Si u bė 25 dhjetori Krishtlindje,........

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Si u bė 25 dhjetori Krishtlindje,........

Mesazh  LiLxLaDy prej Sun Dec 27, 2009 4:48 pm

Si u bė 25 dhjetori Krishtlindje/A ėshtė me tė vėrtetė ditėlindja e Krishtit?


Mė 25 dhjetor, kristianėt anembanė botės do tė mblidhen pėr tė festuar ditėlindjen e Jezusit. Kėngė tė gėzueshme, liturgji speciale, dhurata tė mbledhura me letra tė shkėlqyeshme, ushqime festive: tė gjitha kėto karakterizojnė ditėn e festimit sot, tė paktėn nė hemisferėn veriore. Por nga erdhi festivali i Krishtlindjes? Si u bė 25 dhjetori i lidhur me ditėlindjen e Jezusit?

Bible ofron pak tė dhėna: Festimet e lindjes sė Jezusit nuk pėrmenden nė Ungjijtė apo Aktet: nuk jepen as data, bile as dhe koha e vitit. Referenca biblike pėr barinj qė janė duke u kujdesur pėr kopetė e tyre natėn kur mėsuan lajmin e lindjes sė Jezusit (Luka 2:Cool mund tė sugjerojnė sezonin pranveror tė qengjave; nga ana tjetėr, nė muajin e ftohtė tė dhjetorit delet fare mirė mund tė kenė qenė nė stane. Megjithatė, shumica e studiuesve do tė kėrkonin maturi rreth nxjerrjes tė njė detaji tė tillė tė saktė, por tė rastėsishėm, nga njė narrativė fokusi i sė cilės ėshtė teologjik mė shumė sesa kalendarik.

Dėshmia ekstrabiblike nga shekulli i I-rė dhe i II-tė ėshtė njėlloj e pakėt: Nuk ka asnjė pėrmendje tė festimit tė ditėlindjes nė shkrimet e shkrimtarėve tė hershėm kristianė si Irenaeusi (rreth. 130-200) apo Tertuliani (rreth 160-225). Origeni i Aleksandrisė (rreth 165-264) shkon aq larg sa tė pėrqeshė festimet romake tė ditėlindjeve, duke i damkosur ato si praktika "pagane" - njė tregues i fortė se lindja e Jezusit nuk u shėnua me festime tė ngjashme nė atė vend dhe kohė. Pėr aq sa mund tė tregoj, Krishlindja nuk festohej aspak nė atė kohė.

Kjo gjė ėshtė nė kontrast tė fortė me shumė tradita tė hershme qė rrethojnė ditėt e fundit tė Jezusit. Secili prej Katėr Ungjijve na jep informacion tė detajuar rreth kohės sė vdekjes sė Jezusit. Sipas Gjonit, Jezusi ėshtė kryqėzuar sapo qengjat e Pashkės hebraike qenė sakrifikuar. Kjo duhet tė ketė ndodhur me 14 tė muajit hebre Nisan, pak pėrpara se dita e pushimit hebraike tė fillonte nė perėndim tė diellit (duke pasur parasysh fillimin e datės 15, pasi nė kalendarin hebraik ditėt fillojnė nė perėndimin e diellit. Megjithatė, tek Mateo, Marku dhe Luka, Darka e Fundit ėshtė mbajtur pas perėndimit tė diellit, nė fillimin e datės 15. Jezusi ėshtė kryqėzuar mėngjesin tjetėr, akoma nė datėn 15.

Pashka, njė zhvillim shumė mė i hershėm se Krishtlindja, qe thjesht riinterpretimi gradual kristian i Pesakut nė termat e Pasionit tė Jezusit. Mbajtja e saj mund tė implikohet bile nė Dhiatėn e Re (1 Korintiasit 5:7-8: "Qengji ynė sakrifikues, Krishti, ėshtė sakrifikuar. Kėshtu qė le ta festojmė pėrkujtimin..."); sigurisht qė qe njė festė kristiane e dallueshme kristiane nga mesi i shekullit tė II-tė B.C., kur njė tekst apokrif i njohur si Epistoli pėr Apostujt e tregon Jezusin qė tė udhėzojė dishepujt e tij "pėr tė pėrkujtuar vdekjen e tij, domethėnė Pashkėn hebraike".

Aktiviteti fetar, mrekullitė, Pasioni dhe Ringjallja qenė shpesh gjėrat me interes mė tė madh pėr shkrimtarėt kristianė tė shekullit tė I-rė dhe tė fillimit tė shekullit tė II-tė B.C.. Por me kalimin e kohės, origjina e Jezusit do tė bėhej njė preokupim gjithnjė e mė i madh. Ne mund tė fillojmė ta shikojmė tashmė kėtė ndryshim nė Dhiatėn e Re. Shkrimet mė tė hershme - Pali dhe Marku - nuk e pėrmendin lindjen e Jezusit. Ungjijtė e Mateos dhe Lukės na japin pėrshkrime tė mirėnjohura, por krejtėsisht tė ndryshme tė evenimentit - megjithėse asnjėri nuk e specifikon njė datė. Nė shekullin e II-tė B.C., detaje tė mėtejshme tė lindjes dhe tė fėmijėrisė sė Jezusit janė tė lidhura nė shkrime apokrife tė tilla si Ungjilli i Fėmijėrisė i Thomait dhe Proto - Ungjilli i Xhejmsit. Kėto tekste na japin ēdo gjė, duke filluar nga emrat e gjyshėrve tė Jezusit deri tek detajet e edukimit tė tij, por jo datėn e lindjes sė tij.

Mė sė fundi, rreth vitit 200 B.C., njė mėsues kristian nė Egjipt i referohet datės qė u lind Jezusi. Sipas Klementit tė Aleksandrisė, disa ditė tė ndryshme qenė propozuar nga grupe tė ndryshme kristiane. E habitshme sa mund tė duket, Klementi nuk e pėrmend aspak 25 dhjetorin. Klementi shkruan: "Janė ata qė kanė pėrcaktuar jo vetėm vitin e lindjes tė Zotit tonė, por edhe ditėn dhe thonė se ajo ndodhi nė vitin e 28-tė tė Augustit dhe nė ditėn e 25-tė tė [muajit egjiptian] Pachon [20 maji nė kalendarin tonė]... Dhe duke trajtuar Pasionin e Tij, me saktėsi shumė tė madhe, disa thonė se ndodhi nė vitin e 16-tė tė Tiberiusit, nė ditėn e 25-tė tė [muajit egjiptian] Phamenoth [21 marsi nė kalendarin tonė]; tė tjerė thonė nė ditėn e 25-tė tė Pharmuthi [21 prilli nė kalendarin tonė] dhe tė tjerė akoma nė ditėn e 19-tė tė Pharmuthi [15 prilli nė kalendarin tonė] Shpėtimtari vuajti. Mė tej akoma, tė tjerė thonė se, Ai lindi ditėn e 24-ėt apo tė 25-tė tė Pharmuthi [20 apo 21 prilli nė kalendarin tonė]".

Dukshėm qė ekzistonte njė paqartėsi tė madhe, por gjithashtu edhe sasi tė konsiderueshme interesi nė datimin e lindjes sė Jezusit nė shekullin e II-tė. Megjithatė, nga shekulli i IV-ėt, ne gjejmė referenca tė dy datave qė u pranuan gjerėsisht - dhe qė tani gjithashtu festohen - si ditėlindje tė Jezusit: 25 dhjetori nė Perandorinė Romake perėndimore dhe 6 janari nė Lindje, (veēanėrisht nė Egjipt dhe Azinė e Vogėl). Kisha moderne armene vazhdon qė ta festojė Krishtlindjen mė 6 janar; megjithatė, pėr pjesėn mė tė madhe tė kristianėve 25 dhjetori do tė mbizotėrojė, ndėrsa 6 janari eventualisht u bė i njohur si Dita e Epifanisė, qė pėrkujton ardhjen e magjistarėve nė Betlehem. Periudha midis u bė sezoni i pushimeve mė pas i njohur si 12 ditėt e Krishtlindjes.

Pėrmendja mė e hershme e 25 dhjetorit si ditėlindje e Jezusit vjen nga njė almanak romak i mesit tė shekullit tė IV-ėt qė liston datat e vdekjeve tė peshkopėve dhe martirėve tė ndryshėm kristianė. Data e parė e listuar, 25 dhjetori, shėnohet: natus Christus in Betleem Judeae: "Krishti u lind nė Betlehem tė Judeas". Rreth vitit 400 B.C., Augustini i Hipos pėrmend njė grup disident kristian lokal, donatistėt, qė nė mėnyrė tė dukshme e bėnte festimin e Krishtlindjes mė 25 dhjetor, por refuzonte qė tė festonte Epifaninė mė 6 janar, duke e shikuar atė si njė novatorizėm. Qysh kur grupi donatist u shfaq vetėm gjatė persekutimit tė Dioklecianit nė vitin 312 B.C. dhe mė pas qėndroi me kokėfortėsi i lidhur me praktikat e atij momenti nė kohė, ata duket se pėrfaqėsojnė njė traditė afrikanoveriore kristiane mė tė vjetėr.

Nė Lindje, 6 janari fillimisht nuk u shoqėrua vetėm me magjistarėt, por me historinė e Krishtlindjes si njė e tėrė.

Kėshtu, pothuajse 300 vjet pas lindjes sė Jezusit, mė sė fundi gjejmė njerėz qė e festojnė lindjen e tij nė mes tė dimrit. Por si i vendosėn ata datat 25 dhjetor dhe 6 janar?

Sot, ekzistojnė dy teori: njėra jashtėzakonisht popullore, tjetra mė pak e dėgjuar jashtė rretheve tė studiuesve (megjithėse shumė mė e vjetėr).

Teoria e lavdėruar me zė mė tė lartė rreth origjinės sė dat-ės/ave tė Krishtlindjes ėshtė ajo qė u huazua nga festimet pagane. Romakėt e kishin festivalin e tyre tė mesit tė dimrit tė Saturnalias nė fundin e dhjetorit; popujt barbarė tė Europės Veriore dhe Perėndimore i mbajtėn ditėt e pushimit nė kohė tė ngjashme. Pėr ta kompletuar atė, nė vitin 274 B.C., Perandori romak Aurelian e caktoi njė ditė festimi tė lindjes sė Sol Invictus mė 25 dhjetor. Krishtlindja, vazhdon argumenti, ėshtė realisht njė rrjedhim nga kėto festime diellore pagane. Sipas kėsaj teorie, kristianėt e hershėm i zgjodhėn me qėllim kėto data pėr tė inkurajuar pėrhapjen e Krishtlindjes dhe tė kristianizmit anembanė botės romake: Nėqoftėse Krishtlindja dukej si njė festė pagane, mė shumė paganė do tė hapeshin ndaj festės dhe Zotit, lindjen e tė cilit ajo festonte.

Pavarėsisht popullaritetit tė saj sot, kjo teori e origjinės sė Krishtlindjes ka problemet e saj. Pikė sė pari, ajo nuk gjendet nė asnjė shkrim tė hershėm kristian. Autorėt kristianė tė kohės nėnvizojnė njė lidhje midis solsticit dhe lindjes sė Jezusit: Pėr shembull, babai i kishės Ambrozi (rreth viteve 339-397) e pėrshkruante Krishtin si diellin e vėrtetė, i cili i kalonte nė ndriēim zotat e rėnė tė rendit tė vjetėr, por shkrimtarėt e hershėm kristianė kurrė nuk e lanė indikacionin mė tė vogėl nė ndonjė pėrpunim tė vonshėm kalendarik; dukshėm qė ata nuk mendonin se data qe zgjedhur nga kisha. Mė shumė, ata e shikojnė koinēidencėn si njė shenjė hyjnore, si provė tė natyrshme qė Zoti e ka zgjedhur Jezusin mbi zotat fallsė paganė.

Nuk ka qenė deri nė shekullin e XII-tė qė ne tė gjejmė sugjerimin e parė qė festimi i lindjes sė Jezusit tė vendosur qėllimisht nė kohėn e festimeve pagane. Njė shėnim anėsor nė njė dorėshkrim me shkrimet e komentatorit biblik sirian Dionysius bar-Salibi deklaron se, nė kohėra tė vjetra dita e pushimit e Krishtlindjes aktualisht u ndryshua nga 6 janari nė 25 dhjetor, kėshtu qė ra nė tė njėjtėn datė si dita e pushimit pagane Sol Invictus. Nė shekujt e XVIII-tė dhe XIX-tė, studiuesit e Biblės e shtyrė nga studime tė reja religjionesh krahasuese u kapėn pas kėsaj ideje. Ata pretenduan se, pėr shkak se kristianėt e hershėm nuk e dinin se kur kish lindur Jezusi, ata thjesht asimiluan festimin pagan tė solsticit pėr qėllimet e tyre, duke e pretenduar atė si kohėn e lindjes sė Mesias dhe e festuan atė qysh atėhere.

Studime mė tė vonshme kanė treguar se, shumė prej efekteve moderne tė ditėve tė pushimit pasqyrojnė zakone pagane tė huazuara shumė mė vonė, teksa kristianizmi zgjerohej nė Europėn Veriore dhe Perėndimore. Pėr shembull, pema e Krishtlindjes ėshtė lidhur me praktikat mesjetare druide. Kjo vetėm i ka inkurajuar audiencat moderne qė tė supozojnė se gjithashtu edhe data duhet tė jetė pagane.

Megjithatė, siē e pranojnė shumė studiues, ekzistojnė probleme me kėtė teori popullore. Nė mėnyrė mė domethėnėse, pėrmendja e parė e njė datė pėr Krishtlindjen (rreth vitit 200) dhe festimet mė tė hershme qė ne dimė (rreth viteve 250-300) vijnė nė njė periudhė ku kristianėt nuk po huazonin fuqishėm nga tradita pagane me njė karakter tė tillė tė natyrshėm.

E pranuar si e vėrtetė, besimi dhe praktika kristiane nuk u formuan nė izolim. Shumė elementė tė hershėm tė adhurimit kristian - pėrfshi vaktet eukaristike, vaktet qė nderonin martirėt dhe arti funeral kristian shumė i hershėm - do tė kishin qenė goxha tė kuptueshėm pėr vėzhguesit paganė. Megjithatė, nė shekujt e parė pas lindjes sė Krishtit, minoriteti i persekutuar kristian qe thellėsisht i preokupuar me distancimin e vetes nga ritualet fetare pagane mė tė mėdha publike, tė tilla si sakrificat, lojėrat dhe ditėt e pushimit. Kjo qe akoma e vėrtetė po aq vonė sa persekutimet e dhunshme tė kristianėve tė kryera nga Perandori romak Dioklecian nė periudhėn midis viteve 303 dhe 312 B.C.

Kjo do tė ndryshonte vetėm, pasi Kostandini tė konvertohej nė kristianizėm. Nga mesi i shekullit tė IV-ėt e kėtej, ne gjejmė kristianė qė adoptojnė qėllime dhe kristianizojnė festime pagane. Njė idhtar i famshėm i kėsaj praktike qe Papa Gregori i Madh, i cili nė njė letėr tė shkruar nė vitin 601 B.C. njė misionari kristian nė Britani, rekomandon qė tempujt lokalė paganė tė mos shkatėrrohen, por tė konvertohen nė kisha dhe festimet pagane tė realizohen si pėrkujtime tė martirėve kristianė. Nė kėtė pikė tė vonė, Krishtlindja fare mirė mund tė ketė fituar disa ornamente pagane, por ne nuk kemi dėshmi tė kristianėve qė adoptojnė festime pagane nė shekullin e III-tė B.C., pikė, e cila daton se u vendos Krishtlindja. Pėr pasojė, ka pak tė ngjarė qė data tė jetė zgjedhur thjesht pėr tė korresponduar me festimet diellore pagane.

Festimi i 25 dhjetorit duket tė ketė ekzistuar pėrpara vitit 312, tė paktėn pėrpara Konstandinit dhe konvertimit tė tij. Siē e kemi parė, kristianėt donatistė nė Afrikėn Veriore duket ta kenė ditur kėtė qysh pėrpara kėtij viti. Veē kėsaj, nė mesin dhe fundin e shekullit tė IV-ėt, liderė kishtarė nė Perandorinė Lindore e preokuponin veten jo me futjen e njė festimi tė ditėlindjes sė Jezusit, por me shtimin e datės sė festimit tradicional tė tyre mė 6 janar.

Ekziston edhe njė mėnyrė tjetėr pėr tė shpjeguar origjinėn e Krishtlindjes mė 25 dhjetor: E ēuditshme sa mund tė duket, ēelėsi pėr tė datuar ditėlindjen e Jezusit mund tė qėndrojė nė datimin e vdekjes sė Jezusit nė Pashkėn hebraike. Kjo pikėpamje ju sugjerua fillimisht botės moderne nga studiuesi francez, Louis Duchesne, nė fillimin e shekullit tė XX-tė dhe ju shpjegua plotėsisht nga amerikani Thomas Talley, nė vite mė tė vonshme. Por me siguri ata nuk qenė tė parėt qė nėnvizonin njė lidhje midis datės tradicionale tė lindjes dhe vdekjes sė Jezusit.

Rreth vitit 200 B.C., Tertulliani i Kartagjenės raportoi llogaritjen se dita e 14-tė e Nisan (dita e kryqėzimit sipas Ungjillit tė Gjonit) nė vitin qė Jezusi vdiq ishte ekuivalent 25 marsin nė kalendarin romak (diellor). Sigurisht, 25 marsi ėshtė 9 muaj pėrpara 25 dhjetorit; kjo mė vonė u njoh si Dita e Zonjės - pėrkujtimi i konceptimit tė Jezusit. Kėshtu qė, Jezusi besohej se ishte konceptuar dhe kryqėzuar nė tė njėjtėn ditė tė vitit. Saktėsisht 9 muaj mė pas, mė 25 dhjetor, Jezusi lindi.

Ideja duket nė njė traktat kristian anonim tė titulluar "Lidhur me solsticet dhe ekuinokset", i cili duket se ka ardhur nga Afrika Veriore e shekullit tė IV-ėt. Traktati deklaron: "Pėr kėtė arsye, Zoti ynė u konceptua ditėn e tetė tė kalendave nė muajin mars [25 mars], qė ėshtė dita e pasionit tė Zotit dhe e konceptimit tė tij. Sepse ėshtė nė tė njėjtėn ditė, qė u konceptua nė tė njėjtėn dhe vuajti". Bazuar nė kėtė, traktati e daton ditėlindjen e Jezusit me solsticin e dimrit.

Edhe Augustine qe familjar me kėtė asociim. Tek "Lidhur me Trininė" (rreth 399-419), ai shkruan: "Ai [Jezusi] besohet tė jetė konceptuar me 25 tė marsit, tė njėjtėn ditė qė ai gjithashtu vuajti; kėshtu qė mitra e Virgjėreshės, nė tė cilin ai u konceptua, ku asnjė prej tė vdekshmėve nuk ishte prodhuar, korrespondon me varrin e ri nė tė cilin ai u varros, brenda tė cilit asnjė njeri nuk qėndroi, as pėrpara tij, as qysh atėhere. Por, sipas traditės, lindi mė 25 dhjetor".

Edhe nė Lindje, datat e konceptimit dhe vdekjes sė Jezusit qenė tė lidhura. Por, nė vend qė tė niseshin nga 14 e Nisanit nė kalendarin hebraik, lindorėt pėrdorėn 14-ėn e muajit tė parė tė pranverės (Artemisios) nė kalendarin e tyre lokal grek - 6 prill pėr ne. Sigurisht, 6 prilli ėshtė saktėsisht 9 muaj pėrpara 6 janarit, datės lindore pėr Krishtlindjen. Edhe nė Lindje ne kemi dėshmi se, prilli shoqėrohet me konceptimin dhe kryqėzimin e Jezusit. Peshkopi Epiphanius i Salamisit shkruan lidhur me 6 prillin: "Qengji u mbyll nė mitrėn e papėrlyer tė Virgjėreshės sė shenjtė, ai qė hoqi dhe heq nė sakrificė tė pėrjetshme mėkatet e botės". Akoma sot, Kisha armene e feston Ditėn e Zonjės nė fillimet e prillit (me 7 dhe jo me 6) dhe Krishtlindjen mė 6 janar. Kėshtu qė, ne kemi kristianė nė tė dyja anėt e botės qė e llogarisin lindjen e Jezusit nė bazėn qė vdekja dhe konceptimi i tij ndodhėn nė tė njėjtėn ditė (25 mars apo 6 prill) dhe dalin me dy rezultate tė afėrta, por tė ndryshme (25 dhjetor dhe 6 janar).

Lidhja e konceptimit dhe e vdekjes sė Jezusit nė kėtė mėnyrė, sigurisht qė do t'u duket e ēuditshme lexuesve modernė, por ajo pasqyron kuptimet e lashta dhe mesjetare e tė gjithė ringjalljes qė ndėrthuren sėbashku. Njė prej shprehjeve mė pikante tė kėtij besimi gjehet nė artin kristian. Nė shumė piktura tė engjėllit tė Lajmėrimit tė Maries - momenti i konceptimit tė Jezusit - foshnja Jezus tregohet se po zbret nga parajsa nė ose me njė kryq tė vogėl; njė kujtues vizual se konceptimi sjell premtimin e shpėtimit nėpėrmjet vdekjes sė Jezusit.

Nocioni se krijimi dhe ringjallja duhet tė ndodhin nė tė njėjtėn kohė tė vitit, pasqyron gjithashtu njė traditė tė lashtė hebreje, tė regjistruar nė Talmud. Talmundi babilonas ruan njė konflikt midis dy rabinėve tė fillimit tė shekullit tė II-tė B.C. qė e ndajnė kėtė pikėpamje, por nuk janė dakord nė datėn: Rabiu Eliezer deklaron: "Nė Nisan u krijua bota; nė Nisan lindėn Patriarkėt; nė Pashkėn hebraike lindi Isaku... dhe nė Nisan ata [stėrgjyshėrit tanė] do tė ringjallen nė tė ardhmen". (Rabiu tjetėr, Joshua, i daton tė njėjtat ngjarje nė muajin pasardhės, Tishri). Pėr pasojė, datat e Krishtlindjes dhe tė Epifanisė fare mirė do tė kenė rezultuar nga reflektimi teologjik kristian ndaj kronologjisht tė tilla: Jezusi duhet tė jetė konceptuar nė tė njėjtėn datė qė vdiq dhe lindur nėntė muaj mė pas.

Nė fund ne kemi mbetur me pyetjen: Si u bė 25 dhjetori Krishtlindje? Nuk mund tė jemi krejtėsisht tė sigurtė. Elementė tė festimit qė u zhvillua nga shekulli i IV-ėt deri nė kohėt moderne, fare mirė mund tė burojnė nga tradita pagane. Megjithatė, data aktuale mund tė burojė fare mirė mė shumė nga hebraizmi - nga vdekja e Jezusit nė Pesak dhe nga nocioni rabinik se gjėra tė mėdha mund tė priten edhe njėherė akoma nė tė njėjtėn kohė tė vitit - sesa nga paganizmi. Edhe njėherė akoma, nė kėtė nocion ciklesh dhe rikthimi tė shpėtimit tė Zotit, ne ndoshta mund t'i afrohemi romakėve paganė qė festonin Sol Invictus dhe shumė popuj tė tjerė gjithashtu qysh atėhere duhet ta kenė kuptuar dhe pretenduar pėr veten e tyre.

(Biblical Archeology Review)

Pėrgatiti

ARMIN TIRANA

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi