PĖRKUJTOJMĖ BACĖN ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

PĖRKUJTOJMĖ BACĖN ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU

Mesazh  shaban cakoli prej Mon Apr 29, 2013 10:30 pm

BACA ADEM BERISHA-GJURGJEVIKU NĖ NDĖRGJEGJEN TONĖ JETON SI NJĖ QENIE E PASHUAR

Shkruan:Shaban CAKOLLI


Kjo botė nuk ėshtė shtėpia jonė e pėrjetshme,sado e duam dhe e ndėrtojmė,njė ditė meodomos duhet tė e lėmė,dikush mė herėt,dikush mė vonė.Mirėpo me vite tė tėra rrugėtojmė nėpėr te,rrėpatemi,bėjmė vepra dhe nuk kėnaqemi me ate qė bėjmė,bėjmė sakrifica
pėr tė arritur mė shumė,por vjen koha papritur dhe i lėmė tė gjitha,padyshim se na dhimbsen.Jeta ėshtė mister i madh,hedh hapat sot,pa ditur nėse mund tė i hedhish nesėr.Dikush thotė jeta ėshtė si njė hije,hyn nga porta ,del nga dritarja.E keqja qėndron mu aty,
nga se janė rregulla tė natyrės nga tė cilat nuk mund tė ndryshojmė asgjė.Kėto ligje tė natyres,ia kanė lėnė njeriut njė privilegj,tė jetoj sa mund tė jetohet,tė sundoj mbi natyrėn,tė e ndėrtoj ate me punė e vepra.Njeriu nuk ėshtė ndonjė materje kimike,molekulė
qė tretet e zhduket si fluskė sapuni.Njeriu ėshtė ēenja mė e rėndėsishme nė rruzullin tokėsorė,ai ka rrėnjė,histori dhe identitet.Njeriu e bėnė jetėn nė natyrė,ajo jetė ėshtė formė lufte,njė luftė pėr tė mbijetuar,dikush hapėron me mė shumė suksese,dikush
mė pak.Ka disa faktorė tė cilėt na ndihmojnė tė kalojmė ditėt e jetės,fati,shpresa,besimi,dashuria pėr jetė,dhe secili bėnė jetėn e vet ashtu si ka fuqinė,dikush me vepra mė tė mėdha,dikush mė tė vogla,por njė ditė secili nga ne meodomos do e lėmė.Megjithatė
ēdo njeri gjatė rrugėtimit nė jetėn e tij lė gjurmė.Ka njerėz qė jetojnė tė vdekur,ka tė vdekur qė jetojnė nėpėr breza.Kur njeriut i vdes njė i dashur,padyshim njeriu nuk ndihet vetėm i hidhėruar,ndihet i zemėruar,i hutuar dhe friksuar.Isha shumė i ri,kur mė vdiq
njė i dashur,nuk mund i mbaja dot lotėt,mundohesha tė ndrydhė dhembjen nga brenda.Atė botė mė pat pyetur i madhi Azem Shkreli:Pėrse ndihesh kaq i trishtuar?I rrėfeva pėr dhimbjen qė kisha pėr humbjen e njė tė dashuri,dhe prap mė pyeti:Ka vdekur i tėri,apo
vetėm gjysma?!Isha i ri dhe nė vitet e mia,nuk mė kishte rėnė tė dėgjoi pyetje tė kėtij lloji.Pėr disa momente mbeta i heshtur,duke u munduar tė bluaj kuptimin e kėtyre fjalėve,por duke u bazuar nė menēurinė e tė madhit Shkreli,ngula kėmbė tė mėsoj kuptimin
e kėsaj pyetje!Si,ka vdekur i tėri ,apo vetėm gjysma?Njeriu kur vdes,vdes i tėri i thash i habitur!Jo,jo mė tha Shkreli:Disa njerėz jetojnė tė vdekur,ata pėrveq qė dėmtojnė natyrėn,dėmtojnė shoqėrinė,kombin,e keqja ėshtė se bėjnė edhe hargjime nė kėtė jetė,por
ditėn qė zhduken,nėse gjejnė njerėz tė mjaftueshėm pėr tė i bėrė njė varr,emri i tyre shuhet nga ajo ditė,nuk i kujton kush mė,pėrveq nėse ua kujton dobėsitė qė i kanė sjellur,familjes,rrethit,shoqėrisė,kombit,,,,,,
Njerėz tė cilėt kanė bėrė vepra tė mira pėr familjen,atdheun,kombin,nuk vdesin kurrė.Ata kanė lėnė vepra tė cilat ua kujton ēdo ditė familja,rrethi,atdheu,kombi,dhe vepra e tyre i bėnė tė kujtohen brez pas brezi.Kėtė e kam mėsuar nga i madhi Azem Shkreli,dhe kur
e kam mėsuar mė u ėshtė larguar gjysma e dhimbjes pėr humbjen e tė dashurit tim,nga se ai kishte lėnė vepra tė mira,tė cilat i kujtojmė jo vetėm ne,por edhe tė afėrmit dhe rrethi ynė.Kohėt e fundit sikur kam fituar pėrshtypjen se rrufeja po godiska vetėm lisa tė
mėdhenj.Sikur mė duket se vdekja po vepron e sulmon padrejtėsisht mbi shkrimtarėt dhe poetėt,nė kohėn kur na janė mė se tė nevojshėm.Brenda dhjetėvjetshit qė po e lėmė sulmoi:Azem Shkrelin,Ferit Ramadanin,Ibrahim Ibishin,Bardh Hamzėn,Din Mehmetin,
Adem Berishėn,Ali Podrimen,e dhjetėra tė tjerė,nė moshė tė re,nė kohėn kur kishim shpresa nė ta dhe kur mė shumė se kurrė na duheshin tė ishin nė mes nesh.Maji i vitit qė lam pas,pabesisht na e mori Adem Berishėn,e mori tinėzisht nė kohėn kur askush nuk
e priste as qė e mendonte.Atė ditė kobzezė,baca ishte nė krye tė detyrės,ishte plot energji,shpresė,madje synonte edhe tė shkonte nė LSHK,por njė fatkeqėsi natyrore e ndaloj,ia ndau ėndrrat pėrgjysmė.Atė ditė dikush e shpalli kėtė lajm nė facebook.Nuk mė kujtohet
kush,sepse ndihesha i mpirė.Reagova shumė shpejt dhe kundėrshtova,jo dhe jo,baca ėshtė gjallė.Nuk munda tė e pranoj dhe as sot nuk mund tė e pranoj se baca nuk ėshtė mė me ne!Disi e ndjejė thell brenda vetės se lajmi ishte vetėm njė ėndėrr e keqe,se baca ėshtė
gjallė dhe do kthehet nė mesin tonė si mė parė.Ka kaluar njė vit nga ajo kohė,shpesh baca mė shfaqet nė ėndėrr,madje nė disa ēaste mė duket sikur e shoh tė ndjerin nė rrugė,diku nė njė autobus,pranė trotuareve duke kaluar,i fshijė sytė dhe sėrish mė vjen njė hije
ngjajshmėrie e tij,sikur mė ndezė shpresėn,se gjithēka e folur pėr vdekjen e tij,ka qenė vetėm njė keqkuptim.Megjithatė jeta kėrkon tė njohim realitetin,e realiteti thotė se baca nuk ėshtė mė me ne.mė kot pėrpiqem tė vendos midis qenjes dhe mosqenjės.
Eh,ēka tė bėjmė?Prej lėkurės nuk dilet,nė kėtė botė tė gjithė jemi rrugėtarė pėr nė rrugėn e fundit,dikush mė herėt,dikush mė vonė.Kur kuptova se Adem Berisha nuk ėshtė mė u shtanga,u pllakosa.Mėrgimi kjo plagė kobi,nuk mė mundėsoi tė isha atė ēast atje,
tė e pėrqafoja,tė ia thoja lamtumirėn e fundit,tė ia hidhja njė grusht dhe mbi varr,njė buqetė lule kujtimi mbi varrin e tij.Po,pėrse ndodhi kjo?Sepse gjithēka erdhi tinėzisht,sepse nuk e priste as baca,as ne,sepse njė natė mė parė kishim biseduar nė facebook me
bacėn deri nė orėt e vona,kurse tani kur pabesia ndodhi,nuk isha i pregatitur,deri sa unė tė arrija nė Kosovė bacen nuk do e linin mbi dhe,nga se udhėtimet nga Gjermania nė vendlindje bėheshin tri herė nė javė,madje duhej tė rezervonim edhe bileta udhėtimi,
e pėr gjitha kėto duhej kohė.Baca Adem Berisha,duhej tė ishte njeriu mė i mirė dhe mė i dashur,tė cilin kam mundur tė e njoh nė jetėn time.Mendoj se baca ka pasur nga njė mik nė ēdo shtėpi shqiptare,ishte i urtėr,i dashur,bėmirės,mėsues,veprimtarė kombėtarė,
poet i shquar,eh po ēka nuk ishte,nuk kishte diēka e mirė qė i mungonte atij.Vetėm mėrgimi na pat nda,me trup ishim larg njėri-tjetrit,por nė mjetet elektronike ishim gjithnjė bashkė nė mėngjez e mbrėmje.Me bacėn komunikonim gjėrė e gjatė deri nė orėt
e vona tė natės,pėr artin e kulturėn,pse jo edhe pėr gjendjen nė tė cilėn ishte katandisur vendi ynė,e cila na rėndonte tė gjithėve.Me bacėn rrugėtonim bashkė nė gazeta e revista,facebook dhe forume,nėpėr radio,kudo kishim tė njejtin mendim dhe tė njejtin
rrugėtim,mirreshim me problemet e letėrsisė,kulturės,botimeve,sigurimin e librave,etj.......Baca ishte njė patriot i madh,ishte madje njeri me ngarkesė psikologjike pėr fatin e atdheut si po rrokullisej,po kishte edhe njė ngarkesė pėr mbesėn e vet Diellzėn,tė cilės
nė moshėn mė tė njomė ia shou jetėn njė makinė,dhembje tė cilėn vėshtirė e pėrballonte,dhembje tė cilėn e ndante me ne miqėt,tė cilėt kėsaj ėngjėllushke ia patėm kushtuar nga nė poezi dhimbje,e tė cilat baca i pėrmblodhi nė njė libėr"LULJA LA LULISHTĖN":
Eh,kush do e mendonte se edhe bacėn do tė e gjente i njejti fat si mbesėn Diellzėn?Edhe bacėn atė ditė tė kobshme maji,e ndaloi njė fatkeqėsi komunikacioni,pėr tė lėnė ėndėrrat pėrgjysmė,librin,LSH,miqėt,veprat qė donte tė i pėrfundoj...................................................
Tani po vjen maji tjetėr,natyra ka marrė pamje pitoreske,padyshim ka gjelbėruar varrin ku pushon baca,ka hedhur lule mbi vendpushimin e tij,por aty mungon buqeta e luleve tė mia tė cilat nuk munda tė ia lė pranė e kjo mė rėndon shpirtin.
Adem Berisha ishte poet i ndritshėm,ai nuk ngutej tė botoj,por kur botonte,botonte fuqishėm,unė e pata quajtur poet qė i gjasonte Gjergj Fishtes.Sė fundi baca pat botuar njė pėrmbledhje poetike tė cilėn e pati titulluar"PĖRBALLJE":Athua baca kishte parandjenja
se po i ndodhte diēka e keqe?Unė jam i sigurtė se po!Nė fillim kur ishte para pėrfundimit tė librit,mė pat thėnė se do tė e titullonte ndryshe,madje kur e botoi u morėm vesh qė librin tė mos ma dėrgoj me postė nė mėrgim,po doja tė e pėrgėzoja nė Kosovė ku edhe
do tė organizonim njė promovim tė atij libri.Nuk vonoi njė javė dhe libri mė erdhi nė postė,nė te kishte lėnė dorėshkrim:"Kujtoje bacėn Adem,edhe kur tė mos jetė mė",eh po kujt do tė i shkonte mendja se baca do tė shuhej atė javė?!Atė ditė qė mora librin e bacės,
i shkrova dhe e pėrgėzova dhe e falemnderova,por nuk u durova pa e pyetur:Pėrse bacė mė dėrgove librin nė postė,kur e lam tė e promovojmė nė Kosovė?Paj,nuk mund u durova pa ta dėrguar mė tha baca!Kur e pyeta,pėrse kishte bėrė ndryshim nė pagėzimin e librit,
mė tha se ndėrrova mendje!Mė vonė kam mėsuar nga miqėt,se tė gjithėve qė ju kishte dėrguar librin ua kishte lėnė mbishkrimin"Kujtojeni bacen Adem,edhe kur tė mos jetė mė",si dhe ndėrrimi i titullit tė librit"Pėrballje",mė kanė bėrė pėrshtypjen se baca kishte
parandjenja se po ndahej nga ne,madje vet emėrtimi"PĖRBALLJA",sikur e bėnte ate tė kuptoj se po pėrballej me diēka qė po ia shuante ėndrrat.Miq sikur ishte Adem Berisha vijnė shumė rrallėMe shpirtin krijues qė e karakterizonte, me dashurinė pėr letėrsinė dhe artin,
me humanizmin e gjerė dhe tė pashoq, shkrimtari vazhdoi tė shkruante dhe tė botonte deri nė fund tė jetės sė tij:Unė ia kam shpėrnda botimet e tij nė gazeta,revista,blogje,forume dhe ai mė ishte mirėnjohės.Fatkeqėsisht librin e fundit"PĖRBALLJE",nuk ia kam shpėrnda,
as nuk do tė mundem kurrė tė ia shpėrndajė.Lajmi pėr ndarėjen e baces nga ne,mė kėputi dy krahėt,mė pllakosi dhe mė mori fuqinė,sa e sa herė jam munduar tė e pėrshkruaj,por kur hap kopertinat,kur lexoj mbishkrimin e tij,kur mė bie nė sy poezia tė cilėn mė kishte
pėrkushtuar mua,nuk gjejė forcė as njė shkronjė tė e nxjerr nga ky libėr.Vdekja e Adem Berishės,mė ka shkaktuar barrė tė rėndė,kur e kuptoj se mė nuk do tė takohemi,se mė nuk do tė lexojmė shkrime tė reja nga ai,mė duket sikur truri mė shkėputet nga koka,dhe
e peshoj dhe e mbajė rėndė kokėn me dy duart.Megjithatė e kujtoj se njė privilegj e kisha qė njoha bacėn,njė krenari pėr veprat qė na i la.Thellėsisht nga shpirti e ndjejė dhimbjen pėr bacen qė nuk ndodhet mė nė mes nesh.ngushėllohem qė nuk e kemi fizikisht
nė mesin tonė,por ai jeton nė ndėrgjegjen time shpirtėrore si njė qenie e pashuar,tė cilin e kujtoj dhe ndjejė ēdo ēast.



Adem Berisha u lind mė 03. 05. 1948 nė fshatin Gjyrgjevik i Madh tė komunės sė Klinės, fshat ky historik dhe vendlindja e heroit tė pavdekshėm kombtar, Sadik Ramė Gjurgjevikut.

Xhaxha Ademi rrjedh nga njė familje e varfėr fshatare por tė paster pėr nga ideali dhe pėrcaktimi kombėtar. I ati i autorit Zeqė Ramadani ishte kinse i mobilizuar si partizan nė luften e dytė botėrore, por nė vend tė kėsaj pėrjetoi marshin famkeq e pėr shumė kėnd edhe tragjik – ate
drejt masakres sė Tivarit tė 1945-tės bashkė me disa bashkėfshatarė tė tij si Jusuf Mangjolli, Prekė Martini, Tafil Bajrami e tė tjerė. Kjo njėsi pati fatin t’i shpėtonte masakrės sė Tivarit si njėsi plotėsuese a arradhave partizane tė Dalmacisė dhe Istres e duke iu falenderuar disa
oficerėve kroatė tė cilėt e tėrhoqen drejt destinimit.

Nė dimėrin e egėr tė 1947-ės bashkė me tė vėllanė Rexhep Ramadanin dhe birin e vėllait Mus Rexhepin gjėndet i lidhur pėr kumbullat e Sali Gjokės pėr tri javė rresht, presion ky pėr tė treguar se ku gjėndet Ukė Sadiku, Halil Sadrija (biri i vėllait) dhe Qazim Bajraktari i Ostrozubit tė cilėt
ishin pjestarė tė organizatės patriotike "Besa kombtare" e dalė nga kuvendi i LNDSH-sė, mbajtur mė 4-5 gusht 1945 nė fshatin Doberdol tė Llapushės tė cilin e drejtuan prof. Ymer Berisha, Ukė Sadiku e Marie Shllaku.
Kjo zgjatė gjerė mė daten 17. 02. 1947 kur kuislingėt dhe sherbėtorėt e armikut iu bien nė gjurmė dhe i qesin nė pritė nė fshatin Sferkė tė Gashit, nė avlinė e dhėndėrrit tė Ukė Sadikut – Sokol Dinit me ē’rast vriten nė vend Halil Sadrija e Qazim Bajraktari ndėrsa Ukė Sadiku plagoset rėndė
por arrin tė largohet nga vendi i ngjarjės e mė pas sipas kėrkesės sė prokurorit tė atlherėshėm, antishqiptarit tė pėrbetuar e famkeq Ali Shukrija, ekzekutohet nė Prishtinė.

I ati i xhaxha Ademit, Zeqa vdes nė moshen 40 vjeēare duke lėnė pas tė ėmen Shahen, bashkėshorten Fazilen, Ademin 6 vjeēar dhe Shabanin 1 vjeēar. Ēka tė flitet pėr jeten qė pastaj kanė bėrė kėta bonjakė tė cilėve pas tri vitesh iu vdes edhe gjyshja Shaha e ata mbesin vetėm nė pėrkujdesjen
e nėnės Fazile 32 vjeēare dhe e cila jetoi gjer mė daten 17. 02. 2007.

Xhaxhai dhe vellau ynė t Adem Berisha nė kushte gati tė pa para varfėrie vazhdoi mėsimet pranė shkollės fillore “Zejnel Hajdini” nė Ujmirė dhe pėrkundėr gjithė vėshtirėsive, u dallua ndėr nxėnėsit mė tė mirė tė shkollės. Qė atėherė ai ishte anėtar i grupit letrar tė shkollės, atij dramatik
dhe atij muzikor, cka dmth se dashuria e Adem Berishės per vargun dhe artin ne pergjidhėsi nuk eshte shume e rastesishme ndonese ne moshen me te re dallohet me prirjet e tij prej poeti.

Pas pėrfundimit tė shkollės fillore me sukses tė shkėlqyeshėm u regjistrua nė shkollen normale atėherė “Silvira Tomazini” nė Skenderaj si paralele e ndarė e normalės sė Mitrovicės e cila pas ardhjes sė Ahmet Malokut pėr drejtor ndėrroi emėrin nė “Hasan Prishtina”. Pas kryerjes sė vitit
tė dytė nė vitin 1965, pėr shkak tė kushteve tejet tė vėshtira ekonomike detyrohet tė nderpres shkollimin dhe tė punojė si mėsues i pakualifikuar nėpėr fshatrat mė tė largėta si nė Gorozhup tė Hasit, Carravranė, tani Gurbardh tė Malishevės, Millanoviq, tani Shkozė poashtu tė Malishevės etj.

Nė vitin 1968 pėrsėri kėthehet si nxėnės i rregullt nė kl. e III-tė tė normalės nė Mitrovicė nė tė cilin vit ndodhin demonstratat e nėntorit tė cilat pėrfshijnė pothuajse tė gjitha qytetet e Kosovės e poashtu edhe Mitrovicen, bartės te tė cilave ishin nxėnėsit e normalės, ata tė gjimnazit dhe tė
shkollės teknike nder tė cilėt edhe vetė i madhi Adem Berisha. Edhe si normalist ia kishte ėndja qė kohė pas kohe tė merrej me shkrime, kryesisht poezi por ishte temperament dhe shkrimet e tij ishin tė papėrshtatshme pėr kohen. Kėshtu, gjatė ndejave me shokė shpesh kishte dėshirė tė
citonte vargjet e Migjenit

.

Pas pėrfundimit tė normalės me sukses tė shkelqyeshėm punoi edhe dy vite tė tjera si mėsues ndėrsa qė nga viti 1973 punon si punėtor i administratės komunale nė komunen e Rahovecit ku u dallua si njė nder punėtorėt mė tė mirė, vlerėsim ky i cili ishte bėrė gjatė mbikqyerjes inspektuese
tė kryeinspektorit tė atėherėshėm pėr financa tė Kosovės – Azem Hajdini – Xani, Vibar Hani etj.

Mirėpo gjithėnjė e pėrcjellė fati i lig dhe asnjėherė nuk e lėnė tė qetė tė punojė dhe tė krijojė sepse si anėtarė dhe djalė i familjės balliste, konsiderohej i papėrshtatshėm dhe i rrezikshėm pėr bijt e “nėnė Titos e tė bab Partisė” (kėshtu e quanin ata veten kur e humbnin durimin), kėshtu
qė shumicen e jetės mund tė thuhet se e kaloi me vėshtėrsi tė njė pas njėshme.

Nė periudhen e vlimeve politike tė viteve tė 80-ta hapur demaskon politiken diskriminuese e antishqitare tė regjimit tė kohės kėshtuqė nė vitet 1989-90 u dallua si njėri nder aktivistėt e parė nė kėshillin nismėtar pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės – Dega nė Rahovec.
Nė Kuvendin themelues tė Degės, nė Krushė tė Madhe zgjedhet delegat i Kuvendit dhe anėtar i kryesisė sė Degės tė cilin aktivitet e vazhdon pėr disa vite. Poashtu ishte njėri ndėr themeluesit e Sindikatės sė Pavarur tė organeve tė administratės dhe judikatuės sė Rahovecit e mė vonė nga
baza zgjedhet dhe delegohet si anėtar i Kėshillit Ekzekutiv tė Degės sė administratės dhe judikaturės sė Kosovės pranė BSPK nė Prishtinė.

Bashkėpunon ngusht edhe me Kėshillin lokal tė pajtimit nė nivel komunal dhe bashkė me udhėheqėsin e mirėnjohur tė kėtij aksioni, tashmė tė ndjerin prof. Anton Ēetta si dhe aktivistėt e kėtij kėshilli e veprimtarėt tjerė tė njohur siē ishin profesorėt e Universitetit tė Prishtinės prof. dr.
Hajrullah Gorani, prof. dr. Rexhep Mehmeti, prof. dr. Zekeria Cana, prof. dr. , Muj Rugova e shumė tė tjerė, merr pjesė nė shumė pajtime tė gjaqeve dhe ngatrresave.

Viteve tė fundit kohė pas kohe merret me shkrime, poezi, tė cilat(disa prej tyre) i pėrmblodhi nė pėrmbledhjen “Krenaria dhe pikėllimi”. Kėto vite ballafaqohet me sėmundjen e kancerit nė mushkėri por ende e perballon me plot krenari dhe dinjitet. Ėshtė entuziast dhe i pandalėshėm
ndėrsa pėr miqėt dhe shokėt ka njė shpirt tepėr dashamirės.



Adem Berisha ishte krijues,veprimtarė kombėtarė,i dashur pėr miqėt,i pa ndarė nga aktivitetet kulturore,kombėtare dhe humanitare.Ishte plot energji,punoi nė krijimtarinė letrare deri nė frymėn e tij tė fundit. Adem Berisha ka botuar kėto pėrmbledhje poetike:

KRENARIA DHE PIKĖLLIMI
LULJA LA LULISHTEN
PĖRBALLJE

Pėr ata qė nuk kanė pasur rastin tė lexojnė nga baca Adem,po u japim njė cikėl poetik nga vepra e tij"KRENARIA DHE PIKĖLLIMI",ku do tė kuptojnė sa e dashi atdheun,kombin dhe shoqėrinė:

avatar
shaban cakoli

Numri i postimeve : 113
Registration date : 28/04/2013

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi