Sėmundja e dashurisė!!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Sėmundja e dashurisė!!

Mesazh  LiLxLaDy prej Sun Dec 27, 2009 5:04 pm

Sėmundja e dashurisė

Frymėmarrje e rėnduar, takikardi, pakėsim i oreksit. Dhe pastaj mendime tė kėqija, ankth pėr tė ardhmen, ndryshime tė menjėhershme tė humorit. Mos bėni sikur nuk i njihni simptomat.

Janė simptomat e njė sėmundjeje qė herėt a vonė i godet tė gjithė, por qė asnjė mjek nuk do tė guxonte ndonjėherė t’i diagnostikonte si tė tilla. Tė nxirrje diagnozėn e sėmundjes sė dashurisė, ishte diēka normale pėr mjekėt e antikitetit. Por nė mjekėsinė shkencore tė ditėve tona, pėr dashurinė si sėmundje nuk flitet mė. Mjekėsia, bashkė me psikologjinė, duket se kanė hequr dorė madje edhe nga tė pėrgjigjet nė pyetjen: ēka ėshtė dashuria? Pėr ta risjellė kėtė fjalė nė fjalorin mjekėsor tenton Frank Tallis, psikologu klinik anglez qė jep psikologji klinike dhe neuroshkencė nė King’s College. Tallis, nė librin e tij tė ri “Love sick” propozon njė tezė paradoksale dhe provokuese: qė dashuria ėshtė njė formė e sėmundjes mendore. Por njė sėmundje e nevojshme dhe pėr tė cilėn nė tė vėrtetė ne nuk duam asnjė lloj kurimi.

Aq sa tė konsiderohet njė sėmundje mendore?

Diagnoza e sėmundjes sė dashurisė konsiderohej si e ligjshme dhe e dobishme nga mjekėsia, sė paku deri nė fillim tė Gjashtėqindės. Dhe nėse rilexojmė ato diagnoza antike, shohim se pacientėt nė fjalė tregonin njė bashkėsi simptomash: mendim fiks pėr personin qė duam, melankoli, gjendje ekstaze, lėkundje tė fuqishme tė humorit. Tė gjitha simptomat qė bėjnė pjesė nė diagnozat bashkėkohore tė obsesionit, depresionit, manisė. Diagnoza e vjetėr e sėmundjes sė dashurisė pėrkon pothuajse pėrsosmėrish me njė diagnozė tė ditėve tė sotme ajo e shqetėsimit obsesiv me ndryshime tė humorit. Ka shumė aspekte tė rėnies nė dashuri, qė stimulojnė njė shqetėsim mendor, nė njė mėnyrė kaq besnike, sa ndoshta nuk ka asnjė ndryshim tė vėrtetė mes obsesionit pėr personin e dashur dhe njė obsesioni tė vėrtetė klinik. Pėrvoja e rėnies nė dashuri ėshtė pėr shumė prej nesh pėrvoja mė e afėrt me sėmundjen mendore, qė na qėllon ta provojmė. Ėshtė rasti ynė pėr tė flirtuar me ēmendurinė.

Pėrse na paska dėnuar evolucioni qė tė eksperimentojmė njė sėmundje mendore?

Dashuria ėshtė njė lloj mekanizmi sigurie, qė evolucioni e ka krijuar pėr tė kontrolluar specien nga vetė racionaliteti ynė. Duhet tė jetė irracionale pėr tė siguruar lindjen, pra vazhdimin e species njerėzore. Fėmijėt tanė lindin mjaft tė prekshėm dhe tė dobėt dhe kanė nevojė pėr kujdes nga ana e prindėrve. Dhe nė ndryshim nga kafshė tė tjera, ne kemi njė tru mjaft tė zhvilluar, qė na lejon tė rebelohemi kundėr instinkteve tona riprodhuese dhe tė refuzojmė punėn e vėshtirė tė rritjes sė fėmijėve.

Disa manifestime tė dashurisė nxjerrin nė pah aspektin patologjik. Nė mėnyrė tė veēantė xhelozia.

Xhelozia ėshtė njė gjendje emocionale mjaft komplekse, qė e ka origjinėn nga njė kėrcėnim real ose imagjinar ndaj marrėdhėnies seksuale. Ėshtė njė pėrzierje e ankthit, inatit dhe depresionit, qė shtrembėron perceptimet tona dhe me raste na bėn edhe tė dhunshėm. Por ėshtė kaq e fuqishme sepse ėshtė e rėndėsishme pėr specien. Funksioni kryesor i dashurisė ėshtė qė tė ēimentojė njė marrėdhėnie seksuale pėr njė periudhė kohe tė mjaftueshme pėr tė rritur fėmijėt, por nuk funksionon gjithmonė. Xhelozia ėshtė njė shėrim pėr jo pėrsosmėritė e dashurisė, lejon mbrojtjen e interesave tona riprodhuese nga rivalėt. Tė gjithė rrjedhim nga paraardhės xhelozė dhe pjesa mė e madhe e tentativave moderne pėr tė kapėrcyer xhelozinė nuk funksionojnė. Mendimi liberal nuk mund tė bėjė shumė kundėr demonėve tanė tė evolucionit.

Nė libėr ju jepni njė shpjegim edhe pėr faktin qė dashuria shpesh na bėn tė sillemi si fėmijė.

Pėr qeniet njerėzore ėshtė mjaft e rėndėsishme qė, qė tė vegjėl tė formojnė njė lidhje tė fortė qė tė kujdeset pėr ta, mė e preferueshme ėshtė ajo me nėnėn. Sigurisht, kjo ka njė pėrparėsi tė madhe evolutive dhe ėshtė ndoshta sjellja mė e rėndėsishme, e shkruar nė neuronet tona. Ndoshta ngjitja fėmijėrore me nėnėn dhe ajo me personin e dashur varen nga tė njėjtat sisteme neuronesh thelbėsorė. Nė njėfarė mėnyre, lidhja mes nėnės dhe fėmijės ėshtė modeli origjinal i tė gjitha lidhjeve tė thella. Nėna dhe fėmija pėr shembull, kalojnė shumė kohė duke u parė nė sy dhe duke prekur fytyrat, tamam si tė dashuruarit. Me njė tė sapolindur sajojmė vargje tė ēuditshme apo kėndojmė, nė mėnyrė shpeshherė qė na bėn tė ndihemi si nė turp, tė njėjtėn gjė bėjmė edhe me personin qė dashurojmė

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ēka ndodh me trurin kur biem nė dashuri?

Mesazh  LiLxLaDy prej Sun Dec 27, 2009 5:15 pm

Ēka ndodh me trurin kur biem nė dashuri?

Nė nivel kimik, gjėja qė kemi zbuluar nga shigjetat e Erosit ėshtė ositoksina. Ėshtė njė edorfinė, domethėnė njė nga ato substanca kimike tė ngjashme me barin e opiumit qė nė trurin tonė rregullojnė kėnaqėsinė dhe dhimbjen. Ositoksina ka njė rol qė shfaqet qė nė shfaqjen e dėshirės seksuale ndaj njė njeriu, por nivelet e saj ngrihen nė mėnyrė dramatike dorė pas dore kur nisim intimitetin me tė. Ėshtė pėrgjegjėse pėr ndjesinė e euforisė, qė lidhet me afėrsinė me personin qė duam dhe ka efekte tė rėndėsishme mbi kujtesėn, duke e konsoliduar imazhin e tjetrit nė mėnyrė qė shėrben pėr ta mbajtur tė gjallė lidhjen, edhe kur jemi larg.

Nėse dashuria ėshtė vėrtetė njė sėmundje mendore, a duhet tė shqetėsohemi pėr ta kuruar?

Pjesėrisht kjo ndodh ndėrkaq. Siē e thashė, shumė persona qė nė tė vėrtetė vuajnė nga sėmundja e dashurisė, gjenden pėrballė diagnozės zyrtare tė depresionit dhe mjekohen me antidepresivė. Dhe shpesh kjo funksionon sepse edhe vuajtja e dashurisė, ashtu si depresioni, duket se ka tė bėjė me njė ulje tė nivelit tė serotoninės, pėr tė cilėn shėrbejnė kėta ilaēe. Nuk mund tė pėrjashtohet fakti se nė vitet e ardhshme me pėrparimin e njohurive biokimike, tė shpiken ilaēet e duhura pėr tė mjekuar simptomat e njė zhgėnjimi dashuror. Por nė vetvete dashuria ėshtė njė sėmundje, qė nuk do t’ia gjejmė kurrė mjekimin. Ajo qė mund tė bėjmė ėshtė vetėm ta jetojmė dashurinė nė mėnyrė sa mė tė shėndetshme, gjė qė shpesh nuk e bėjmė. Pa pritur tepėr, por edhe pa nėnvleftėsuar pasojat e saj.

Duhet tė heqim dorė nga romantizmi?

Idealizmi romantik, ai i ngritur nė qiell nga poetėt, ėshtė njė fenomen tipik perėndimor, qė ka pasur pasoja tė thella nė kulturėn tonė, duke e kthyer dashurinė nė njė lloj feje nė na shpie nė shpresa krejt jorealiste. Nė njėfarė pike kemi nisur tė kėrkojmė tek qeniet e tjera njerėzore atė transcendencė, tė cilėn mė pėrpara e kėrkonim tek feja. Dhe natyrisht qė jemi tė dėnuar tė dėshtojmė, sepse njerėzit janė tė mbushur me defekte dhe nuk mund tė na japin kėtė lumturi tė thellė e tė pėrjetshme thjesht duke pasur njė marrėdhėnie me ne. Nė kėtė kuptim disa aspekte tė traditės lindore, nė tė cilėn rėnia nė dashuri nuk shenjtėrohet dhe ku martesat bėhen me shkuesi, ēuditėrisht dalin mė tė shėndetshme.

Le tė flasim pėr seksin

Kur bėjmė seks me dikė, nė trurin tonė prodhohen ndryshime nė nivel kimik qė na bėjnė qė ai person tė na duket mė tėrheqės. Tė bėsh seks nė mėnyrė tė rastėsishme do tė thotė tė luash me zjarrin, me mekanizma evolutivė mjaft tė fuqishėm. Rrezikojmė tė biem nė dashuri dhe tė formojmė njė lidhje me njė njeri qė nuk na pėrshtatet, kur nė tė vėrtetė do tė ishte mė mirė tė kėrkonim dikė me tė cilin kemi mė tepėr gjėra tė pėrbashkėta, me tė cilin ndajmė tė njėjtėn mėnyrė tė tė parit tė botės, qė na stimulon intelektualisht. Sipas tė gjitha gjasave seksi i ngatėrron mė tepėr gjėrat, sepse ēliron substanca kimike qė shtrembėrojnė perceptimin. Siē e thashė, kjo ka njė arsye tė caktuar evolutive dhe ėshtė mjaft e leverdishme pėr specien, por jo gjithmonė pėr ne individėt.

Nėse dhimbjet e dashurisė janė sėmundje, atėherė a do tė na duhet ta ndryshojmė mendimin tonė pėr sėmundjet mendore?

Do tė thosha qė po. Nė njėfarė mėnyre, nėse kuptojmė se sa ngjan dashuria me njė sėmundje mentale, do tė evitojmė qė t’i tregojmė me gisht ata qė vuajnė nga shqetėsime tė tilla si skizofrenia. Asnjė prej nesh ėshtė krejtėsisht i imunizuar nga sėmundjet mendore, pėr aq kohė sa askush nga ne nuk e ka nė dorė qė ta shmangė rėnien nė dashuri.

Shkrimė i huazuar nga " Bota Sot "

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi