Fjalor Shqip - Gjakovarqe

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Fjalor Shqip - Gjakovarqe

Mesazh  ReD prej Sun Dec 16, 2007 8:23 pm

Te dashur miq, me poshte do te shifni nje permbledhje fjalesh qe perdoren ne Gjakove dhe kuptimin e tyre.

Disa shprehje te perditshme:

1. ME SHKU TE SEMAFORAT- Me shku ne qender te qytetit
2. ME E BO KAKEN TE DUDI- Me kapitullu
3. ME PSHTY N’GJYKS – njejte
4. ME SHKU EN SPORT- Me shku ne stadium te qytetit
5. PET SHKOJKA SHKOLLA- E paske prapanicen e mire
6. SHA TU PASKEN RRIT GERMAT E BLUZES – i paske gjinjte e mire
7. A MOS KI KRAHEN – A ban me t’i prek botht
8. TESHAT E BARAMIT- Rrobat me te shtrenjta, ato qe njerezia i veshin vetem per Bajram
9. KU JE MER MAGAR- Nje menyre se si iu drejtohemi miqve dhe me te dashurve fjale pergedhelese
10. A TA KONA SONEN- Perdoret ne vend se t'i thuash dikujt kali ose gomar, ne menyre diplomatike
11. PASHA JARET- e ka kuptimin sikur fjalia "nuk mund te ndodhe" ne perkthim direkt mund te jete pasha testiset (lobet).
12. JAM EN GERGYLE – kam mbete ne udhekryq, as andej as kendej
13. AS HYPT AS PER DORE – kurrqysh hiq
14. E KI QIT NE TROHA T’DREQIT – ja ke hup fijen krejt
15. U RA N’TATAKURT - njejte (Admir P.)

Disa fjale tjera interesante:

1. ZAMAK- Testise te dashit te ziera dhe te pjekura, specialitet local
2. LLASTYK – Katundar fort i pahijshem
3. STUDENTAT E NDERTIMTARISE – punetoret fizike (argat)
4. LOMA E DRITHIT – aty zakonisht rrijn argatet
5. KEP- Dicka e fituar pa djerse sikur loto p.sh.
6. QYL- e njejta gje
7. BARIMAGA- Kjo fjale i ka dy kuptime, i pari eshte merimanga ndersa i dyti eshte Ibrahim Aga
8. NERENIKI- Lumi, e ka prejardhjen nga lumi Erenik por perdoret per te gjithe lumenjte tjere perveq Drinit te Bardhe.
9. NEMENIKI – Regjistri i telefonave
10. SHEFEDER- Frigorifer
11. KUNDRAXHI- Kepucetar
12. VEZVESE- Merak
13. ZARAR- Dem
14. JUFKA- Lloj petesh te terura shume te ngjashme me petet qe perdoren per lazanja
15. TLINA BOLLQE- Lloj i posaqem i nderresave te brendshme te meshkujve.
16. DYLBER- Homoseksual, ne te njejten kohe lloj peshku.
17. MRENA- Lloj peshku, ne te njejte kohe grua ose vajze e keqe
18. TERPIQKA – Lloj peshku qe bjen shpesh ne grep, edhe ne te njejten kohe rucan
19. RUCAN – njeri shume lakmiqar, qe don gjithcka
20. XHEVERXHILL – Fmije (njeri) i gjalle, i levizshem
21. GILIVRONĒ – Femije i parehatshem, i pagjume
22. VALAVITJE – Levizje e pandalshme
23. Framgjymlek – kemishe
24. Miton - kemishe.
25. Kapsamun – egoist, vetjak, qe kqyr tonat me I marre per vete.
26. Mizivir – vetjak.
27. Misiser – neseseri.
28. Merteqyp – kokforte, vetjak.
29. Qiqibajnuz – lloj peme.
30. Ashqihone – kuzhine, shpajz.
31. Tarakop – kazma, trnakopi, katunar.
32. Kfasada – fasada.
33. Mshile meqken – mbylle gojen.
34. Cingare – cigare.
35. Pasha mullarin – pasha Karin.
36. Kunil – Kandil.
37. Zerzele – Kijamet.
38. Perdesyz – I paftyre.
39. Qinibaz – imitator.
40. Nanajak – mentol, pepermint.
41. Ftyre Mjeshter – person me ftyre te shemtuar.
42. Taknafes – njeri I hutuar.
43. Kerdenac – vitrine.
44. Natkaz – dollap I vogel.
45. Ilteme – I tepert.
46. Muhalif – fjale palidhje.
47. Migjlis – nej, party I grave.
48. Japi – shtepi.
49. Karajapi – shtepi e paperfunduar.
50. Namazgjah – tregu, pazari.

Disa Fjale qe kane mbetur nga osmanlishtja, as Turqit nuk i perdorin
me:

1. SOJSYZ- Njeri pa tradite, nga nje dere e keqe
2. HARSYZ- Nga fjala osmanlishte hairsyz, i pa dobi, njeri qe ben
shpenzime dhe djerr kohen
3. EDEPSYZ- I paturp
4. HASHAFTAS- Ene ku jane zier kumbullat e terura ne te njejten kohe
eshte perdorur per t'u lare ne hamamxhik


Disa lloje te luleve qe rriten ne kopshtet e Gjakoves:

1. Lul-latifi
2. Lul-ftyra
3. Lul-sapun
4. Lul-voth
5. Lul-kadife
6. Lul-shpata
7. Lulat e qenit
8. Guha e vjehrres
9. Karamfili katsyz
10. Karamfili katmerli
11. Dranofillet e sherupit
12. Sordoja
13. Hanemeli (Admir P.)
avatar
ReD
Admin

Numri i postimeve : 54
Location : Nė shpirtin e ......!
Registration date : 16/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albaservers.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi