Dialektet Gjuhes Shqipe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Dialektet Gjuhes Shqipe

Mesazh  ReD prej Sun Dec 16, 2007 6:10 pm

Duke lexuar postimet e fundit, me lindi idea te flasim pak mbi dialektet dhe dialektologjine shqiptare.

Siē dihet, gjuha shqipe ndahet ne dy grupe te medha dialektore: gegerisht dhe toskerisht. Nderkohe qe toskerishtja eshte me kompakte dhe shfaq vetem dy subdialekte (laberishten dhe ēamerishten), dialekti geg ndahet ne me shume subdialekte ( Kosova, Tropoja ), te cilet gjithashtu ndahen ne grupe dialektore ( Shkupi ), pra eshte me i larmishem nga pikepamja dialektore e gjuhesore.
Edhe pse shpesh flitet se keto dy grupe te medha dialektore kane ndryshime te medha nga pikepamja gjuhesore, kjo gje nuk eshte e vertete. Keto ndryshime jane me te shumta ne aspektin fonologjik e jo ne fushen e leksikore.
Kufirin gjeografik te ndarjes se ketyre dialekteve e perben lumi Shkumbin, pra edhe te folmet e Tiranes apo te Elbasanit futen ne dialektit geg. Pra, n.q.s e kemi ne koke harten e Shqiperise arrijme ne perfundimin se shumica e shqipfolesve flasin me dialektin geg e jo ate toske. (siē e dime mbi kete te fundit eshte bazuar me se shumti edhe gjuha e njesuar shqipe.)
Siē mund te shikojme edhe ne forum, shumica e atyre qe shkruajne ne shqip, shkruajne me dialekt dhe per dike qe vjen nga jugu i Shqiperise apo flet e shkruan gjuhen standarte i duket se ata jane duke shkruar me gabime drejteshkrimore.

Pyetjet e mia ne lidhje me kete teme do te ishin:
1. Si mendoni ju, a jane keto gabime drejteshkrimore?
2. A duhet te shkruajne edhe dialektfolesit (geg) ne gjuhen standarte?
3. A eshte e drejte, qe gjuha e njesuar shqipe eshte bazuar me se shumti mbi dialektin toske duke injoruar pasurine e madhe leksikore e gjuhesore te dialektit geg?

ReD
Admin

Numri i postimeve: 54
Location: Nė shpirtin e ......!
Registration date: 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albaservers.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Re: Dialektet Gjuhes Shqipe

Mesazh  LiLxLaDy prej Sun Dec 16, 2007 6:50 pm

Temė shumė e bukur kjo,...Tė lumtė!!
Pasi lexova komentet e juaja mbi kėtė temė,edhe mė bėri te reagojė,...
Pėr mua ėshtė njėra ndėr temat mė interesante qė kam lexuar gjerė tani nė forum!!

Gjuha shqipe(siē e dim tė gjithė) ėshtė njėra nga gjuhėt mė tė vjetėra nė Europė,...Natyrishtė qė nė shekuj ajo ka ndryshuar pak nga pak derisa ka marrė trajtat e tanishme!!
Ndryshimet kanė qenė natyrishtė tė ndikuara nga faktorė tė jashtėm dhe tė mbrendėshėm!!
Nuk mundemi tė imponojmė asnjėrin qė ta mėsoj gjuhė pastėr,...Kjo ėshtė e vėrtet se gjuha shqipe, pėrbėhet nga shumė dialekte,.. por gjuhė zyrtarė ėshtė,... Gjuha letrare!!
Qė tė jem mė egzakte dhe qė ti mos i pėrsėris gjėrat disa herė, po jap edhe unė mendimin tim!!

1). Unė mendoj se ata njerėz qė shkruajnė me gabime edhe nuk ka tė bėj vetėm me gabime drejtshkrimore, por problemi ėshtė se,... ata e shkruajnė fjalėn nė dialekt, ashtu se si ata vet e shqiptojnė dhe jo sipas drejtshkrimit ne gjuhėn letrare!!

2). Fakti qė ēdo shqiptarė ka dialektin e vet, nuk ka ndonjė gjė tė keqe,...Secili e flet gjuhėn shqipe sipas vendit dhe ambientit qė ata janė rritur, edukuar dhe kanė jetuarė (jetojnė)....
Gjuha ka tė bėjė me kulturėn, dialekti ka tė bėjė me origjinėn dhe tė injorosh dialektin do tė thotė tė injorosh rrėnjėt e tua!!
Mirėpo sipas mendimit tim pėr tu shkruajtur duhet tė pėrdoret vetėm njė gjuhė,... Gjuha letrare shqipe!!

3). Fakti qė gjuhėtarėt tonė vendosėn tė pėrdorin si gjuhė letrare dialektin toskė,...kjo nuk ia ulė vlerat as dialektit gegė sepse nuk mund tė pėrjashtojm se nė gjuhėn tonė letrare ka edhe shumė fjalė tė dialektit gegė,... Arsye tė ndryshme tė studiuara dhe tė analizuarä kanė ardhur ne marrjen e kėtij vendimi!!
Dhe tė gjithė ata studiues, gjuhėtar, shkrimtarė , arstistė dhe kush do tė tjetėr qė kanė qenė tė pranishėm nė marrjen e kėtij vendimi vinin nga treva tė ndryshme tė Shqipėrisė, gjė qė tregon paanshmėrinė e marrjes sė kėtij vendimi.
Mirėpo prapė se prapė, mendoj se kur u bė freskimi mė i vonshėm nė Kongresin e drejtshkrimit nė vitin 1972 u bė njė padrejtėsi dhe mendoj qė duhet tė rimblidhet pasi qė kjo gjuhė ėshtė pakė e varfėr duke lėnė mbas njė pasuri dialektesh tė vendeve tė tjera!!
Mjafton tė lexosh,... Migjenin, Gj. Fishten, F.S. Nolin,dhe do ta kuptosh forcėn shprehėse, muzikalitetin e ketij dialekti!!
Pastaj mjafton tė lexosh,... Vėllezėrit Frasheri, A.Z. Ēajupin, L. Poradecin, D.Agollin dhe do ta ndjesh ėmbelsine, e ketij dialekti...
Natyrisht kanė shumė veti tė tjera, por une po mjaftohem me kėto.

Ndryshimet nė gjuhė janė tė mirėpritura sa kohė ato nuk e deformojnė atė!!... Fenomeni i perdorimit te fjaleve apo shprehjeve ne gjuhė tė huaja(ėshtė teper i pelqyer nga mediat, por jo vetem nga ato) vetem e dėmton kėtė gjuhė tė mrekullueshme!!
Pėrdorimi i tyre ne radhė tė parė tregon "injorance" (mosnjohje tė gjuhes), pėrtaci (nuk do shume punė dhe kohė tė hapėsh nje fjalor), pastaj ne shqiptaret "vdesim" te perdorim fjalė tė mėdhaja ku nė tė shumten e rasteve nuk ua dimė as kuptimin, por e bėjmė kėtė qė tė tregohemi se i pėrkasim njė elite tė caktuar).

Dua te shtoj edhe dicka tjeter,.. askush nuk ka tė drejt tė ndalon te perdoret dialekti i juaj,...sa kohe ai eshte i kuptueshem nga te gjithe!!
Por mbi tė gjitha desha tė them edhe kėtė,... se drejtshkrimi duhet tė pėrdoret si nė gjuhė letrare!!
Ka shume pėr tė thėnė mbi kėtė temė, por mė shumė mendoj se duhet tė lexojmė dhe tė dėgjojmė,... gjuhėtarėt, studiuesit e gjuhės shqipe se cfarė kanė pėr tė na thėnė ata neve!!

Me kaq po e pėrmbylli,...Gjithashtu tė gjithė Ju qė pėrpiqeni ta mėsoni gjuhėn shqipe nė mėrgimė,.... Unė ju pėrgėzoj dhe ju uroj qė ta mėsoni me gramatikė dhe drejtshkrimė,... si njė pasuri tė ēmuar tėnden dhe tė gjithė shqiptarėve!!

Me shumė respekt pėr tė gjithė ju!!

Gjuha ėshtė thesar,... dhe thesari duhet ruajtur bashkė!!

LiLxLaDy
Admin

Numri i postimeve: 320
Location: Nė shpirtin e F.....
Registration date: 15/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albawebchat.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi