"Papa Gjon Pali II" (nga Ismail Kadare)

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

"Papa Gjon Pali II" (nga Ismail Kadare)

Mesazh  LiLxLaDy prej Sun Dec 16, 2007 4:53 pm

Papa Gjon Pali i Dytė


Ismail Kadare



Tė popujt ku pėr fatin e tyre tė keq vendoset tirania, gjėrat e pabesueshme fillojnė e zėnė njė vend pėrherė e mė tė madh. Nė krye tė tyre, vetvetiu vendin kryesor e zė ėndėrrimi pėr lirinė. Udhėtimi i njė pape nė Shqipėri hynte nė gjerat e pabesueshme. Kishte qenė i pabesueshėm ky udhėtim, ashtu si pėr gjithė popujt e Ballkanit, gjatė pesė shekujve tė pushtimit otoman, por u bė edhe me i pabesueshėm, gjatė sundimit komunist. Historia na tregon se besimet fetare shumė herė janė gjetur midis kacafytjeve mizore tė njerėzimit. Kėshtu ka ndodhur me krishtėrimin, e po kėshtu ka ndodhur me judaizmin e myslimanizmin. Ne e mbajmė mend tė gjithė atė kohe, sepse shumica jonė e ka jetuar aktin e fundit tė saj. Ne i mbajmė mend shumė mirė plumbat nė sheshin e Shėn Pjetrit. Ato plumba qė plagosen Papa Gjon Pali e Dytė. Pėr Lindjen komuniste, njė papė i dalė pikėrisht nga trevat e saj, me fjalė tė tjera nga dhimbja e saj, ishte po aq i rrezikshėm sa mesazhi i lirisė. Dhe do tė ishte pikėrisht ky papė i madh, Papa Gjon Pali i dytė, ai qė do tė kryente tė pabesueshmen, udhėtimin nė Shqipėri.

Ky ishte njė udhėtim i madh pėr ne shqiptarėt, por ai ishte po aq i madh pėr tė gjithė. Duke e puthur tokėn shqiptare, Papa Gjon Pali i dytė, puthi tokėn e martirėve tė kishės qė ai kryesonte e, bashkė me tė, tokėn e harmonise midis tre besimeve. Nė pamje tė parė do tė dukej e habitshme se si nė vendin e ashpėr komunist, atje ku me egėrsisht se kudo liria fetare ishte shtypur, pikėrisht atje harmonia fetare do tė lulėzonte. Por nė njė pamje tjetėr, e sipas njė logjike mė tė thellė, kjo ngjante e natyrshme.

Papa Gjon Pali i Dytė u prit nė Shqipėri me tė njėjtin ngazėllim nga gjithė populli shqiptar, katolike, ortodokse e myslimane bashkė. Dhimbja njerėzore, ėndrra pėr lirinė i kishte afruar mė shumė se cdo gjė tjetėr, tė tre besimet. Me udhėtimin e tij nė Shqipėri, Papa Gjon Pali i dytė, kreu udhėtimin e ndėrprerė tė njė pape tjetėr nė shekullin e 15-tė.

Liria e shqiptarėve ishte nė kėrcėnim pėrballė ushtrisė otomane,dhe papa Kaliksit do tė vinte pėr t’u dhėnė zemėr shqiptarėve, nė aktin e fundit tė qėndresės sė tyre. Papa Gjon Pali i dytė erdhi bashkė me fillimet e lirisė.

Ndėrkaq ai nuk e harroi pjesėn e popullit shqiptar qė ende lirinė nuk e kishte. Ka kohė qė qarkullon njė rrėfim gjysmėlegjendar midis njerėzve. Rrėfimi se si njė mėngjes herėt, Papa Gjon Pali i dytė, i tronditur nga pamjet qė jepnin ekranet e TV -sė pėr Kosovėn, mori nė telefon presidentin amerikan Klinton e i tha: biri im, bėj diēka pėr shqiptarėt. Se sa e saktė tekstualisht ėshtė kjo, s’ka shumė rėndėsi: thelbi i saj ėshtė kryekrejet i saktė: Papa Gjon Pali i dytė , bashkė me Nėnė Terezėn, gjatė atij kalvari, kanė qenė si rrallėkush pranė popullit shqiptar. Ndaj edhe ky popull nuk do t’i harrojė kurrė.
avatar
LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve : 320
Location : Nė shpirtin e F.....
Registration date : 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi