Mos lėshoni pe burra!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

Mos lėshoni pe burra!

Mesazh  ReD prej Sat Jan 05, 2008 1:59 am

Mos lėshoni pe burra!
Vehbi KAJTAZI


Mos lėshoni pe burra! Ky ėshtė fundi i zgjatjes sė perit tuaj politik. Mos e shkelni vijėn e kuqe, sepse ajo nuk ėshtė pe dhe nuk zgjatet. Tashmė jeni tė mbėshtetur pėr muri dhe as muri nuk ėshtė pe, as vi e kuqe. Muri nuk mund tė lėvizė, edhe pse ju lėvizėt nga pozicionet fillestare.
Kėmbėngulja e palės kosovare nė numrin e komunave ėshtė kthyer si armė kundėr saj. Kėtė e tha edhe zv/kryeministri, pėrkatėsisht ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, i cili vlerėsoi se kėmbėngulja nė numrin e komunave po hakmerret nė territor. Kjo do tė thotė se tashmė lufta po zhvillohet pėr territor. Dhe territori i Kosovės ėshtė bėrė pjesė e negociatave me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe atė serbe, edhe pse ėshtė thėnė se nuk ka negociata me palėn serbe.
Nė procesin e decentralizimit, Beogradi pak mė herėt i nuhati gjerat dhe kėrkoi qė ēėshtja e reformimit tė pushtetit lokal tė futej nė pakon e negociatave. Kėshtu edhe bashkėsia ndėrkombėtare e futi nė pakon e standardeve, duke u bėrė procesi i dy pakove, me tė cilat po ballafaqohet vetė pala kosovare, duke e vėnė vetėm pėrballė dy mureve tė palėvizshme.
Nė fillim tė negociatave pala kosovare doli me njė qėndrim “tė prerė” pėr decentralizimin dhe tha se decentralizmi nuk do tė jetė pjesė e negociatave, por u bė pjesė e bisedimeve. Kjo ėshtė shkelja e parė e fjalėve tė burrave. Pastaj, kur e pranoi si pjesė tė bisedimeve, tha se ky ėshtė njė hap drejt pavarėsisė. As kjo nuk doli e vėrtetė. Pastaj, burrat tanė thanė se qėndrimi i tyre ėshtė i pėrafėrt me atė tė bashkėsisė ndėrkombėtare, pėrkatėsisht tė Zyrės sė Ahtisaarit. As kjo nuk doli e vėrtetė. Burrat tanė kėmbėngulėn edhe nė numrin e formimit tė komunave tė reja me ofertė 3 +1 dhe e pagėzuan si ofertė maksimale. As kjo nuk doli e vėrtetė. Pastaj, ndryshuan kėtė pagėzim dhe thanė se ofertė maksimale ėshtė 5+1. Edhe kjo siē duket nuk ėshtė e vėrtetė, por na shtyn ta presim rezultatin e matematikės sė burrave tanė.
Nuk e di se nė ekipin e burrave negociues a ka ndonjė matematikan, qė do tė mundė t’i bėnte llogaritjet matematikore tė ofertave maksimale tė numrit tė komunave. Nuk e di as a ka ndonjė gjeograf. Kjo do tė ishte mė e rėndėsishme, sepse tashmė lufta negociuese nuk ėshtė pėrqendruar nė matematikėn e ofertave, por nė territore etnike tė Kosovės.
Tė gjitha kėto lėshime me ofertėn e fundit maksimale, duke i ofruar komunitetit serb kompetenca tė shumta nė fushėn e arsimit, shėndetėsisė, ekonomisė e tė tjera, burrat tanė kujtoj se nuk do tė duhej tė lėshonin pe mė shumė se kaq.
Pra, mos lėshoni pe burra, sepse nuk keni arsye! E para, rrogat i keni goxha tė majme. E dyta, oferta juaj ėshtė mė shumė se maksimale dhe e treta jeni tė mbėshtetur pėr muri dhe muri nuk ėshtė pe qė mund tė zgjatet, as vi e kuqe, qė mund tė kapėrcehet. Kėshtu qė, keni kujdes me gjeografinė, sepse negociatat janė zhvendosur nga reforma e pushtetit lokal nė luftė pėr territore...Mos lėshoni pe burra!


Mos lėshoni pe burra!
avatar
ReD
Admin

Numri i postimeve : 54
Location : Nė shpirtin e ......!
Registration date : 16/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.albaservers.net

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi