė bijtė, e nė veēanti me Michael-in qė, vite mė vonė, rrėfeu pėr dhunėn e shpeshtė qė kishte pėsuar prej tij.

Micheal bashkohet me bendin e vėllezėrve nė moshėn gjashtė vjeēare, mė 1964 dhe bėhet kėngėtar solist i tij pas dy vitesh. Vėllezėrit Jackson lidhin kontratė me Motowon mė 1968.

Singli i parė I want you back, i nxjerr ata menjėherė nė krye tė listės sė klasifikimeve. Ėshtė nisma e njė marshi triumfues: nė fund tė viteve Shtatėdhjetė Jackson-ėt tashmė janė bėrė divė dhe pothuajse tėrė suksesin ia kanė borxh zėrit tė Micheal-it. Nė harkun e dhjetė viteve, vėllezėrit Jackson publikojnė nėntėmbėdhjetė albume tė tjera.

Hapi tij i parė i vėrtetė si solo janė sekuencat e filmit “The Wiz”, me Diane Ross, mė 1978, ku Micheal kishte bėrė edhe filmin.

Por cilėsia e vėrtetė arrin mė 1979 kur realizon albumin Off The Wall, qė shitet nė mbi 20 milionė kopje, pėrfshin dhjetė single nė klasifika dhe ka bashkėpunimin e artistėve tė kalibrit tė Stevie Wonder dhe Paul McCartney. Ėshtė fillimi i njė projekti ndryshe dhe tė ri, qė parasheh, nga ana e Jackson, kontrollin total tė “produktit” tė vet.

Ėshtė ai vetė qė vendos gjithēka, mbi diskun dhe spektaklet, nga skenografitė te koreografitė, deri te moonwalk, hapi tipik i vallėzimit qė do tė bėhet marka e tij e fabrikimit nė vitet tetėdhjetė.

Strategjia paguhet e mė 1982 Jackson pushton botėn mbarė, duke shitur deri mė sot gjashtėdhjetė e pesė milionė kopje tė diskut tė tij tė dytė, Thriller, njėri nga albumet mė tė shitura tė muzikės sė lehtė. Albumi, i prodhuar nga Quincy Jones, ėshtė njė kryevepėr pop.

Me Thriller, Jackson hap epokėn e videomuzikės, duke realizuar disa klipe shumė tė njohura qė do tė kontribuojnė nė mėnyrė substanciale nė zhvillimin e kėsaj gjinie, si ‘Thriller’ (me regjinė e jashtėzakonshme tė John Landis) dhe ‘Billie Jean’.

Nė vitet tetėdhjetė, Micheal Jackson bėhet, bashkė me Madonnėn, ylli mė i popullarizuar i botės.

Aq sa mė 1985 do tė jetė ai (bashkė me Lionel Richie) qė do ta kompozojė himnin humanitar “We are the world”, kėnduar nga yjet mė tė mėdha tė muzikės amerikane pėr hir tė popullatave afrikane, i cili do tė bėhet njė sukses planetar.

Pas suksesit shumė tė madh tė Thriller, qė do ta bėjė Micheal Jackson-in t’i fitojė shtatė Grammy Awards, u desh tė pritet deri mė 1987 pėr ta parė pėrsėri Jackson-in nė veprim me njė album tė vetin.

Por rikthimi i tij koincidon me njė metamorfozė shqetėsuese. Suksesi oqeanik ka transformuar Micheal-in e buzėqeshur nė njė yll megaloman, egocentrik, tekanjoz dhe plot me fobi, qė shkon deri aty sa tė ndėrrojė krejtėsisht fytyrėn dhe ngjyrėn e lėkurės sė vet.

Micheal Jackson-i i “Ri” nuk njeh suksesin e albumit tė tij paraprijės; sado qė qoftė “Bad” (1987) qoftė Dangerous” (1991) shiten nė dhjeta miliona kopje, asgjė nuk ėshtė si mė parė.

Gjėrat pėrkeqėsohen mė 1993, kur arrijnė akuzat e para ndaj tė miturve. Atėherė Jackson provon tė paraqitet nė njė mėnyrė tjetėr, mė 1994 martohet me tė bijėn e Elvis-it, Lisa Marie Presley; mė 1996 vjen gruaja e dytė, Debbie Rowe, e cila do tė bėhet nėna e dy bijve tė tij.

Por suksesi planetar ka marrė fund, shumėfishohen zėrat e njė bankrotimi ekonomik, e nė fund tė viteve nėntėdhjetė michealmania e njė kohe mbetet vetėm kujtim.

Larg nga suksesi dhe klasifikimet, viteve tė fundit janė vetėm kronikat gjyqėsore ato qė interesohen pėr Michael-in, i cili duhet tė pėrgjigjet nė tribunal pėr akuzat e sėmundjeve seksuale, nga tė cilat pastaj do tė lirohet.

Nė vitet dymijė arrin bankrotimi. Jackson, qė kishte blerė tė drejtat e kėngėve tė Beatles, detyrohet tė rishesė gjithēka, edhe vilėn legjendare tė Neverland nė Kaliforni.

Disa muaj mė parė, erdhi paralajmėrimi i njė serie tė gjatė koncertesh nė Londėr, me dhjeta e mija bileta tė shitura nė pak orė, pasuar nga zėrat mbi gjendjen e tij ekonomike dhe shėndetėsore.
Duhej tė ishte rikthimi i tij nė stil tė lartė, pėr ta ripushtuar fronin e “mbretit tė popit”. Njė fron qė do tė mbetet bosh.

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi