Enigma qė lidhi Rusinė me Shqipėrinė pėr 500 vjetė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Enigma qė lidhi Rusinė me Shqipėrinė pėr 500 vjetė

Mesazh  LiLxLaDy prej Mon Oct 03, 2011 10:43 pm


--------------------------------------------------------------------------------

Misteri Shqiperi - Rusi

Ēfarė i lidh dy popujt tanė pėrgjatė historisė Kur bėhet fjalė pėr kėtu e 500 vjet, misteri pėr ti zbuluar ėshtė gjithnjė e mė i vėshtirė. Por, duke u shkėputur deri nė vitet 1600, Rusia zbulohet tė ketė qenė njė vend jo aq misterioz pėr shqiptarėt.

Marrėdhėniet diplomatike dhe fermane qė pėrkojnė me luftėn ruso-turke, qėndrime politike tė Rusisė, ku duket qartė interesi sllav pėr situatėn nė Shqipėri, si dhe shumė ngjarje tė tjera historike gjenden nė Arkivin Qėndror Shtetėror tė Shqipėrisė.

Njė informacion i konsiderueshėm qė tani qarkullon i hapur.

Nga viti 1689 deri mė 1912
Tė dhėnat janė kryesisht tė fushės politike. Ka fermane dhe akte tė tjera qė gjenden nė Sixhilatin e sherijes sė Beratit, ku flitet pėr luftėn austro-turke (1689) dhe qėndrimin e Rusisė ndaj saj, si dhe pėr luftėn ruso-turke (Kriza e Lindjes).

Dokumentet mė tė hershme tė identifikuara janė tė vitit 1678. Kėto dokumente bėjnė fjalė pėr mobilizim jeniēerėsh pėr nė front, pėr beteja tė zhvilluara, pėr lėvizje trupash, pėr ultimatume tė Rusisė ndaj Turqisė, pėr paqe mes tyre, etj.

Mjaft tė dhėna ka pėr veprimtarinė e konsujve rusė nė Ballkan e nė hapėsirėn historike shqiptare, si ata tė qyteteve Mitrovicė, Tivar, Shkodėr, Janinė. Dominojnė raportet e tyre pėr situatėn nė Shqipėri dhe Ballkan. Ka tė dhėna pėr vrasjen e konsujve rusė nė Manastir, Shkodėr, Janinė.

Nė Sixhilatin e sherijes sė Beratit, nė vitin 1917, ėshtė regjistruar njė ferman qė informon pėr betejėn ruso-turke tė zhvilluar nė lumin Prut. Nė njė dokument tė vitit 1711 gjendet njė thirrje e ipeshkvit tė Pejės drejtuar Perandorit tė Rusisė, Pjetėr, ku kėrkohet ndėrhyrja ruse nė mbrojtje tė tė drejtave tė tė krishterėve pėr ēlirimin nga sundimi osman.

Nė njė dokument tjetėr tė viti 1737 (ferman, sixhilati i Beratit) gjenden tė dhėna pėr luftėn austro-ruse, si dhe pėr disa masa tė urdhėruara nga Perandoria Ruse pėr mbrojtjen e Greqisė. Ruhet gjithashtu, njė letėr origjinale e mitropolit tė Malit tė Zi, Petrovic, (viti 1754) drejtuar Perandoreshės sė Rusisė, Ekaterina, ku kėrkohet mbrojtja e Rusisė.

Nė vitin 1759, krerėt e Himarės dhe tė disa zonave tė tjera jugore tė Shqipėrisė, me anė tė njė letre, i kėrkojnė Carit tė Rusisė tė marrė nė mbrojtje Shqipėrinė. Ata premtojnė se do tė krijojnė njė ushtri shqiptare pėr tė luftuar kundėr Perandorisė Osmane.

Nė tė njėjtėn letėr, pėrshkruhet pozita gjeografike e Himarės dhe e Shqipėrisė dhe i kėrkohet Carit, tė pranojė fėmijė shqiptarė pėr tu shkolluar atje. Po nė vitin 1760, me anėn e njė dokumenti zyrtar (ēertifikatė), Departamenti i Punėve tė Jashtme tė Rusisė i jep vizė (leje kalimi) tregtarit shqiptar Jakov Suma tė udhėtojė nga Petersburgu pėr nė Riga.

Vitit 1779 i takon njė hartė e pėrgjithshme e Perandorisė Ruse. Mė 1789, kapedanėt shqiptarė tė revolucionit grek, Jorgo dhe Dhimitėr Boēari, Xhavella, Kosta Kolano dhe mitropoliti Anthim i shkruajnė Perandoreshės sė Rusisė dhe kancelarit tė saj pėr ta falenderuar pėr ndihmėn qė u ėshtė dhėnė nga ushtarakė rusė.

Kėrkojnė mė shumė ushtarakė rusė pėr ndihmė nė Sul (zonė e banuar me shqiptarė tė emigruar nė mesjetė, qė luajtėn njė rol tė jashtėzakonshėm nė ēlirimin e Greqisė, sikundėr ka shkruar edhe Byron nė Child Harold).

Ruhet njė dekret origjinal i Carit tė Rusisė, me anėn e tė cilit nė vitin 1892, urdhėrohet pėrkrahja e lėvizjes antiosmane nė zonat e bregdetit tė Adriatikut, duke pėrfshirė Shkodrėn, si dhe mbledhja e ndihmave nė rindėrtimin e kishave.

Tė dhėna ka pėr marrėdhėniet dypalėshe, ku tėrheqin vėmendjen kėrkesat e shqiptarėve pėr pėrkrahjen ruse nė mbrojtjen e kufijve nga pretendimet greke. Nė kėto dokumente shprehet qėndrimi i Rusisė ndaj problemit shqiptar; roli i saj nė diskutimet ndėrkombėtare pėr caktimin e kufijve tė Shqipėrisė; influenca ruse nė lidhje me raportet e shqiptarėve me sllavėt e jugut, si dhe nė lidhje me panhelenizmin nė Ballkan e nė raport me Shqipėrinė.

Nė vitin 1873 ambasadori rus nė Stamboll i kėrkon shtetit tė tij (ministrit tė Jashtėm nė Petersburg), tu jepet pėrkrahje nga Rusia kėrkesave tė Preng Bib Dodės pėr njė lėvizje antiosmane. Po nė kėtė vit, me anė tė njė qarkoreje, njoftohet administrata qėndrore e Elbasanit mbi qėndrimin e Perandorisė Osmane pėr shitjen e pronave, rusėve.

Nė vitin 1877 nunci apostolik nė Vjenė i shkruan ipeshkvit tė Shkodrės, ku e informon pėr gjendjen politike nė Shqipėrinė e Poshtme dhe pėr kushtet e situatėn e luftės ruso-turke. Njė batalion shqiptarėsh ka marrė pjesė nė pėrkrahje tė ushtrisė ruse kundėr ushtrive osmane. Nė vitin 1878, nė njė regjistėr tė mitropolisė sė Korēės mbahen shėnime rreth luftės ruso-turke (Kriza e Lindjes).

Njoftime tė vikarit tė Tivarit pėr arkipeshkvin e Shkodrės, ku flitet pėr mbajtjen e njė meshe nė kėtė qytet pėr shpėtimin e Carit Aleksandėr II i Rusisė (1879). Pjetėr Molenskij, qytetar rus, nė gjysmėn e dytė tė shek. XIX, jep ēdo vit ndihma pėr shkollimin e vajzave tė varfėra jetime (Kodiku i Madh i Korēės).

Nė vitin 1879, me anė tė njė promemorieje, pėrfaqėsues tė krahinave jugore tė Shqipėrisė (Berat, Delvinė, Pėrmet, Gjirokastėr) i kėrkojnė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Rusisė, ndėrhyrjen e saj nė mbrojtjen e tė drejtave tė Shqipėrisė. Kjo letėr i dėrgohet edhe ambasadorit rus nė Stamboll.

Kėrkohet nga Rusia tė mos cėnohet tėrėsia tokėsore e Shqipėrisė (mbrojtje prej fqinjėve). Njoftimi pėr disa shtetas malazezė qė nuk duan tė mbajnė zi pėr vdekjen e Carit tė Rusisė (me atentat), nė vitin 1878.

Nė njė koleksion telegramesh tė konsujve austro-hungarezė nė Stamboll, Londėr, Berlin, Paris, Petersburg, Tivar, Manastir, (viti 1880). Ka njoftime pėr qėndrimin dhe ndėrhyrjen e Rusisė pėr caktimin e kufijve tė Shqipėrisė.

Nė njė urdhėr tė vitit 1888, Ministria e Punėve tė Brendshme tė Perandorisė Osmane njofton prefekturėn e Elbasanit pėr kryerjen e veprimeve, me qėllim qė ēerkezėt e Kaukazit, qė kishin emigruar nė kėtė perandori, tė ktheheshin nė Rusi.

Nė Kodikun e Mitropolisė sė Drinopolit, (Gjirokastėr) viti 1894 ėshtė kopjuar njė seri raportesh tė konsullit austro-hungarez nė Janinė, pėrshkruhet takimi i konsullit me valiun (prefektin) e Janinės dhe kėrkesėn e tij pėr tė hapur zyra pėrfaqėsimi (zėvendėskonsuj) nė Vlorė dhe Prevezė.

Nė njė raport tė konsullit austro-hungarez nė Janinė jepen tė dhėna pėr rrethanat e vdekjes sė konsullit rus nė Janinė, Emilianov (viti 1889). Firmat tregtare tė Shkodrės Ēoba, Pema, Saraēi caktojnė pėrfaqėsues tė tyre tė pėrhershėm nė Odesa. Kryepleqėsia e Korēės, mblidhet pėr tė marrė nė dorėzim tri kėmbana tė dhuruara kishave shqiptare nga kishat ruse nė Odesė (1903).

Letra ku kėrkohet ndihmė nga kishat ruse pėr krijimin e njė kishe ortodokse shqiptare tė pavarur dhe pėr hapjen e kishave shqiptare nė Amerikė; letra tė tjera qė njoftojnė pėr zhvillimin e liturgjive nė gjuhėn shqipe (1903-1905).

Mė 1904, legata ruse jep ndihma humanitare pėr kishėn e Vrionit. Nė tė njėjtin vit, nė Kodikun e Mitropolisė sė Drinopolit (Gjirokastėr), jepen tė dhėna pėr njė letėr dėrguar Konsullatės ruse nė Janinė pėr tė kėrkuar ndihmė pėr kishėn e Shėn Ndreut.

Konsulli rus nė Mitrovicė (1905) njofton Qendrėn pėr lėvizjen e prijėsve tė kryengritėsve shqiptarė (Sulejman Batusha), pėr organizimin e njė mbledhjeje nga kėta tė fundit nė Istniē dhe pėr hartimin e disa kėrkesave qė do ti dėrgohen Portės sė Lartė: lirimi i ushtarėve shqiptarė, anullimi i reformės mbi tokėn.

Flitet pėr luftėra e beteja nė rajonet veriore tė Shqipėrisė dhe nė Kosovė. Mė 1909, konsulli rus nė Janinė njofton ambasadėn ruse nė Stamboll pėr zgjedhjet parlamentare dhe sidomos pėr mėnyrėn se si fitoi kandidatura e Ismail Qemalit si deputet i Beratit (tre vjet mė vonė do tė shpallte pavarėsinė e Shqipėrisė).

Nė njė letėr tė vitit 1911 flitet pėr raportet ruso-turke dhe pėr krijimin e njė partie demokratike qė mund tė shkaktonte incidente nė parlament. Sinodi (kėshilli) i mitropolisė sė Korēės nuk e pranon propozimin e konsullit rus nė Manastir pėr mėnyrėn e ndarjes sė trashėgimisė sė Grigor Nukes (1912).

Nė njė raport tė konsullit rus nė Shkodėr (1912) njoftohet Ministria e Punėve tė Jashtme tė Rusisė pėr cilėsinė e deputetėve tė kėtij vilajeti (Riza Bej, Myrteza Efendi). Nė marrėdhėniet ekonomike ka tė dhėna pėr veprimtarinė e pėrfaqėsisė tregtare shqiptare nė Odesė (viti 1889); fermane perandorake pėr tė lejuar shkėmbim mallrash, importe, si dhe pėr ēmimet e tyre (viti 1904).

Nė fushėn e arsimit ka tė dhėna pėr shtypje dhe shpėrndarje librash nė gjuhėn shqipe nė Odesė dhe vende tė tjera.

_________________
" LYOU 10-10-2010 "

" Liri Nė Mendim,... Respekt Pėr Njė Mendim Tė Kundėrt "

" Vetėm kur t'a dish se kush je, dhe nga vjen!!...Vetėm atėherė do t'a dish se nga do shkosh dhe ku do tė arrish "


" Ēdo fillim ka njė mbarim "
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi