Keni menduar ndonjėherė pėr operacione plastike?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Keni menduar ndonjėherė pėr operacione plastike?

Mesazh  Erjona prej Wed Feb 09, 2011 1:48 pm

Ndėrhyrjet e kirurgjisė plastike shoqėrohen gjithmonė me rrezike, madje shumė tė mėdha nga ato qė mund tė imagjinohen.
Ja gjėrat qė duhet tė dini (dhe tė pyesni mjekun) para se t’i drejtoheni “thikės”

Ndonjėherė operacionet plastike mund tė kushtojnė shtrenjtė dhe jo vetėm nė termat ekonomikė. Mastoplastikė, “liposuzione”, “botox”, “filler” ose “acid ialuronik”, tė gjitha janė ndėrhyrje qė po tė mos kryhen nga duart e njė eksperti ose nė ambiente tė papėrshtatshme, mund tė rėndojnė gjendjen shėndetėsore fizike dhe atė psikologjike.

Tė ndryshosh pamjen ėshtė kthyer nė imperativin e kohės moderne. Edhe nėse ndihemi tė bukur ose jo, dėshirojmė tė kalojmė njė herė nga dora e kirurgut plastik pėr tė pėrmirėsuar ndonjė defekt tė lindur, gjė qė koha nuk mund ta riparojė. Nė bazė tė kėrkesave qė pacientėt kanė, operacionet konsiderohen nė relativisht tė lehta dhe tė vėshtira. Shprehja “Qė tė bėhesh e bukur duhet tė vuash”, ėshtė plotėsisht e pėrshtatshme pėr tė ilustruar pacientėt, sidomos femra (por ėshtė rritur edhe numri i meshkujve, tė cilėt u nėnshtrohen operacioneve tė tilla). Hyjnė me dėshirėn pėr t‘u bėrė tė bukura, pėr tė ndryshuar njė hundė tė madhe dhe me formė tė shėmtuar, buzėt e holla, gjoksin e vogėl dhe tė paformė e deri te tendosja e rrudhave, apo heqja e dhjamit tė tepėrt pėr zonjat.

Operacionet plastike mund tė dalin shumė tė suksesshme, nėse bėhen nga profesionistė tė vėrtetė, tė cilėt kanė eksperiencė, por ndėr to nuk pėrjashtohet edhe dėshtimi, qė ėshtė pjesė pėrbėrėse e njė operacioni. Procedurat kozmetike (ose estetike) rregullojnė ato pjesė tė trupit me tė cilat personi nuk ėshtė i kėnaqur. Procedura tė tjera kozmetike pėrfshijnė rritjen ose zvogėlimin e gjoksit, riformimin e hundės (e njohur si rinoplastikė), si dhe heqjen e dhjamit tė tepėrt nga pjesė tė ndryshme tė trupit (liposucioni).

Problemi i sigurisė nė kirurgjinė plastike preket nga mediat sa herė qė verifikohet ndonjė incident i rėndė. Por harrohet menjėherė nga informacioni dhe opinioni publik, sapo pllakos njė valė emotive e shkaktuar nga fakti i kronikės sė momentit. Shembulli i fundit mjaft i pėrfolur ėshtė ai i vitit 2009 kur Solange Magnano, ish “Miss Argjentina”, humbi jetėn pasi i ishte nėnshtruar njė operacioni tė kirurgjisė plastike. Vajza ia kishte besuar trupin dhe jetėn njė mjeku jospecialist i cili i ka injektuar silikon tė lėngshėm nė gjoks, gjė e cila ėshtė rreptėsisht e ndaluar kudo.

Por si t’ia bėjmė pėr tė realizuar ėndrrėn qė tė dukemi mė tė bukura, pa rrezikuar jetėn dhe pasi tė ketė pėrfunduar ndėrhyrja tė mos dukemi mė tė shėmtuara se mė parė? Gjėja e parė qė duhet tė bėjmė, kur vendosim t’i nėnshtrohemi njė operacioni tė kirurgjisė estetike, ėshtė t’ia besoni veten njė mjeku tė specializuar. Tė zgjidhni njė doktor tė zotin nuk ėshtė aq e thjeshtė sa mund tė duket. Arsyen e pėrsėritėm edhe pak mė parė.

“Nė vendet perėndimore ēdo personi tė diplomuar nė mjekėsi i lejohet tė operojė dhe nuk kėrkohet specializim nė kirurgjinė plastike, pasi pandehet se njė doktor i ardhshėm bėn pesė vite shkollė bashkė me specializimin”, thotė njė doktoreshė e kirurgjisė plastike, mė pas shton: “Pacientėt nuk janė nė dijeni tė kėtyre informacioneve parėsore dhe kur bien nė duart e njė mjeku i cili e quan veten ekspert, mendojnė se mund t’i besojnė, por asnjėherė nuk marrin garanci”. Por kjo nuk ėshtė e gjitha. Shpesh rreziqet e kirurgjisė minimizohen nga mesazhet e reklamave, tė cilat duan t’i transmetojnė publikut mesazhin qė tė bėsh njė operacion plastik ėshtė gjėja mė e thjeshtė nė botė, njėsoj si tė shkosh nė njė sallon bukurie.

Gjatė viteve tė fundit ėshtė regjistruar njė rritje e numrit tė mjekėve jospecialistė, tė cilėt praktikojnė kirurgjinė estetike, ndoshta me mjete tė reduktuara, pa pasur kompetencė pėr ēėshtjet e kėsaj fushe dhe e quajnė veten specialistė ose ekspertė tė materies vetėm pėr faktin se kanė marrė pjesė nė ndonjė kurs ose kanė bėrė njė master.

Mund tė ndodhė qė njė mjek jospecialist tė injektojė ēdolloj produkti sipas dėshirės sė tij pa asnjė garanci sigurie dhe nė mungesė tė normės mė elementare tė higjienės ose sterilitetit pėr t’i marrė paratė pacientit tė turnit. Pėr t’u vėnė frerė atyre sharlatanėve qė operojnė pa pasur kompetencė, disa shoqėri europiane tė kirurgjisė plastike (nė Austri, Belgjikė, Holandė dhe Itali) kanė marrė iniciativėn pėr tė krijuar standarde europiane pėr kirurgjinė plastike dhe estetike. Standarde tė cilat para se tė bėhen ligje europiane duhet tė aprovohen nga KEN (Komiteti Europian pėr Standardizim), nga Shoqėritė Kombėtare tė Kirurgjisė Plastike dhe nė fund nga Parlamenti Europian.

Deri atėherė, para se t’i nėnshtroheni ēdolloj ndėrhyrjeje tė kirurgjisė estetike ose plastike, kėshilla ėshtė tė verifikoni gradat shkencore tė doktorit i cili ju merr pėrsipėr qė t’ju operojė. Gjithashtu, nuk duhet tė harroni qė ai ka pėr detyrė edhe t’ju informojė edhe pėr rezultatet e ndėrhyrjes. Pėr kirurgun estetik detyrė do tė thotė, pėrveē sugjerimeve tė rreziqeve tė mundshme qė ju kanosen nga ndėrhyrja, t’iu bėjė tė ditur edhe pasojat e operacionit, pasi pacienti dėshiron mė tė mirėn pėr veten dhe jo gjithmonė rezultati ėshtė ai qė keni shpresuar.

avatar
Erjona

Numri i postimeve : 30
Registration date : 20/09/2010

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi