Etika dhe Morali.

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Etika dhe Morali.

Mesazh  LiLxLaDy prej Tue Sep 01, 2009 8:44 pm

Etika dhe Morali

Etika ėshtė shkenca mbi moralin ose etosin. Fjala moral rrjedh prej fjalėve mos-moris dhe ka domethėnien e fjalėve zakon dhe karakter ose natyrė.
Termi etikė dhe pavarėsimi i etikės si disiplinė e veqantė filozofike janė tė lidhura me Aristotelin.
Si kategori tė etikės janė: e mira dhe e keqja, e drejta dhe e padrejta, virtyti, e mira mė e lartė, vullneti i mirė, liria etj. Meqė pikėpamjet e moralit janė tė shumta ato ndahen nė: heteronome dhe autonome.
Sipas pikėpamjes heteronome burimi i moralit gjendet diku jashtė njeriut. Njė etikė e kėtillė heteronome ėshtė etika religjioze. Etika autonome thekson se burimi i moralit dhe i veprimit moral gjendet nė vetė njeriun.
Sipas mėnyrės sė pėrcaktimit tė qėllimit tė moralit dhe tė sjelljeve morale dallohet: etika hedonista, etika eidaimoniste dhe etika utilitariste.
Nėn ndikimin e Epikurit u formua rryma filozofike e quajtur epikurizėm, e cila ishte rryma filozofike mė e rėndėsishme e periudhės heleniste.


Epikurianėt

Epikuri jetoi nė fund tė shekkullit IV dhe shekullit III p.e.s. Poeti latin Lukreci, qė jetoi nė Romė nė shekullin e I p.e.s, e ka zhvilluar doktrinėn e tij nė njė poemė tė gjatė dhe tė njohur “De rerum natura” (Mbi natyrėn).
Doktrina epikuriane ndahet nė tre pjesė:
E para ėshtė kanuni ose logjika e cila pėrmbante tėrėsinė e normave dhe tė rregullave tė domosdoshme pėr kėrkimin e sė vėrtetės.
E dyta ėshtl fizika, domethėnė teoria mbi tė cilėn janė vėnė nė zbatim normat dhe rregullat e pjesės sė parė.
E treta, mė e rėndėsishmja dhe arsyeja e ekzistencės sė dy tė tjerave ėshtė morali, qė pėrcakton qėllimet qė duhen ndjekur nė jetėn dhe qė na jep mjetet pėr ti arritur.
Qėllimi i filozofisė sipas epikurianėve- i moralit tė ndriquar nga kanonika dhe fizika- ėshtė qė tė ndihmojė njerėzit pėr tė gjetur lumturinė.

Doktrinėn etike tė Epikurit mund ta radhisim nė hedonizėm, ngase edhe Epikuri e gjen vlerėn mė tė lartė nė njėlloj tė kėnaqėsisė, d.m.th nė lumturinė qė vjen si pasojė e gjendjes sė qetėsisė, patrazimit, jodhimbjes nė shpirt (ataraksioni). Ataraksi ishte e kundėrta e mospėrfilljes, apo e njė qėndrimi mos kokėqarės. Ajo mbėshtetej te njė pavarėsi rrėnjėsore e brendshme qė mund tė paraqitej si dhe ndaj gjithė burimeve tė kėnaqėsive.

Kushtet shoqėroro-historike tė lindjes sė etikės epikuriane dhe stoike

Nė zhvillimin e shoqėrisė dhe tė kulturės helene dallojmė dy periudha themelore: periudha helene dhe periudha helenistike. Periudha helene pėrfshin kohėn e lulėzimit dhe tė zhvillimit tė fuqisė politike-ekonomike dhe tė mėvetėsisė tė shteteve tė vogla helene (polise).
Periudha helenistike-pėrfshin fazėn e dobėsimit dhe tė varėsisė sė kėtyre shteteve tė vogla, sė pari nė sundimin e imperatorisė maqedonase dhe mė vonė tė Romės.
Nė fazėn e parė, qytetari i lirė helen mori pjesė aktive nė jetėn politike, nė tė gjitha aktivitetet publike tė polisit tė vet dhe kėtė pjesėmarje e konsideronte moment tė qenėsishėm tė veprimtarisė sė vet nė pėrgjithėsi.
Kjo gjendje shpreh edhe nė doktrinat etiko-filozofike helene qė shprehen mė mirė gjendjen shoqėrore-politike tė Heladės sė periudhės helene dhe kėto janė doktrina e Platonit dhe Aristotelit. Platoni e vėshtronte problemin etik si formė ose moment tė problemit politik, pėrkatėsisht moralitetin individual e vėshtronte lidhur me pozitėn dhe veprimtarinė e individėve, pėrkatėsisht tė shtresave shoqėrore nė shtet. Gjithashtu edhe Aristoteli, duke e konsideruar njeriun kafshė politike e trajton problemin moral si pjesė tė shkencėsi mbi shtetin mė tė fuqishėm dhe me gjithėpėrfshirės.
Meqė ajo pėrdor dituritė e tjera praktike dhe ligjėrisht pėrcakton qka duhet bėrė dhe qka duhet tė abstenojmė, qėllimi i saj do tė pėrfshinte qėllimet e veprimtarive tė tjera dhe si i tillė do tė perfaqėsonte tė mirėn e pėrgjithshme njerėzore.
Por edhe pse ajo ėshtė e njejtė pėr individin dhe pėr shtetin, e mira e shtetit ėshtė qėllimi mė i rėndėsishėm dhe mė i pėrsosur, qoftė kur edhe ėshtė fjala pėr realizimin e tij ose ekzistimin: kėnaqėsi ėshtė kur ralizohet ajo edhe pėr tė vetmen krijesė, por ėshtė edhe mė bukur kur kjo arrihet pėr gjithė popullin ose pėr shtetin. Nė fazėn e dobėsimit dhe tė shkatėrimit tė fuqisė politike tė shteteve tė vogla helene si dhe tė jostabilitetit tė pėrgjithshėm tė shoqėrisė helene (sidomos duke filluar nga shekulli II para erės sonė) ėshtė e kuptueshme edhe refleksioni etik bėhet tjetėr, se nga shumė aspekte e ndryshon orientimin e vet dhe disa qėndrime. Ky refleksion u drejtohet disa problemeve tė jetės individuale dhe tė brendshme. Nė qoftė se mė parė qytetari helen e konsideronte pjesėmarrjen nė jetėn politike, nė jetėn e polisit detyrė dhe prej kėsaj mund tė priste edhe zgjidhjen e problemeve tė veta personale, tani, forca e shtetit ėshtė shkallmuar dhe individit i mbetet tė tėrhiqet nė vete, kurse etikanėve tė meditojnė se si ky individ i mbėshtetur nė vetvete, tė ndėrtoj njė jetė tė durueshme.
Kėtė gjendje dhe pėrcaktimin objektiv tė refleksionit etik tė kėsaj kohe Eduard Celeri e paraqet me kėto fjalė, qė gjetėn mirėnjohje te tė gjithė historianėt e filozofisė sė kėsaj periudhe:”Nėse,thotė ai,pyesim mė afėrsisht qfarė drejtimi i synimit moral nė rrethanat e dhėna ka qenė i mundshėm dhe i domosdoshėm, atėherė tregohet se kėtu kemi tė bėjmė mė pak me veprat krijuese sesa me ligjėrimin e vazhdueshėm, mė pak pėr veprimtarinė nė drejtimin e jashtėm sesa pėr disponimin e brendshėm, mė shumė pėr jetėn publike sesa private”.
Rrethanat publike nė Heladė ishin tė pashpresė dhe ishte i vogėl numri i atyre qė pėrpiqeshin akoma ti shėrojnė. Sipas asaj si qėndronin qėshtjet, as mė tė mirit nuk i dukej se ka mbetur diqka tjetėr veq se tė tėrhiqet nė vetvete ti kundėrvihet fatkeqėsive tė jashtme, qė kėnaqėsinė e vetė ta bėjnė tė varur vetėm nga gjendja e brendisė sė vet. Ngjajshėm por nė mėnyrė frymėzuese, e pasqyron kėtė kohė dhe gjendje tė shpirtrave nė tė helenisti Millosh Gjuriq kur thotė:”Njeriut i duket se fryma etike, nė kundėrshtim me forėn pasionuese dhe quditėrisht krijuese qė shpėrtheu dhe u pėrhap gjatė pushtimit tė Lindjes dhe nė luftėrat diadogjike, u tėrhoq nė qetėsinė fisnike si nė pushimoren e fundit, ku secili obligim konsiderohet si vėshtirėsi, barrė dhe tronditje, kurse jetohet vetėm pėr kėnaqėsinė intime”.
Etika e periudhės helenistike bėhet kryesisht individualiste, pasive dhe kuietiste. Epikuri pėr shembull, jepte kėshillė se duhet ” jetuar fshehurazi (i tėrhequr)”.
Nė qoftė se i shtojmė edhe orientimin e saj kozmopolit qė shprehet sidomos te stoikėt, atėherė me kėtė i kemi paraqitur karakteristikat e saj tė veqanta.


Edituar pėr herė tė fundit nga LiLxLaDy nė Wed Sep 02, 2009 4:17 pm, edituar 3 herė gjithsej

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "

LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve: 320
Location: Nė shpirtin e F.....
Registration date: 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēka ėshtė Ksenocentrizmi?

Mesazh  LiLxLaDy prej Tue Sep 01, 2009 8:48 pm

Ēka ėshtė Ksenocentrizmi?

Ksenocentrizmi nėnkupton parapelqimin e kulturave tė huja ne krahasim me kulturen vetjake.Duke qenė nė thelb i kunderti i etnocentrizmit,ksenocentrizmi perfaqeson mentalitetin,bindjen se kultura,menyra e jetesės,produktet e ndryshme dhe idete e krijuara nė vend janė inferiore ndaj atyre tė krijuara ne vende te tjera. Ksenocentrizmi perfaqeson edhe bindjen se e rralla,e huaja,e largeta,e panjohura krijojne magjepsje tė veqanta qe nuk e krijojnė dukuritė e komunitetit. Pothuajse tė gjithė individet nė mendime apo nė qendrimet e tyre janė etnocentrikė e ksenocentrikė nė masa tė caktuara.Keshtu per shembull.pergjithesisht amerikanet jane te bindur per perparesine e pothuajse gjithėqka amerikane dhe ato shpesh duket sikur neglizhojnė alternativa tė ndryshme tė kulturave te tjera.Por nė jeten e perditshme mjaft amerikan paguajnė mė shumė pėr mallra tė importuara si veshje tė modes franceze,birra gjermane,paisje elektronike japoneze etj,tė cilat mendohet se jane me te mira se ato vendase. Te qoroditur e tė neveritur nga prapaganda thellesisht etnocentrike e strukturave partiake e shteterore tė regjimit totalitar,te tjetersuar nga varferia ekonomike mjaft shqiptar emigruan drejt vendeve te huaja.Muajt e parė te koheqendrimit ne vend tė huaj,shumica e emigrantėve shqiptarė ishin tė prirur tė nenvleftesonin,tė shperfillnin deri edhe te mohonin kulturen kombetare,se paku mjaft elemente kryesor tė saj.Emigrantet shqiptar flisnin me admirim per arritjet teknologjike me te perparuara,ne Evropė,sidomos ato qe kishin tė benin me zgjidhjen e problemeve praktike kryesore tė jetes sė perditshme;me organizimin ne te mire te sherbimit te transportit urban,te nderlidhjes telefonike,ne mobilim te mjediseve shtepiake,me orendite shtepiake te kompletuara me paraqitje estetike terheqese,me shijen e holle, ne menyren e veshjes etj.. Keta emigrantet shqiptarė e qmonin si shume pozitive dhe arrinin te mohonin kulturen e tyre,qka ne fakt edhe sot ka tė tillė. Duke e mohuar kulturen e tyre njerezit e nxinin realitetin e kulturen shqiptare,ose te “shesė” krenari kombėtare me tepri. Pas kesaj me veshtiresite e shumellojshme i nxitnin emigrantet te shihnin ne menyre me kritike realitetin ekonomik,politik e socialkulturor Evropjan. Mosmarreveshjet e kontradiktat socialkulturore qe tensionojne marredheniet ndermjet shtresave e grupimeve sociale.Tashme ato nisin te vetedijesohen serisht pėr origjinen e tyre. Shpirterisht janė nje pjese e botes shqiptare duke kaluar ne njė tranzicion tė tillė dhe duke mohuar shumė kulturen e tyre kombtare .Shumica e emigranteve shqiptare,tė arriturat ne boten Perendimore, ose atė jashtė saj ne shtetet e zhvilluara, nuk i shihnin me me “syze” ksenocentrike, por me “syze” etnocentrike.

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "

LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve: 320
Location: Nė shpirtin e F.....
Registration date: 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēka ėshtė etnocentrizmi?

Mesazh  LiLxLaDy prej Tue Sep 01, 2009 8:51 pm

Ēka ėshtė etnocentrizmi?

Ne studimet sociologjike eshte i mirepranuar percaktimi se etnocentrizmi Ėshtė vleresimi dhe gjykimi i kulturave tė tjera sipas kritereve,standarteve tė kulturave vetjake. Etnocentrizmi ėshtė njė dukuri e pashmangshme e fazes konfrontuese tė modeleve kulturore tė shoqerive tė ndryshme.Psikozat e prirjet etnocentrike e shnderrojnė kulturen vetjake nė kriter krahasimor pėr tė vlerėsuar e gjykuar tė gjitha kulturat e tjera si tė mira ose tė kqija, tė larta ose tė ulta,si tė verteta ose tė dyshimta duke u nisur nga shkalla e ngjashmėrisė sė tyre me kulturen vetjake. Pėr tė karakterizuar popullin dhe kulturen e tyre njerėzit me psikoza etnocentrike pėrdorin pohime tė tilla: “Populli i zgjedhur”,”populli i qyteteruar”,Besimtar te vertete etj. Ndėrsa pėr popujt e tjerė pėrdorin karakterizimet: “Turma pa identitet”,”Race inferiore”,“Popull i prapambetur”etj. Psh: Sociologu Muriel Herbert ka shkruar se ekziston njė fis eskimez ,mjaft i izoluar nga rrjedhat e zhvillimit tė kulturave boterore me shtrirje tė gjėrė qė e quan veten “inuit”,dmth njerez te vertetė. Etnocentrizmi ėshtė njė reagim njerėzor universal,i pranishem dhe i zbuluar nė mentalitetet e veprimtaritė e tė gjitha shoqerive,tė gjitha grupeve sociale dhe praktikisht te tė gjithė individeve. Tė gjitha grupimet sociale kultivojnė nė forma tė ndryshme prirjet etnocentrike,por jo tė gjithė antaret e tyre nuk janė nė tė njejten masė.Nė vepren “Personaliteti autoritar”,mendimtari i shquar T.Adormo ka argumentuar se mė tė prekur nga psikoza etnocentrike janė pergjithesisht njerėzit me pak tė arsimuar,socialisht me tė izoluar dhe nga pikpamja fetare me besimtarė.Etnocentrizmi eshte njė dukuri komplekse me rrjedhoja tė shumėanshme,shpesh kontradiktore nė zhvillimet socialkulturore dh sidomos ne dinamiken e difuzimit tė kulturave tė ndryshme.Etnocentrizmi frenon nė masa tė caktuara procesin e difuzimit tė kulturave ,ndryshimet e tyre. Ne rradhė tė parė etnocentrizmi kultivon besnikėrinė e antareve ndaj vlerave kulturore,morale te grupimit social qe i perkasin, perforcon unitetin ne rradhet e tyre.pervoja tregon se grupimet sociale me etnocentrike pergjithesisht mbijetojne mė gjatė se grupimet e tjera.Etnocentrizmi nxit e justifikon sakrificat ,dhe shenjteron martirizmin nė emerė tė interesave apo te bindjeve,tė vlerave tė caktuara tė grupit social.Mendėsitė etnocentrike shprehen nė menyrė lakonike nė sentencen:“Une parapelqej vlerat e mia,traditat e mia kulturore megjithese e di qe ato mund te mos jene me te mira se tė tjereve.”Psh.: Nė mjaft shtete ku pesha specifike e njerezve me ngjyrė ėshtė me e madhe se ajo e tė bardhve,organizatat e ndryshme qeveritare e joqeveritare perpiqen tė lartesojnė krenarinė raciale, vetėnderimin pėr grupimin etnik sipas parimit “E zeza eshte e mrekullueshme”.Mendesite e praktikat etnocentrike ndikojnė nė perforcimin e frymes sė atdhedashurise,tė nacionalizmit. Mjaft sociologe mendojnė se ėshtė e pamundur tė kultivohet njė vetėdije e fuqishme,e konsoliduar kombetare pa praninė e dozave tė theksuara tė etnocentrizmit.Psikozat etnocetrike kultivohen nga diktaturat totalitare pėr tė perligjuar politikat ekspansioniste ose rruget e veqanta tė zhvillimit brenda vendit. psh. nė historine e Evropes tė shek.tė 20 ndoshta dymijevjeqareve tė fundit, njė nga diktaturat mė totalitare ėshtė ajo e instaluar nė Gjermani nga nazistet Hitlerian. Pėrpjekjet e shumėanshme,intensive pėr tė justifikuar njė regjim e politikė tė brendshme ultra totalitare dhe, sidomos pėr tė pėrligjuar njė politikė ekspansioniste ne shkallė tė gjėrė tė imponuar me luftė nga mė tė pergjakshmet kunder shumė vendeve tė tjera europiane,afrikane etj. Pėrvoja historike dėshmon se psikozat etnocentrike marrin trajta tė skajshme nė raportet ndėrmjet kultures sė imponuar nga pushtuesit dhe kultures se popujve tė pushtuar,psh: Gjate periudhes se pushtimit turk deri nė vitin 1912,ideologet dhe perfaqesuesit e kultures sė pushtuesve i konsidėronin shqiptaret ”arnaut te eger,” , "popull parakulturor",barbar qe nuk lidhen,me popullė me patologji akulturative,popull kunderkulturor etj.Keto etiketime tė kultures shqiptare pėrcaktoheshin nga rrugėt e ndryshme dhe,nė mjaft aspekte,nga kahja e kundėrt e zhvillimit tė kultures shqiptare nė raport me proceset e kultures sė pushtuesve turq.Shqiptaret qė jetonin nė zonat e pushtuara dhe sidomos ata qė braktisen qytetet e fushat e pushtuara dhe u ngujuan nė mallet e zeza tė panenshtruara ose nė mergim ,jo vetem qė i perqmonin nė forma tė ndryshme shumė elemente kulturore tė imponuara nė struktura pėrkatėse tė regjimit te pushtimit turk,por dhe zhvillonin mjaft elemente tė kultures shqiptare sikuder kulturė nė raport me elemente tė tilla,duke e ruajtur edhe vleren e besimit fetar, kombtar dhe etnologjik.

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "

LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve: 320
Location: Nė shpirtin e F.....
Registration date: 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi